• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Lufta kundër kana*isit/ Veliu mbledh krerët e policisë: Të gjithë në terren

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Lufta kundër kana*isit/ Veliu mbledh krerët e policisë: Të gjithë në terren
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka zhvilluar një mbledhje me Tonin Vocajn dhe Aida Hajnajn. Ata analizuan situatën e kanabisit në vend, sëbashku me drejtorët vendor të Policisë së Elbasanit, Tiranës, Durrësit e Korçës si dhe shefat e komisariateve.

Veliu urdhëroi që e gjithë Policia e Shtetit të jetë në terren për të luftuar kanabisin dhe jo në zyrë.

Ndër të tjera, Veliu shtoi se aty ku konstatohet kultivimi kanabisi duhe të nxjerrë çdo përgjegjës i çdo institucioni qoftç ai i Policisç apo pushtetit vendor.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha se dronet dhe helikopterët duhet të kontrollojnë zonat, kryesisht tunelet, banesat e braktisura dhe serat.

Ai theksoi se duhen shtuar kontrollet për krimet mjedisore si dhe për masat ndaj COVID-19

Njoftimi i policisë:

Antikanabisi/Tiranë, Elbasan, Korçë, Durrës

Takim rajonal për intensifikimin dhe thellimin e masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, së bashku me Zv/Drejtoren e Përgjithshme Aida Hajnaj, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Drejtorin e Departamentit të Sigurisë Gjovalin Loka, zhvilloi një analizë ku morën pjesë drejtorët e drejtorive vendore Elbasan, Tiranë, Durrës e Korçë dhe shefat e komisariateve.

Drejtori i Përgjithshëm Veliu ka vlerësuar punën e deritanishme dhe ka kërkuar thellim të masave duke intesifikuar veprimet në terren dhe në marrjen e informacioneve.

Kjo në radhë të parë në bashkëpunim me qytetarët dhe me institucionet e agjencitë ligjzbatuese që ligji i ngarkon me përgjegjësi për të luftuar këtë veprimtari kriminale.

Veliu theksoi se nuk do tolerohet asnjë drejtues policie e deri te punonjësi më i thjeshtë, në rast se do ketë neglizhencë apo implikim, ndaj në ditët në vijim duhet të shtohen kontrollet në territor.

“Periudha që ka mbetur është periudhë që e gjithë Policia të jetë në terren e jo në zyra. Të nxirrni përgjegjësitë dhe atje ku janë konstatuar raste të kultivimit të ndëshkohen personat përgjegjës, qoftë nga radhët e Policisë, pushteti vendor, kryepleqtë e fshatrave, inspektorët e pyjeve e të cilitdo institucion që ngarkon ligji me përgjegjësi”, – shtoi Veliu.

Ai porositi që me dronët dhe helikopterin e Policisë çdo ditë duhen ushtruar kontrolle e rikontrolle territori.

“Grupet e kontrollit nga toka të kontrollojnë imtësisht territorin, banesat e braktisura, tunelet, serat e çdo vend tjeter.

Policia Kriminale të intensifikojë veprimet në drejtim të marrjes së informacioneve për personat me tendencë kriminale”, – nënvizoi Drejtori i PSH.

Gjithashtu ai porositi të shtohen kontrollet për goditjen e krimeve mjedisore.

Veliu kërkoi më shumë angazhim në drejtim të rritjes së parametrave të sigurisë, me prioritet zonat bregdetare, kapjen e personave në kerkim, atyre që qarkullojne me armë apo me lëndë narkotike.

Drejtori u ndal edhe në intensifikimin e punës për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së virusit.

Veliu ka theksuar se shërbimi ndaj qytetarëve është prioritar dhe ka kërkuar rritje të performancës së Policisë në këtë drejtim.

Pas

Lajm pozitiv, USAID/Albania i dhuron ISHP-së 29 mijë teste për virusin

Para

“Është rritur agresiviteti i virusit”/ Tomini: Situata është serioze

Para
Paralajmërimi i fortë i shefes së Epidemiologjisë: Do jetë një vit i vështirë edhe për shqiptarët, ja çfarë do të ndodhë në vjeshtë

“Është rritur agresiviteti i virusit”/ Tomini: Situata është serioze

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar