Një lajm i hidhur vjen nga fusha e biznesit në Shqipëri.
Mësohet se ka ndërruar jetë Ladi Pasmaciu, pronar i fabrikës së vajit të ullirit “Tre Miqtë” në Ndroq.
Ai ishte prekur nga COVID19, dhe ishte shtruar në Spitalin Infektiv.
Lajmin e bën të ditur gazetari Elio Laze me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.
Ai tregon se gjatë këtij viti biznesmeni ka humbur dhe të dy prindërit.