• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Parandalohet tragjedia/ Merr automatikun dhe tenton të vrasë 3 persona, arrestohet 36-vjeçari nga Fieri

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Parandalohet tragjedia/ Merr automatikun dhe tenton të vrasë 3 persona, arrestohet 36-vjeçari nga Fieri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Fierit ka parandaluar ditën e sotme një tragjedi.

Mësohet se është vënë në pranga një person i cili dyshohet se po planifikonte të kryente një vrasje të trefishtë.





Gjithashtu është arrestuar dhe një shtetas tjetër, i cili e ndihmonte të fshihej nga uniformat blu.

Sipas informacioneve 36-vjeçari I.P., pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen “15 Tetori”, me L. P., 30 vjeç; K. P., 25 vjeç dhe A. P., 28 vjeç, është larguar nga vendngjarja për të siguruar një armë zjarri dhe është rikthyer me synimin për t’i vrarë personat e lartpërmendur, por sapo ka parë shërbimet e policisë të afroheshin drejt tij, është larguar me shpejtësi.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale e cila mund të përfundonte në vrasje të trefishtë.

Finalizohet me sukses nga policia operacioni i koduar “Parandalimi”.

Operacioni nga DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë dhe FNSH Fier, për parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti që mund të çonte në vrasje të trefishtë me armë zjarri.

Vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes, të cilit iu gjet e sekuestrua edhe arma e zjarrit tip automatik.

Arrestohet gjithashtu edhe një 59-vjeçar, pasi përkrahu autorin e ngjarjes duke e fshehur atë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Polciisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë dhe me mbështetjen e FNSH-Fier, pas marrjes së informacionit mbrëmjen e djeshme se një shtetas po qarkullonte me armë zjarri kallashnikov në qytet dhe dyshohej se mund të kryente një vrasje të trefishtë, menjëherë organizuan punën duke zhvilluar operacionin policor të koduar “Parandalimi”.

Përgjatë natës dhe paradites së sotme, është rrethuar zona dhe janë zhvilluar dhjetra kontrolle në ambiente, në rrugë, në automjete me pika kontrolli, në banesa të braktisura, në disa banesa të të afërmëve të personit të dyshuar, pasi personi i dyshuar në momentin që ka parë që po afrohehsin shërbimet e policisë ka mundur të largohet në rrugët e brendshme të lagjeve të qytetit duke përfituar dhe nga errësira.

Falë kontrolleve të shumta, krehjes së zonës dhe shërbimeve grackë, mesditën e sotme u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit I. P., 36 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu u arrestua për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” shtetasi A. M., 59 vjeç, pasi kishte fshehur gjatë natës në banesën e tij shtetasin I. P.

Po gjatë operacionit policia gjeti dhe sekuestori edhe armën kallashnikov me të cilën ky shtetas dyshohet se do kryente krim të trefishtë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi I. P., 36 vjeç, banues në Fier, pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen “15 Tetori”, me shtetasit L. P., 30 vjeç; K. P., 25 vjeç dhe A. P., 28 vjeç, banues në Fier, është larguar nga vendngjarja për të siguruar një armë zjarri dhe është rikthyer me synimin për t’i vrarë shtetasit e lartpërmendur, por sapo ka parë shërbimet e policisë të afroheshin drejt tij, është larguar me shpejtësi.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier, falënderon qyetarët për bashkëpunimin dhe besimin e treguar te Policia për të denoncuar raste të tilla të cilat çojnë në parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale dhe fton sërisht ata që të denoncojnë në 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë, pasi Policia është e bindur se me bashkëpunimin dhe besimin e qytetarëve, krijohet një ambient më i sigurt për të gjithë shoqërinë.

Pas

Prej ditësh në rradhë/ Shqiptarëve u humbet durimi, bllokojnë rrugën në Kakavijë

Para

Tragjike/ Gjendet i mbytur një 30 vjeçar në plazhin e Durrësit, policia jep detajet

Para
Tragjike/ Gjendet i mbytur një 30 vjeçar në plazhin e Durrësit, policia jep detajet

Tragjike/ Gjendet i mbytur një 30 vjeçar në plazhin e Durrësit, policia jep detajet

Të Gjitha

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

nga Fast News
10:59 | 17/08/2025
0

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

nga Fast News
10:22 | 17/08/2025
0

Pesë shkaqe që dëmtojnë biznesin pa e kuptuar

Pesë shkaqe që dëmtojnë biznesin pa e kuptuar

nga Fast News
10:12 | 17/08/2025
0

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

nga Fast News
08:00 | 16/08/2025
0

Recent News

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

10:59 | 17/08/2025
6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

10:22 | 17/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar