• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

‘Ishin shkëputur nga Dëshmitarët e Jehovait’ Del një tjetër version për vetëflijimin në Kombinat: U gjetën disa shënime

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
‘Ishin shkëputur nga Dëshmitarët e Jehovait’ Del një tjetër version për vetëflijimin në Kombinat: U gjetën disa shënime
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sandra është komshie me tre gratë nga Përmeti, të cilat vendosën të vetëflijohen për shkaqe mbi të cilat nuk është hedhur ende dritë.

Gruaja kujton për Gazetën “Si” se vetëizolimi i Zhanetës, së bashku me të bijat ishte kthyer në një shqetësim të madh në zonën e Kombinatit.





“U kisha thënë të gjithëve duhet t’i shpëtojmë, shkonte shpesh e motra që e kanë afër, hynte e kthehej, pastaj ato u mbyllën krejt. Lulet u thanë, dritat nuk ndizeshin më”, kujton komshia, e cila i përshkruan tre gratë si mjaft të sjellshme dhe të edukuara.

“Në një prej ditëve pasi njoftova Njësinë Bashkiake, për t’u shpërndarë ndihma, doli Zhaneta. Fillimisht ajo zgjati duart për t’i marrë ndihmat, pastaj u tërhoq, pyeti “kush kërkoi ndihma?”, “nuk kemi kërkuar”.

Por i thashë “merri, ja edhe unë që jam mirë nga ekonomia, i pranova”. I mori dhe hyri në shtëpi. Ishte tretur, ishte bërë si kufomë. Kjo ishte hera e fundit që e pashë”, rrëfen gruaja e cila punon në një lokal.

Për historinë e tre grave nga Përmeti, prej të cilave Anisa mendohet që ka ndërruar jetë e para, nuk ka ende një version të qartë se çfarë i shtyu ato të mbyllen në shtëpi e më pas edhe të refuzojnë ushqimin.

Megjithatë komshinjtë tregojnë se nëna së bashku me dy vajzat, të cilat kanë qenë më parë të angazhuara në punë, njëra si ekonomiste e tjetra si inxhiniere, frekuentonin fillimisht Dëshmitarët e Jehovait.

“Por Qendra e Jehovait u zhvendos, ato takoheshin shpesh me një fqinje që është martuar me një italian edhe ajo Dëshmitare e Jehovait, e cila e ka shtëpinë në një banesë private. Më pas ato nuk i frekuentonin më”, tregon një shitës.

Burri që nuk pranon të identifikohet flet për gazetën “Si”, teksa tregon me kokë banesën e tezeve të vajzave, e cila ishte e vetmja që zbriste nga pallati i saj e ngjitej në pallatin ku jetonin gratë.

“Ajo po e vuante këtë gjë, por ato nuk e pranonin më pas as tezen. I shoqi filloi të shqetësohej dhe shpesh fliste në lagje për këtë gjë. Ato nuk dilnin më as në ballkon, as në dritare”, shton burri.

“Nuk vinin më pas në lagje për të blerë ushqime, asgjë fare, të fundit kam parë nënën e tyre”, thotë ai.

Përse…

Në shtëpinë e tre grave, dy nga të cilat të vdekura e tjetra një hap larg vdekjes, u gjet literaturë fetare dhe disa shënime të tyre ku shkruhej për ndriçimin. Një burim i policisë tha se “gruaja së bashku me të bijat ishin shkëputur nga Dëshmitarët e Jehovait, e me shumë gjasë ato mund të kenë qenë të angazhuara në një sekt tjetër, por kjo do të saktësohet vetëm nga rrëfimi i të mbijetuarës në rast se shëndeti i saj mendor kthehet në normalitet”.

Sa sekte janë në Shqipëri

Ka të dhëna se ekzistojnë 220 shoqata fetare apo që shpërndajnë të dhëna frymëzuese për besime të ndryshme.

“Por së fundmi janë regjistruar edhe disa shoqata nga India, të cilat po zgjedhin edhe Facebook-un për propagandë. Ato propagandojnë ndriçimin shpirtëror, përmes teknikave të panjohura, por fokusohen edhe tek ushqimi”, shton eksperti i policisë.

Sipas tij, duhet hapur debati publik për kontrollimin e prurjeve të tilla e njëkohësisht edhe për thirrjen e ekspertëve fetarë në polici, të cilët do të mund të tregojnë se çfarë po ndodh. Gazeta SI

Pas

“Rama haxhoi 500 mln euro për fasada” Basha bën premtimin e madh: Shqipëria nuk do punojë më për 5 veta

Para

Në 5 të mëngjesit/ Nis nesër transporti publik, ja si do të veprohet me abonetë

Para
Në 5 të mëngjesit/ Nis nesër transporti publik,  ja si do të veprohet me abonetë

Në 5 të mëngjesit/ Nis nesër transporti publik, ja si do të veprohet me abonetë

Të Gjitha

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

nga Fast News
10:59 | 17/08/2025
0

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

nga Fast News
10:22 | 17/08/2025
0

Pesë shkaqe që dëmtojnë biznesin pa e kuptuar

Pesë shkaqe që dëmtojnë biznesin pa e kuptuar

nga Fast News
10:12 | 17/08/2025
0

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

nga Fast News
08:00 | 16/08/2025
0

Recent News

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

10:59 | 17/08/2025
6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

10:22 | 17/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar