Ministria e Shëndetësisë ka lajmëruar se përditësimi i situatës nga pandemia nuk do të bëhet më paradite, por gjatë pasdites.
Duke filluar që nga nesër, përditësimi do të bëhet në orën 16:00. MSH lajmëron se ky ndryshim vjen si pasojë e fluksit në ISHP si dhe zgjerimi i kapaciteteve të testimit me rritjen e numrit të testimeve dhe hapjen e laboratorit të dytë.
Njoftimi:
Pershendetje,
Nisur nga fluksi I punes 24/7 ne Institutin e Shendetit Publik, ku po punohet pa nderprerje ne cdo ore te dites dhe nates prej me shume se 4 muajsh si dhe nisur nga zgjerimi I kapaciteteve te testimit dhe per te permbushur raportimin 24 ore, perditesimi I situates se shkaktuar si pasoje e virusit, duke filluar nga dita e shtune, date 18 Korrik e ne vijim, do te jete live ne oren 16:00 ne ERTV, ne faqen fcb te Ministres Manastirliu si dhe per median.