Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një komunikim për qytetarët. Ai foli rreth situatës aktuale në vend, në lidhje me shtimin e rasteve me koronavirus.
Rama u shpreh se çdo qytetar duhet të ndërgjegjësohet dhe të respektojë masat.
Nëse situate vazhdon drejt përkeqësimit do të vendoset përsëri karantina.
Deklarata e Ramës:
Covid është një armik i padukshëm. Sa shumë u shtuan zërat tuaj se jam diktator, se jam autoktrat, se kisha frikë nga protesta. Po nuk i vë dot faj askuj që u mrz dhe u nervozua nga ajo mbyllje e madhe. As atyre që gjithnjë e më shumë që kalonin javët, mendonin se rezultati i mirë nuk lidhej as me masat dhe sakrificën që ju vetë bëtë. Nuk i vë faj as atyre që më politikën e tyre dhanë shembull skandaloz. Kur vendosëm javë pas jave që të lirojmë masat, ishim të qartë që dhe hapja do të sillte me vete rrezikun e harresës. Megjithatë bëmë gjënë e duhur, bëmë protokolet e duhura. Isha dhe jam dalord me këdo që kërkonte kthimin në normalitet, duke thënë përditë e më shumë se shëndeti i ekonomisë familjare nuk mund të dobësohej përtej një pike të caktuar. Nga ana tjetër kemi zgjedhur rrugën e mirëkuptimit dhe jo ndëshkimit, për bizneset që nuk i respektojnë protokollet e sigurisë. Halli na zuri të gjithëve bashkë, e kemi thënë që numri do të rritej. Duhet një solidaritet i ri në respektimin e rregullave. Me policë dhe ushtarë mund të kontrollosh mbylljen, por jo të disiplinosh hapjen, nëse secili nga ju nuk bënë gjënë e duhur. Unë nuk kam ndryshuar mendim, ekonomia ulet dhe ngrihet, por të vdekurit nuk ngjallen. Asnjë nuk ka vdekur për bukë, kurrë, që nga koha e Skenderbeut. Një mbyllje e dytë do të ishte dërrmuese, fatale për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nëse vazhdojmë kështu fatkeqësisht do na duhet të rimbyllemi dhe të përballojmë me shumëfish sekëlldinë që provuam kur u mbyllëm. Por s’dua ta zgjas me atë që do heqim po u mbyllëm prapë. Ende jemi në kohë, ende e kemi vetë në dorë ta kontrollojmë armikun e padukshëm. Ai s’ka ikur asnjëherë.