Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shtimi i ndjeshëm i rasteve me COVID19/ Reagon Policia e Shtetit, mesazhi që ka për të gjithë

nga Aurora Sulçe
6 years më parë
në Aktualitet
0
Shtimi i ndjeshëm i rasteve me COVID19/ Reagon Policia e Shtetit, mesazhi që ka për të gjithë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas shtimit në mënyrë të ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë, ka reaguar edhe Policia e Shtetit.

Ditën e sotme u shënua një rekord shifrash, plot 69 persona të infektuar në vetëm 24 orë, shifra më e lartë kjo deri tani.

Ndërkohë, në një deklaratë zyrtare, Policia e Shtetit bën thirrje që të gjithë personat që janë karantinuar të cilët janë pozitivë me COVID19 mos të dalin nga banesat e tyre e të thyejnë rregullat, pasi do të përballen me ligjin.

Gjithashtu, uniformat blu i kërkojnë njerëzve që të respektojnë rregullat e vendosura dhe masat që i mbrojnë nga infektimi.

DEKLARATA  E POLICISE SE SHTETIT

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në vijim të punës së bërë nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit, që prej fillimit të pandemisë, si dhe nisur nga shtimi i rasteve të infektimit me COVID-19, pas heqjes së masave kufizuese, Policia e Shtetit ka intensifikuar masat, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

Në këtë kuadër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka dhënë porosi të gjitha shërbimeve policore në të gjithë vendin që të intensifikojnë masat për distancimin social, përdorimin e masave mbrojtëse dhe vetëkarantinimin e të infektuarve.

Policia e Shtetit disponon të gjitha listat e përditësuara me emrat e të infektuarve me COVID-19, të cilat iu vihen në dispozicion të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë.

Shërbimet e Policisë, në bazë të listave përkatëse, kanë telefonuar dhe kanë kontaktuar me secilin prej këtyre personave dhe u kanë kërkuar në mënyrë të prerë të mos dalin nga banesa, duke iu bërë me dije sanksionet ligjore të parashikuara në Aktin Normativ, në rast të shkeljes së vetëkarantinimit të detyrueshëm.

Gjithashtu, krahas kontrollit të pandërprerë të personave të vetëkarantinuar, strukturat e Policisë vijojnë punën në terren, në bashkëpunim me Task Forcën, për monitorimin dhe kontrollin e çdo subjekti, institucioni apo njësie tregtare, për zbatimin e protokolleve të sigurisë të miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Njëkohësisht, ka vijuar kontrolli i pandërprerë për ndalimin e tentativave për transport publik, në shkelje të Aktit Normativ.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të respektuar me rigorozitet vetëkarantinimin, distancimin social, përdorimin e maskave dhe dorezave në ambiente publike apo njësi tregtare, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Pas

Pamje të frikshme/ Shikoni dëmet që ka shkaktuar tërmeti 5.7 ballë në Turqi (FOTOT)

Para

Shoqëruesi kryesor i Erion Veliajt del me koronavirus, prej dy muajsh punon me kryebashkiakun

Para
Shoqëruesi kryesor i Erion Veliajt del me koronavirus, prej dy muajsh punon me kryebashkiakun

Shoqëruesi kryesor i Erion Veliajt del me koronavirus, prej dy muajsh punon me kryebashkiakun

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Rama paralajmëron ndryshime në skemën e pensioneve, ja çfarë do të ndodhë

Rama paralajmëron ndryshime në skemën e pensioneve, ja çfarë do të ndodhë

nga Fast News
22:05 | 08/04/2026
0

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës me vetëm 4 lekë për litër

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës me vetëm 4 lekë për litër

nga Fast News
21:54 | 08/04/2026
0

Posta Shqiptare paralajmëron qytetarët: SMS mashtruese që synojnë të dhënat e qytetarëve

Posta Shqiptare paralajmëron qytetarët: SMS mashtruese që synojnë të dhënat e qytetarëve

nga Fast News
21:49 | 08/04/2026
0

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”

nga Fast News
21:45 | 08/04/2026
0

Recent News

Rama paralajmëron ndryshime në skemën e pensioneve, ja çfarë do të ndodhë

Rama paralajmëron ndryshime në skemën e pensioneve, ja çfarë do të ndodhë

22:05 | 08/04/2026
Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës me vetëm 4 lekë për litër

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës me vetëm 4 lekë për litër

21:54 | 08/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora