Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka lajmëruar se do të japë dorëheqjen kur aktakuza ndaj ti do të konfirmohet.
Thaçi ka theksuar se nuk do të lejojë që akuzat false të zhvendosin vëmendjen nga anëtarësimi i Kosovës në organizimet ndërkombëtare, ka deklaruar presidenti për mediat.
“Ditëve në vijim do të konsultohem me liderët politikë për hapat e mëtejmë. Ju siguroj edhe një herë, me drejtësinë nuk do të përballem nga kjo zyrë. Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat.
Kosova është shtet i ri, por udhëheqësit e saj duhet të sillen si burrështetas të vërtetë.
Do ta mbaj këtë barrë dhe ta mbroj veten time, luftën tonë për liri, me çdo forcë që kam. Nuk do të lejoj që këto akuza false të zhvendosin vëmendjen e Kosovës nga marrja e vendit që meriton në bashkësinë ndërkombëtare, si anëtare e Kombeve të Bashkuara, NATO-s dhe Bashkimit Evropian“, u shpreh Hashim Thaçi, President i Kosovës.
Rikujtojmë se në aktakuzën ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit dhe të dyshuarve të tjerë pretendohet se janë përgjegjës për afro 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.