• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

E rëndësishme/ Posta shqiptare nxjerr njoftimin për pensionistët, ja si do bëhet tani shpërndarja e parave

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
E rëndësishme/ Posta shqiptare nxjerr njoftimin për pensionistët, ja si do bëhet tani shpërndarja e parave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Posta shqiptare ka dalë së fundmi me një njoftim të rëndësishëm drejtuar të gjithë pensionistëve.

Kështu, ky institucion njofton se të moshuarit nuk do ta kenë më të nevojshme të paraqiten në zyrat postare për të marrë pensionin.





Ky vendim është marrë pas rradhëve të krijuara nëpër sportele.

“Në kuadër të masave të marra si pasojë e situatës së krijuar nga përhapja e COVID-19, është evidentuar në disa zyra postare krijimi i radhëve dhe moszbatim i protokollit të masave të sigurisë nga qytetarët.

Posta Shqiptare ju bën thirrje të gjithë pensionistëve dhe qytetarëve që marrin shërbime postare-financiare në zyra postare, të respektojnë protokollin e masave sipas udhëzimit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, duke ruajtur distancimin fizik dhe duke mbajtur maskat mbrojtëse. Posta Shqiptare, në kuadër të parandalimit të radhëve të gjata apo ndonjë mundësie infektimi në këtë situatë të pazakontë, njofton se prej disa vitesh ofron për të gjithë pensionistët shërbimin `Shpërndarja e pensionit në adresë`”, thuhet në njoftimin e postës.

DËRGIMI NË SHTËPI

Praktika për dërgimin e pensionit në shtëpi për të gjithë pensionistët u aplikua në muajt e parë të pandemisë, por me lehtësimin e masave dhe heqjen e kufizimeve nisi sërish dyndja në zyrat e postës.

Gjatë kësaj periudhe, Posta Shqiptare ka arritur të menaxhojë shpërndarjen e rreth 500 mijë pensioneve në muaj, në adresë të çdo pensionisti. Ndërsa bëri thirrje që të respektohen masat anti-COVID, drejtori i Departamentit të Zhvillimit dhe Standardeve pranë Postës Shqiptare, Vangjush Andoni, vuri në dukje se alternativa e duhur me qëllim parandalimin e virusit është shërbimi në shtëpi, “Shpërndarja e pensionit në adresë”.

“Gjatë periudhës së pandemisë, Posta Shqiptare ofroi shpërndarjen e pensioneve në banesë për të gjithë pensionistët e Shqipërisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së këtij virusi te grupmosha më e rrezikuar, pensionistët. Ka qenë një sipërmarrje shumë e vështirë, të cilën Posta Shqiptare e kaloi me sukses” u shpreh Andoni.

SI PËRFITOHET

Nëse prej këtij muaji pensionistët do të duan që ta marrin pensionin në shtëpi, pra pa u paraqitur në sportelet e Postës Shqiptare, mjafton vetëm që të bëjnë një kërkesë.

“Iu rikujtoi edhe një herë që të gjithë pensionistët që dëshirojnë që pensioni t’u shpërndahet në adresë, të aplikojnë pranë zyrave postare për përfitimin e shërbimit të shpërndarjes së pensionit në banesë”, shtoi më tej Andoni.

Pensionisti ose një anëtar i familjes së tij mund të paraqitet në zyrë postare, të plotësojë një formular aplikimi për përfitimin e këtij shërbimi dhe pensioni do të shpërndahet sipas grafikut të përcaktuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Pas

“O k*re, kujt i gjun ti?” Plas sherri mes vajzave në Tiranë, ndërhyn dhe i dashuri: Do të të q.. robt (VIDEO)

Para

Si do të jetë moti në fundjavë? Zbuloni surprizën e pakëndshme të së dielës

Para
Si do të jetë moti në fundjavë? Zbuloni surprizën e pakëndshme të së dielës

Si do të jetë moti në fundjavë? Zbuloni surprizën e pakëndshme të së dielës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

nga Fast News
14:00 | 25/08/2025
0

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

nga Fast News
13:01 | 25/08/2025
0

Këshilla për të kursyer para

Këshilla për të kursyer para

nga Fast News
12:54 | 25/08/2025
0

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

nga Fast News
11:14 | 24/08/2025
0

Recent News

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

14:00 | 25/08/2025
Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

13:01 | 25/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar