• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Plane për plazh në fundjavë? Kujdes, Policia e Shtetit ka një mesazh: Mos u nisni…

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Plane për plazh në fundjavë? Kujdes, Policia e Shtetit ka një mesazh: Mos u nisni…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të fundjavës, ditën e sotme Policia e Shtetit ka dalë me një mesazh të fortë.

Ditën e shtunë dhe të dielë, drejtues mjetesh, pasagjerë, drejtues motomjetesh, përdorues të shumtë të rrugës të të gjitha moshave, vendas dhe turistë të huaj udhëtojnë drejt plazheve të vendit tonë.





Policia Rrugore informon se do të jetë prezente në akset rrugore për të mbikëqyrur trafikun, për të parandaluar shkeljet dhe aksidentet, për të ndihmuar në çdo rast bllokimi të trafikut dhe për të dhënë ndihmë automobilistike ndaj kujtdo që ka nevojë.

“Ndihma” që Policia Rrugore kërkon nga të gjithë drejtuesit e mjeteve është respektimi i normave të sjelljes.

Mos drejtoni automjetet nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma, në gjendje të dehur!

Vendosni përherë rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse kur drejtoni mjete/motomjete.

Evitoni parakalimet e gabuara, pasi janë rreziku më potencial për aksident rrugor dhe për bllokim të trafikut.

Mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Qëndroni në radhën e mjeteve kur ajo krijohet për shkak të ngarkesës së madhe. Dalja nga “kolona” mund t’ju kushtojë një gjobë së bashku me pezullim të lejes së drejtimit 2-4muaj.

Duke respektuar normat, vajtja dhe ardhja nga plazhet është më e shkurtër dhe pa vonesa.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që mos të nisen të gjithë në të njëjtin orar nga plazhet drejt banesave të tyre, si dhe të përdorin edhe rrugët alternative, me qëllim shmangien e krijimit të fluksit të pandërprerë në rrugë nacionale, nëhyrje apo dalje të qyteteve.

Njëkohësisht apelojmë për këmbësorët të respektojë me korrektësi rregullat e qarkullimit, të kalojnë në vijat e bardha dhe mbikalimet dhe aty ku ato mungojnë të kontrollojnë rrugën nga të dy senset e lëvizjes pastaj të kalojnë në krahun tjetër të rrugës”, thuhet në njoftim ndër të tjera.

Gjithashtu, blutë bëjnë me dije se në zbatim të Udhëzimit të Përbashkët të Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Ministres së Transportit dhe Infrastrukturës “Mbi kufizimet në qarkullimin e mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave”, nuk do të lejojë lëvizjen e kamionëve në fundjavë jashtë orareve dhe akseve të përcaktuara në këtë udhëzim.

Personat fizikë dhe juridikë që operojnë në fushën e transportit rrugor të mallrave, të planifikojnë lëvizjet e tyre në ditët dhe oraret e lejuara, në akset rrugore alternative që nuk preken nga kufizimet, pasi nga ndërprerjet e qarkullimit mund t’u shkaktohen edhe dëmtime të materialeve që transportojnë, përgjegjësi që bie plotësisht mbi ta. Nga shërbimet e Policisë së Shtetit do të kërkohet zbatimi rigoroz i kërkesave të këtij udhëzimi, duke i ndëshkuar shkelësit e kërkesave të udhëzimit, si dhe ndalimi i qarkullimit të mjeteve në kundërvajtje deri në oraret e lejuara për qarkullim.

Policia Rrugore, në bashkëpunim me radiot kombëtare me sinjal të shtrirë në vend, do të vijojë njoftimet për zonat me trafik të rënduar apo nevojën për devijime në qarkullim.

Në faqen zyrtare në ëeb dhe në rrjetet sociale të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë se Brendshme do të publikohen të dhëna të përditësuara për situatën në trafik.

Policia Rrugore fton qytetarët dhe mediat që të denoncojnë çdo rast të abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të saj, si dhe të denoncojnë çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.

Pas

“Drama e madhe që përjetova” Rrëfehet ish-dëshmitarja e Jehovait: Isha e shkatërruar, kur i lashë rilinda

Para

“O k*re, kujt i gjun ti?” Plas sherri mes vajzave në Tiranë, ndërhyn dhe i dashuri: Do të të q.. robt (VIDEO)

Para
“O k*re, kujt i gjun ti?” Plas sherri mes vajzave në Tiranë, ndërhyn dhe i dashuri: Do të të q.. robt (VIDEO)

“O k*re, kujt i gjun ti?” Plas sherri mes vajzave në Tiranë, ndërhyn dhe i dashuri: Do të të q.. robt (VIDEO)

Të Gjitha

Bie prodhimi i qumeshtit dhe nënprodukteve të tij

Bie prodhimi i qumeshtit dhe nënprodukteve të tij

nga Fast News
10:55 | 13/07/2025
0

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale? 85% e shpenzuan duke folur në telefon, 27% duke u marrë me politikë

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale? 85% e shpenzuan duke folur në telefon, 27% duke u marrë me politikë

nga Fast News
10:24 | 13/07/2025
0

Inteligjenca Artificiale do të përdoret edhe në bujqësi, drejtuesja e AKSHI tregon si do të bëhet

Inteligjenca Artificiale do të përdoret edhe në bujqësi, drejtuesja e AKSHI tregon si do të bëhet

nga Fast News
10:22 | 13/07/2025
0

Japonia vendos rekord për shpejtësinë e internetit, shkarkon gjithë Netflix-in për 16 sekonda

Japonia vendos rekord për shpejtësinë e internetit, shkarkon gjithë Netflix-in për 16 sekonda

nga Fast News
10:05 | 13/07/2025
0

Recent News

Bie prodhimi i qumeshtit dhe nënprodukteve të tij

Bie prodhimi i qumeshtit dhe nënprodukteve të tij

10:55 | 13/07/2025
Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale? 85% e shpenzuan duke folur në telefon, 27% duke u marrë me politikë

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale? 85% e shpenzuan duke folur në telefon, 27% duke u marrë me politikë

10:24 | 13/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar