• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Votimi final i Parlamentit Europian: 15 kushtet që duhet të plotë Shqipëria përpara nisjes së negociatave

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Votimi final i Parlamentit Europian: 15 kushtet që duhet të plotë Shqipëria përpara nisjes së negociatave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Parlamenti Europian shpalli mbrëmë vonë rezultatet e votimeve në tërësi për vendinet e tij, ku bën pjesë dhe rezoluta “Ballkani Perëndimor“.

Një pjesë e saj lodhet drejtpërsëdrejti me Shqipërinë, ku theksohet se Qeveria Rama duhet të përmbushë 15 kushtet e Bashkimit Europian para konferencës ndërqeveritare dhe para fillimit të negociatave. Rezoluta mori edhe më shumë vota, sesa kur u miratua në parim. Nga 388 vota, rezoluta kaloi me 532 vota pro, 70 vota kundra dhe 63 abstenime.





Shumica prej 76% tregon një konsensus të gjerë në Parlamentin Europian për zgjerimin në Ballkan, por edhe për kushtet që duhet të përmbushë qeveria Rama përpara konferencës së parë mdërqeveritare për nisjen e bisedimeve. Kryeministri Rama dje mohoi sërish se Shqipëria ka 15 kushte për të përmbushur për nisjen e negociatave, por amendamenti i miratuar është i qartë.

Ai thotë “Parlamenti Europian thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare”.

Kushtet u vendosën nga Këshilli Europian me propozimin e Gjermanisë, Francës, Hollandës, Danimarkës dhe Spanjës në mars të këtij viti.

Kushtet janë si më poshtë:

Plani me 15 pika i Integrimit:

1- Miratimi i reformës zgjedhore
2- Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese
3- Funksionimi i Gjykatës së Lartë
4- Finalizimi i ngritjes se strukturave kundër krimit të organizuar dhe anti-korrupsionit/Funksionimi i SPAK
5- Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në bashkëpunim me vendet anëtare dhe nëpërmjet Plan Veprimit për adresimin e krimit financiar
6- Ulje e numrit të azilkërkuesve, ku një nga masat është bashkëpunimi me Hollandën, Francën, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë, Irlandën. Vazhdimi i Zbatimit të Planit Ndërinstitutcional të Veprimit për parandalimin e azilkërkimit të qytetarëve shqiptarë në vendet e Schengenit
7- Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecias
8- Vazhdimi i Reformës në Drejtësi
9- Prova të vazhdueshme – Iniciimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve.
10- Progres në reformën e administratës publike.
11- Zbatimi i reformës zgjedhore ku përfshihen, financimi transparent i partive dhe administrimi i paanshëm i procesit dhe procesi i rregullt.
12- Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019 që kërkon plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.
13- Miratimi i Akteve nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare ku janë disa VKM.
14- Miratimi i Ligjit (të amenduar) të Censusit
15- Avancimi i procesit të regjistrimit të pronave

Pas

Shumë herë më pak viktima se vjet, mjekja tregon diferencat mes viruseve

Para

Mbi 1 milionë të prekur, dhe 50 mijë viktima, ky është vendi që po goditet më fortë nga pandemia

Para
Mbi 1 milionë të prekur, dhe 50 mijë viktima, ky është vendi që po goditet më fortë nga pandemia

Mbi 1 milionë të prekur, dhe 50 mijë viktima, ky është vendi që po goditet më fortë nga pandemia

Të Gjitha

Model i ri apo i vjetër, cfarë biznesesh po hapen?

Model i ri apo i vjetër, cfarë biznesesh po hapen?

nga Fast News
11:00 | 22/06/2025
0

SHBA “prodhon” 1 mijë milionerë të rinj çdo ditë

SHBA “prodhon” 1 mijë milionerë të rinj çdo ditë

nga Fast News
11:00 | 22/06/2025
0

Gratë humbin terren në biznes, më pak ndërmarje të drejtuara prej tyre

Gratë humbin terren në biznes, më pak ndërmarje të drejtuara prej tyre

nga Fast News
10:30 | 22/06/2025
0

Shqiptarët pas luksit, në 5 muaj u importuan ora me vlerë mbi 3.2 milionë euro

Shqiptarët pas luksit, në 5 muaj u importuan ora me vlerë mbi 3.2 milionë euro

nga Fast News
10:00 | 22/06/2025
0

Recent News

Model i ri apo i vjetër, cfarë biznesesh po hapen?

Model i ri apo i vjetër, cfarë biznesesh po hapen?

11:00 | 22/06/2025
SHBA “prodhon” 1 mijë milionerë të rinj çdo ditë

SHBA “prodhon” 1 mijë milionerë të rinj çdo ditë

11:00 | 22/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar