• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Cmimi “Produkti i Vitit”, garancia e cilësisë për prodhuesit dhe konsumatorët shqiptarë

nga Fast News
5 years më parë
në Ekonomi
0
Cmimi “Produkti i Vitit”, garancia e cilësisë për prodhuesit dhe konsumatorët shqiptarë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Konkurrenca në tregje, por edhe rritja e kërkesave nga konsumatorët ka detyruar prodhuesit shqiptarë që të adaptojnë teknologjinë dhe të prodhojnë me standardet e duhura. Një fazë e re zhvillimi për kompanitë shqiptare, që reflektohet në mallrat dhe shërbimet që ofrohen në treg. Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve, Arben Shkodra shpjegon se për shkak të rritjes së cilësisë, produktet shqiptare po eksportohen me sukses edhe në tregjet e huaja.

“Industrializimi në Shqipëri tashmë ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit të saj. Tashmë produktet shqiptare të përpunuara kanë aksesuar, jo vetëm tregun vendas, por edhe tregun botëror, duke i dhënë markës Made in Albania rëndësinë dhe vlerën e duhur. Kjo për faktin se industritë tona prodhuese kanë adoptuar standardet dhe cilësinë që i garanton aksesimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm në tregjet ndërkombëtare”, shprehet Shkodra.

Zhvillimi i standardeve në prodhim ka bërë që në Shqipëri të mbërrijë kompania “Përzgjedhur Produkti i Vitit” (POY), e cila është e pranishme me shërbimet e saj edhe në 45 vende të botës. Kompania mundëson çmimin “Produkti i Vitit”, që është çmimi më i madh në botë me votë konsumatori për inovacionin e produktit. Themeluar në vitin 1987 në Francë, Produkti i Vitit tani operon në mbi 45 vende të botës me të njëjtin qëllim thelbësor: të udhëzojë konsumatorët drejt produkteve më të reja në treg dhe të shpërblejë prodhuesit për produktet dhe inovacionin e marketingut. Një çmim që në vetvete është një certifikatë, me vlerë për biznesin dhe kompaninë, pasi jep garancitë më të mira për cilësinë e produktit apo shërbimit që ofrohet.

Cmimi “Produkti i Vitit” shihet si një vlerësim shumë i rëndësishëm për prodhimet shqiptare nga sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve, Arben Shkodra. Ai shpjegon se produktet “Made in Albania” kanë ende rrugë për të bërë për të rritur profilin konkurrues në tregje.

“Shija dhe cilësia e produkteve tona ka fituar respektin dhe vlerësimin e konsumatorëve qoftë vendas, por edhe t huaj. Avantazhet natyrore konkurruese kanë qenë mjaft ndihmuese, pasi kanë shërbyer për zhvillimin e disa sektorëve, të cilët kanë ndikuar në rritje të vazhdueshme të eksporteve. Megjithatë mjaft pune mbetet akoma për t”u bërë për të siguruar rritjen e profilit konkurrues në tregjet ndërkombëtare, pasi nevojiten politika të zgjuara industriale dhe mbështetje të qenësishme financiare”, deklaron Shkodra.

Logoja e Produktit të Vitit mbështetet nga votat e afro 5 000 konsumatorëve, duke shërbyer si rrugë e shkurtër për blerësit në supermarket, duke u kursyer atyre kohë dhe para. Për prodhuesit e produkteve fituese, çmimi është një mesazh i fuqishëm marketingu, me rezultate të provuara në rritjen e shitjeve, shpërndarjen dhe ndërgjegjësimin e markës.

Produkti i Vitit pranon aplikime çdo vit nga të gjitha llojet e mallrave të paketuara të konsumit që prezantojnë risi dhe janë të lancuara brenda 24 muajve. Produktet e regjistruara vendosen më pas në kategori specifike siç janë ushqimi, pijet, apo kujdesi shtëpiak. Produktet fituese votohen përmes një studimi rajonal përfaqësues të realizuar nga Nielsen.

Produktet fituese marrin të drejtën e përdorimit të logos së Produktit të Vitit në të gjitha reklamat, paketimet dhe marketingun e tyre për një vit.

Pas

Tërmeti i fuqishëm trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra

Para

E rëndë në Patos, 47-vjeçari shkon të shtëpia e ish-gruas dhe e hedh nga kati i dytë

Para
E rëndë në Patos, 47-vjeçari shkon të shtëpia e ish-gruas dhe e hedh nga kati i dytë

E rëndë në Patos, 47-vjeçari shkon të shtëpia e ish-gruas dhe e hedh nga kati i dytë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

nga Fast News
08:00 | 07/11/2025
0

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

nga Fast News
17:45 | 06/11/2025
0

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

nga Fast News
17:10 | 06/11/2025
0

Pagesat për koncesionet dhe PPP-të arritën në 100 milionë euro! Analiza: Disa janë debatuar si raste madhore korrupsioni

Pagesat për koncesionet dhe PPP-të arritën në 100 milionë euro! Analiza: Disa janë debatuar si raste madhore korrupsioni

nga Fast News
16:20 | 06/11/2025
0

Recent News

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

08:00 | 07/11/2025
”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

17:45 | 06/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar