• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shoqatat e Transportit në protestë, reagon ministria e Infrastrukturës: Do iu plotësojmë këto kërkesa

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Shoqatat e Transportit në protestë, reagon ministria e Infrastrukturës: Do iu plotësojmë këto kërkesa
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas protestave të fundit që kanë zhvilluar Shoqatat e Transportit Publik, ka reaguar ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Nëpërmjet një deklarate ky institucion thekson se ka vendosur të plotësojë disa kërkesa të këtyre shoqatave.





“Numrat do rriten, duhet të përgatitemi” Paralajmërimi i ekspertit të OBSH: Koronavirusi

Pas protestave të fundit që kanë zhvilluar Shoqatat e Transportit Publik, ka reaguar ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Nëpërmjet një deklarate ky institucion thekson se në këto kushte emergjente nuk e kanë ata për kompetencë të drejtën për të hapur transportin publik.

Sipas tyre këtë vendim e merr vetem Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Por pas dëgjimit të kërkesave, Ministria thekson se është marrë vendim për dy pika.

“Njohja si shpenzim i zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, nga 43% që ishte deri më sot, me një efekt prej rreth 7 milionë dollarësh në buxhetin e shtetit;  Heqja e të gjitha taksave dhe tarifave vendore për subjektet e transportit publik, deri në 31 dhjetor 2020”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

DEKLARATA E PLOTE E MIE

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është njohur me deklaratat konfuze të bëra nga përfaqësuesit e disa kompanive të transportit publik. Një javë më parë, kur Qeveria vendosi rinisjen e transportit publik, këta përfaqësues deklaruan se nuk do të nisnin punën në shenjë proteste, ndërsa sot ata kanë dalë me një kërkesë tjetër, për hapjen e transportit dhe nisjen e punës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dëshiron të sqarojë opinionin publik se, në kushtet e situatës së emergjencës shëndetësore në vend, hapja e transportit publik nuk është në tagrin as të MIE dhe aq më pak të kompanive të transportit, por vetëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve, pasi Qeveria Shqiptare vlerëson se jeta dhe shëndeti i qytetarëve vlen më shumë se çdo interes tjetër.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur shtyrjen me një javë të hapjes së Transportit Publik, si një shërbim me risk të lartë në këtë situatë epidemiologjike, nisur nga shtimi i rasteve të të prekurve me COVID-19.

Në funksion të mbështetjes së sektorit të transportit publik, ashtu sikurse është vepruar edhe me sektorët e tjerë të prekur nga masat parandaluese të COVID-19, Qeveria Shqiptare ka marrë tashmë vendime mjaft të rëndësishme si:

  • Njohja si shpenzim i zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, nga 43% që ishte deri më sot, me një efekt prej rreth 7 milionë dollarësh në buxhetin e shtetit;
    • Heqja e të gjitha taksave dhe tarifave vendore për subjektet e transportit publik, deri në 31 dhjetor 2020.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vazhdon përpjekjet e saj për të gjetur forma dhe mundësi për mbështetjen e sektorit të transportit publik dhe çdo nismë e re do të bëhet publike në momentin më të parë të mundshëm.

Nga ana tjetër MIE shpreh gadishmërinë e plotë për të mbështetur nisjen e veprimtarisë së transportit publik, menjëherë sapo të gjykohet e mundur nga ana e Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe ju bën thirrje përfaqësuesve të kompanive të Transportit Publik, të distancohen nga disa individë në radhët e tyre, të cilët ditët e fundit kanë ushtruar dhunë dhe presion deri edhe ndaj përfaqësuesve të shoqatave të Transportit Publik.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është duke përgatitur një reformë të thellë strukturore në sektorin e Transportit Publik, e cila synon nga njëra anë të formalizojë plotësisht këtë sektor dhe nga ana tjetër të rrisë cilësinë e shërbimit për qytetarët. Kjo reformë do të prezantohet në fund të muajit shtator të këtij viti dhe do të nisë nga implementimi në janar të vitit 2021.

 

 

 

Pas

Nuk ka paqe për Kadastrën e Vlorës/ Vetëm 2 javë pas emërimit, jep dorëheqjen drejtori i ri

Para

“Numrat do rriten, duhet të përgatitemi” Eksperti i OBSH paralajmëron: Koronavirusi ende në qarkullim

Para
“Numrat do rriten, duhet të përgatitemi” Eksperti i OBSH paralajmëron: Koronavirusi ende në qarkullim

“Numrat do rriten, duhet të përgatitemi” Eksperti i OBSH paralajmëron: Koronavirusi ende në qarkullim

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

nga Fast News
14:10 | 22/08/2025
0

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

nga Fast News
09:00 | 22/08/2025
0

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

nga Fast News
08:30 | 22/08/2025
0

Si ndikojnë mediat sociale tek të rinjtë?

Si ndikojnë mediat sociale tek të rinjtë?

nga Fast News
08:00 | 22/08/2025
0

Recent News

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

14:10 | 22/08/2025
Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

09:00 | 22/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar