• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Kush më hyn në telefon e më bën zhurma?/ Vetëvrasja e biznesmenit, nëna tregon ngjarjen: I filloi paranoja gjatë karantinës

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e biznesmenit Eugert Lazaj, i cili u gjet i pajetë në vilën e tij, në Rolling Hill.

Laboratori i kriminalistikës ka konfirmuar se arma me të cilën 37 vjeçari u vetëqëllua i përket shtetasit me inicialet R.P. Arma është e llojit Glock me numër serial Z…





Ky i fundit i ka thënë policisë se pistoleta i kishte humbur prej 20 muajsh dhe këtë fakt e kishte pohuar para policisë dhe prokurorisë. “Nuk e njoh Eugert Lazajn”, është shprehur ai.

E ëma e Lazaj, që zotëronte një kompleks luksoz për zhvillimin e dasmave në kryeqytet, ka rrëfyer se pasi ra pandemia i biri u mbyll në shtëpi nga frika e virusit.

“Atë ditë rreth orës 6.45 në një gjendje jo normale më pyeti: ‘Kush më hyn në telefon dhe më bën muzikë?’ Ai i kishte thyer edhe dy telefona të tjerë, kishte hequr fishat e televizorit, dilte nga dhoma në mënyrë të pakontrolluar, pretendonte se dëgjonte zhurma dhe muzikë.”

Urani Lazaj, thotë se i biri nuk kishte konflikte, mosmarrëveshje apo borxhe me askënd. I riu drejtonte një biznes eventesh në Maminas dhe ditën e ngjarjes, në një nga vilat e rezidencës, përveç të ëmës gjendej edhe bashkëshortja e viktimës së bashku me dy fëmijët e mitur.

“Im bir kishte kohë që nuk dilte jashtë nga frika e koronavirusit… Djali ka vrarë veten, nuk i di arsyet se përse. Dyert ishin të mbyllura, dritaret dhe grilat”, deklaron gruaja për policinë sipas pohimit për gazetën “Si” nga një agjent i zbardhjes së ngjarjeve.

Banesa survejohej së jashtmi me kamera, ndërsa brenda jo. Edhe i ati i milionerit, që u njoftua nga të afërmit menjëherë pas ngjarjes, tregoi se prej ditësh i biri pretendonte që shikonte persona.

“Kjo paranojë i filloi në kohën e karantinës ku qëndronte me orë të tëra i mbyllur. Fiksohej se shikonte njerëz jashtë vilës, por ne nuk shihnim asnjeri, kurse vila kishte alarm dhe kamera dhe ato nuk tregonin gjë” .

Ai tregon se mbrëmjen përpara ngjarjes, i biri kishte mbyllur grilat pasi në një anë të vilës kishte rënë alarmi.

“Më pas e ç’aktivizuam alarmin e jashtëm, por më pas ai kërkoi grila të ngurta pasi u fiksua që kishte persona jashtë, edhe pse jashtë shtëpisë nuk shikonim asnjë person”, thotë babai i viktimës.

Sipas familjarëve, gjendja e të riut ishte rënduar javë më parë kur ai thyente telefona dhe i kërkonte edhe familjes që të mos mbanin telefona.

“Për këtë arsye i kërkova bashkëshortes të kthehej nga Gjermania që t’i qëndronte djalit pranë”, – tregoi i ati, i cili kujton para policisë se po tentonin ta bindnin që ai të udhëtonte drejt Gjermanisë pasi ishin shtetas gjermanë

“Unë nuk e dija që im shoq mbante armë”, rrëfen bashkëshortja e cila këmbëngul se me Eugertin shkonte shumë mirë dhe nuk e dinte se përse ai i dha fund jetës.

Pas

Sulm me armë në drejtim të hotelit, pronari në koflikt që prej vitit 2013 (EMRAT)

Para

LAJM I FUNDIT/ Gjendet trupi i pajetë i një 44-vjeçareje, mund të jetë mbytur në Vjosë

Para
E papritur/ Anulohen provimet, studentja rezulton pozitive, ja në cilin fakultet

LAJM I FUNDIT/ Gjendet trupi i pajetë i një 44-vjeçareje, mund të jetë mbytur në Vjosë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Parlamenti mblidhet më 12 shtator, ja mesazhi i Presidentit për deputetët

Parlamenti mblidhet më 12 shtator, ja mesazhi i Presidentit për deputetët

nga Fast News
16:04 | 08/09/2025
0

Si (nuk) duhet nisur një email?

Si (nuk) duhet nisur një email?

nga Fast News
15:58 | 08/09/2025
0

Disa shpjegime: Pse çmimi i arit po arrin në nivele rekord?

Disa shpjegime: Pse çmimi i arit po arrin në nivele rekord?

nga Fast News
15:12 | 07/09/2025
0

Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë, Rama ndan këtë video

Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë, Rama ndan këtë video

nga Fast News
14:59 | 07/09/2025
0

Recent News

Parlamenti mblidhet më 12 shtator, ja mesazhi i Presidentit për deputetët

Parlamenti mblidhet më 12 shtator, ja mesazhi i Presidentit për deputetët

16:04 | 08/09/2025
Si (nuk) duhet nisur një email?

Si (nuk) duhet nisur një email?

15:58 | 08/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar