• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Partitë e vogla rrezikojnë ta minojnë procesin”, Gjiknuri tregon mangësitë e listave të hapura

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Opozita ka kërkesa absurde”/ Gjiknuri: Në të mirë të saj të mbyllet Reforma Zgjedhore
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Damian Gjiknuri, eksperti i PS për çështjet zgjedhore dhe njëherësh përfaqëues në Këshillin Politik ka reaguar përmes një deklaratë në lidhje me propozimin që bëri dje Partia Demokratike.

Në një postim në facebook, Gjiknuri thotë se listat e hapura janë një realitet që tashmë duhet të plotësohen nga partitë politike pasi e duan shumica e shqiptarëve.





Sipas socialistit Gjiknuri listat e hapura dhe koalicionet kanë gjithashtu dhe një numër i lartë partish anonime me shumë pak vota në elektorat rrezikojnë që ta minojnë procesin.

Më poshtë reagimi i plotë i Damian Gjiknurit:

Dakordësia e arritur fillimisht midis opozitës parlamentare dhe mazhorancës e më tej edhe pëlqimi publik i dhënë prej Partisë Demokratike për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë na bën të reflektojmë për masat që duhen marrë me synim garantimin e një procesi të suksesshëm të administrimit të zgjedhjeve. Amendamentet kushtetuese të cilat tanimë kanë marrë mbështetjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën publike dhe të Drejtat e Njeriut krijojnë kushtet për të zbatuar hapjen e listave të kandidatëve së paku me 2/3, pa përjashtuar aspak as hapjen e tyre 100%. Ajo çka vijimësisht e kam theksuar gjatë javëve të fundit, si çdo gjë e re edhe hapja e listave zgjedhore shoqërohet me shumë sfida të cilat nëse nuk adresohen siç duhet mund të vënë në pikëpyetje të gjithë procesin e administrimit. Ky fakt nuk duhet të na bëjë të hezitojmë. Hapja e listave tanimë është një kërkesë e shumicës së qytetarëve shqiptarë dhe ne jemi të vendosur që ta sanksionojmë përmes ndryshimeve kushtetuese të 30 Korrikut

Mazhoranca, opozita parlamentare dhe ajo jashtëparlamentare, pas miratimit të amendimit kushtetues për hapjen e listave do duhet të ulen bashkarisht për të analizuar efektet anësore që krijohen. Do duhet të vendosim parashikimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor të cilat mundësojnë mbarëvajtjen e procesit. Për të kuptuar secili prej jush se si ndikon kombinimi mes listave të hapura të kandidatëve dhe koalicioneve me lista të përbëra apo ato unike, do ndalem në disa konstatime konkrete.

Neni 10 i Ligjit për Partitë Politike përcakton se subjekti regjistrohet me kërkesë të nënshkruar nga jo më pak se 3 mijë anëtarë themelues. Kërkesa për regjistrimin e një partie politike depozitohet në Gjykatën e Tiranës dhe përmban për çdo anëtar themelues: emrin e mbiemrin, numrin personal dhe vendbanimin.

Në zgjedhjet e vitit 2005 në Shqipëri aplikohej sistemi zgjedhor mazhoritar (100 mandate) i korrektuar me proporcional kombëtar (40 mandate). Në këtë proces, fleta e votimit përmbante 27 subjekte zgjedhore. 12 prej tyre nuk arritën të merrnin as 1% të votave në rang vendi.

Ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008 sanksionuan sistemin zgjedhor proporcional të ndarë në 12 rajone. Testi i parë ishte procesi zgjedhor i vitit 2009 ku në fletën e votimit u rënditën 34 subjekte politike, grupuar në katër koalicione dhe një kandidat i pavarur. Vetëm gjashtë parti arritën që të kalonin mbi minimumin prej 1% të votave ndërsa të tjerat dështuan përfshirë 14 që nuk mblodhën vota as sa numri i minimal i themeluesve.

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 do të shënonin një tjetër rekord. Fleta e votimit përmbante 62 parti të grupuara në dy koalicione, katër parti jashtë tyre dhe dy kandidat të pavarur. Dyfishimi i numrit të subjekteve në fletën e votimit, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme do të shoqërohej me faturën e parë, dështimin e implementimit të teknologjisë si projekt pilot në procesin e votimit dhe numërimit. Për shkak të listës së gjatë të partive, fleta e votimit u bë e pamundur të lexohej nga paisjet teknologjike. Sipas rezultatit zyrtar, 60 subjekte nuk kapën dot as 1% të votave ndërsa 45 prej tyre nuk mblodhën as 3 mijë vota sa kanë dorëzuar firma në gjykatë për tu legjitimuar si parti.

Më shumë se për të mbledhur vota, fatkeqësisht, duket se të tilla parti bëhen pjesë e “trenit” të partive të mëdha për të garantuar drejtori në administratën publike, vende pune, financim nga Buxheti i Shtetit për pjesëmarrje në zgjedhje, qira të lira për akomodim në godina publike etj.

Koalicionet parazgjedhore me lista të përbëra sikurse janë aktualisht, duket se janë nxitja më e madhe për rreshtimin e sa më shumë partive të tilla si vagona bosh pas lokomotivës së partisë së madhe. Procesi zgjedhor i vitit 2017 e konfirmon këtë konstatim. Koalicionet parazgjedhore me lista të përbëra nuk u zbatuan në këtë proces çka çoi në reduktimin drastik të partive në fletën e votimit në vetëm 18. Gjithësesi, edhe në këtë rast, 9 prej tyre morën më pak vota se numri i detyrueshëm i themeluesve.

Vlen të theksohet edhe një element tjetër, ai i pabarazisë që krijojnë koalicionet parazgjedhore me lista të përbëra mes vet partive të vogla. Partitë e vogla që garojnë jashtë koalicioneve duhet të arrijnë së paku pragun prej 3% të votave të qarkut që të mund të përfshihen në ndarjen e mandateve. Partitë e vogla që bëhen pjesë e “trenit” të partive të mëdha përjashtohen nga ky rregull duke u favorizuar. Si përkthehet kjo konkretisht?

Për ilustrim shohim rastin e zgjedhjeve të vitit 2013 në Qarkun e Tiranës. Partia Fryma e re Demokratike garoi jashtë “trenave” të dy partive të mëdha dhe mori 10062 vota ose 2,23% duke u shmangur nga llogaritja e shpërndarjes së mandateve dhe nuk përfitoi asnjë të tillë. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet garoi në “trenin” e Partisë Demokratike dhe mori 9173 vota ose 2,03% duke fituar një mandat deputeti. Gjithashtu, Partia Republikane garoi në të njëjtin “tren” dhe mori 10561 vota ose 2,34% duke fituar një mandat deputeti. Pra, ndonëse PDIU dhe PR nuk kaluan pragun 3% të votave të qarkut, fituan nga një mandat në kohën kur FRD-së ju mohua.

Nëse marrim rastin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 në qarkun e Fierit, kjo anomali bëhet edhe më e theksuar pasi nëse Aleanca e Djathtë mund të kishte mandatin e shtatë për të cilin ishte shumë pranë, partia PDIU me 4687 vota do të merrte mandat ndërkohë që LSI për mandatin e saj do ti duheshin mbi 10 mijë vota, një anomali më shumë se 50%.

Duhet kuptuar se kolonat kyçe të administrimit të procesit kanë të bëjnë me tre element. Së pari, qartësia dhe thjeshtësia që i krijohet zgjedhësit para fletës së votimit. Së dyti, numërimi sa më transparent dhe i shpejtë. Së treti, shqyrtimi i kontestimeve dhe tabulimi i rezultateve.

Ekzistenca në fletën e votimit e një numri të pafund partish “fantazma”, në kushtet e listave të hapura dhe koalicioneve parazgjedhore ku secila parti ka listën e saj të kandidatëve rrezikon ta “minojë” plotësisht administrimin e procesit.

Së pari, konfuzioni i rritur i zgjedhësve përpara fletës së votimit do të çojë automatikisht në rritje të numrit të fletëve të pavlefshme. Së dyti, zgjatje e frikshme e kohës së numërimit të votave. Komisioneri numërues do duhet të numërojë votat sipas koalicioneve, më pas votat për subjektet brenda grupimeve dhe në fund votat për secilin kandidat të partive respektive. Së treti, secila parti dhe secili kandidat ka të drejtën që të kontestojë numërimin e çdo vote çka çon në rritjen e numrit të kontestimeve, pavlefshmërive dhe sposton në kohë të pacaktuar tabulimin dhe nxjerrjen e rezultatit të zgjedhjeve.

Imagjinoni për një moment një situatë të tillë ku kalon një javë, dy apo më shumë se kaq nga dita e votimeve dhe askush nuk është në gjendje të thotë se cili është rezultati i zgjedhjeve!! Kaosi në administrimin e procesit do të çonte automatikisht në bërjen pis të zgjedhjeve, opozita do të nxitonte të akuzonte qeverinë si fajtore dhe vendi do të rrezikonte destabilizimin.

Hapja e listave të kandidatëve dhe grupimi në koalicione parazgjedhore me lista unike siç e praktikojnë të gjitha vendet kryesore evropiane, inkurajon reduktimin e numrit të partive “fantazma” në fletën e votimit. Kjo do të lehtësonte në përspektivën e afërt edhe zbatimin e teknologjisë në proceset e votimit dhe numërimit. Qytetarët do të kishin të drejtën të zgjidhnin përveç partisë edhe për kandidatin e tyre të preferuar por pa cënuar administrimin e procesit, votimin, numërimin në kohë dhe nxjerrjen e rezultatit.

Pas

Ndërhyri në strukturën e pallatit dhe si pasojë vdiqen 2 persona gjatë tërmetit, në pranga biznesmeni

Para

Vuçiç kërcënon haptazi Kosovën, ka një paralajmërim për komunitetin ndërkombëtar

Para
Vuçiç kërcënon haptazi Kosovën, ka një paralajmërim për komunitetin ndërkombëtar

Vuçiç kërcënon haptazi Kosovën, ka një paralajmërim për komunitetin ndërkombëtar

Të Gjitha

Vështirësi për të blerë një banesë, Organizata Europiane dhe Shqiptare japin alarmin: Ja ku duhet ndërhyrë

Vështirësi për të blerë një banesë, Organizata Europiane dhe Shqiptare japin alarmin: Ja ku duhet ndërhyrë

nga Fast News
17:46 | 05/08/2025
0

Britani-Francë, marrëveshja për emigrantët hyn në fuqi – Skema lejon “shkëmbimin” e azilkërkuesve midis palëve

Britani-Francë, marrëveshja për emigrantët hyn në fuqi – Skema lejon “shkëmbimin” e azilkërkuesve midis palëve

nga Fast News
17:33 | 05/08/2025
0

Frika nga gjobat, mbi 90% e bizneseve dorëzojnë në kohë bilancet

Frika nga gjobat, mbi 90% e bizneseve dorëzojnë në kohë bilancet

nga Fast News
17:14 | 05/08/2025
0

Edukimi nga e shkuara plot sakrifica tek sfidat e zhvillimit të shekullit

Edukimi nga e shkuara plot sakrifica tek sfidat e zhvillimit të shekullit

nga Fast News
17:07 | 05/08/2025
0

Recent News

Vështirësi për të blerë një banesë, Organizata Europiane dhe Shqiptare japin alarmin: Ja ku duhet ndërhyrë

Vështirësi për të blerë një banesë, Organizata Europiane dhe Shqiptare japin alarmin: Ja ku duhet ndërhyrë

17:46 | 05/08/2025
Britani-Francë, marrëveshja për emigrantët hyn në fuqi – Skema lejon “shkëmbimin” e azilkërkuesve midis palëve

Britani-Francë, marrëveshja për emigrantët hyn në fuqi – Skema lejon “shkëmbimin” e azilkërkuesve midis palëve

17:33 | 05/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar