Gjatë 24 orët e fundit, Italia ka shënuar sërish rritje të numrit të të infektuarëve. Sipas autoriteteve, mësohet se janë konfirmuar 574 raste të reja me COVID-19, ndërsa ditën e djeshme ishin 523 raste.
Ndërkaq, lajm i mirë është se në krahësikm me ditën e djeshme, është përgjysmuar numri i viktimave, pasi 3 persona humbën jetën për shkak të COVID-19.
Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë në Itali janë regjistruar 252.809 persona të infektuar dhe 35.234 viktima, ndërsa deri në fillim të qershorit ishte një nga vendet më të prekura nga koronavirusi.