• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Plas në Konferencën e Kryetarëve/ Ish-kryetarja sherr me Ruçin: Do të nxjerrësh dufin? Ju urdhëruat shkarkimin tim!

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Plas në Konferencën e Kryetarëve/ Ish-kryetarja sherr me Ruçin: Do të nxjerrësh dufin? Ju urdhëruat shkarkimin tim!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk është hera e parë që në komisione të ndryshme parlamentare ka debate të forta ku anëtarët ngrenë tonet ndaj njëri-tjetrit.

Rasti më i fundit ka ndodhur sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve e cila u zhvillua me dyer të mbyllura.





Situata u tensionua pasi ish-kryetarja e Komisionit të Medias ka hedhur akuza në drejtim të kreut të Kuvendit Gramoz Ruci duke u shprehur se ishte ai që dha urdhër për shkarkimin e saj.

Si arsye ajo ka nxjerrë sepse vetë kishte dalë kundër emërimit të Skënder Gjinushit si kryetar i Akademisë së Shkencave.

“Partia juaj po mundohet të më mbyllë gojën mua dhe pikërisht këtë po e vendos edhe përmes shkarkimit tim. Çfarë dufi, zoti Kryetar?! Dufin po e nxirrni ju, dufin po e nxjerr partia juaj me mua, duke urdhëruar shkarkimin tim; po, shkarkimin tim për të më mbyllur gojën mua për thënien e të vërtetave”, tha Dhimitri ndër të tjera.

PJESE NGA DEBATI

Fatjona Dhimitri: Zoti Kryetar, ju lutem! Në komision e kam të pamundur që të realizoj seanca dëgjimore lidhur me këtë çmenduri që është bërë në vendin tonë me shembjen e kulturës, me shembjen e historisë, me humbjen e vlerave të identitetit kombëtar.

Përse po ndodh kjo, zoti Kryetar?  Sepse vetë partia juaj po mundohet të më mbyllë gojën mua dhe pikërisht këtë po e vendos edhe përmes shkarkimit tim. Besoj se të gjithë anëtarët e Konferencës së Kryetarëve e kanë parë rendin e ditës, ku parashikohet jo zëvendësimi, por shkarkimi im dhe pikërisht ky shkarkim bëhet nga vetë maxhoranca, po, në përpjekje për të më mbyllur mua gojën për të thënë të vërtetën. Po cilat janë ato të vërteta?

Së pari, goja ime u hap për Akademinë e Shkencave, për sistemin komunist që ekziston në Akademinë e Shkencave, për vjedhjet abuzive që bëhen aty dhe për vetëshpalljen e “mbretit” Gjinushi.

Së dyti, ju thoni që unë kam bllokuar komisionin për sa i përket procedurës së përzgjedhjes së kryetarit të AMA-s. Po cilin kryetar të AMA-s kërkoni të përzgjidhni ju, zoti Kryetar, së bashku me ju, anëtarë të Konferencës së Kryetarëve, djalin e Pirro Mishës, këshilltarët ligjorë të Olta Xhaçkës, pjesëtarë të partive politike?! Çfarë doni ta ktheni AMA-n? Në gjyq?! Doni të vendosni regjimin absolut mbi mediet?! Doni të vendosni censurën mbi mediet?!

Gramoz Ruçi: Zonja Dhimitri, ju lutem!

Fatjona Dhimitri:  Zoti Kryetar, më lini të shprehem, ndonëse kjo mund të jetë hera e fundit që mund të jem prezente në Konferencën e Kryetarëve, ju lutem!

Gramoz Ruçi: Do të nxjerrësh dufin, po nuk është për duf Konferenca e Kryetarëve!

Fatjona Dhimitri: Çfarë dufi, zoti Kryetar?! Dufin po e nxirrni ju, dufin po e nxjerr partia juaj me mua, duke urdhëruar shkarkimin tim; po, shkarkimin tim për të më mbyllur gojën mua për thënien e të vërtetave. Thërrasim në seancë dëgjimore Besa Shahinin, dhe Besa Shahini nuk reagon aspak për përgjigjet e pyetjeve, por përgjigjet siç dëshiron ajo dhe aspak për të vërtetat në të cilat gjendet sot sistemi arsimor. Shembet historia, shembet Teatri dhe askush nuk reagon, heshtje në komision. Nuk më jepet mundësia të realizoj seanca dëgjimore. Pse? Kjo përmes artificave, përmes grupeve false, përmes palaçove politikë të krijuar nga maxhoranca, përmes këtyre grupeve palaço, që sot kërkojnë të më marrin drejtimin e komisionit për të më mbyllur mua gojën, por kurrë nuk do ta realizojnë këtë, askush! Këto kisha unë

Edmond Stojku: Faleminderit, për fjalën që më dhatë.

E dëgjova pak më parë zonjën Dhimitri dhe nuk arrij të kuptoj ç`lidhje ka goja këtu me rregullat e Parlamentit, ndarjet proporcionale mes grupeve. Nuk di, nuk arrij të kuptoj, ç`lidhje ka edhe Teatri Kombëtar me shkarkimin e saj. Dua të bëj me dije që është zbatuar një rregull proporcional, me të cilin, normalisht, besoj se të gjithë kanë qenë dakord. Mendoj që zonja Dhimitri nuk kishte lidhje në fjalën e saj.

Gramoz Ruçi: Zonja Dhimitri, më vjen keq që mendoni se maxhoranca apo unë e kam me qejf t’ju shkarkoj. Jo, nuk ka shkarkim. S’kam asnjë të drejtë të shkarkoj asnjë kryetar komisioni, as maxhoranca.

Për komisionin që ju drejtoni ka një propozim dhe një kërkesë. Propozimi është nga grupi juaj parlamentar për t’ju zëvendësuar ju me një person tjetër dhe kërkesa është nga grupi parlamentar i porsakrijuar, që sipas Rregullores së Kuvendit kërkon një komision.

Dhe është kjo e dyta që është prioritare, pasi Rregullorja përcakton grupe parlamentare në mënyrë proporcionale. Duke qenë që opozita ka 3 komisione në drejtim dhe meqenëse janë  3 grupe parlamentare, atëherë seancës do t’i propozohet kjo, sipas nenit të Rregullores.

Miratohet apo nuk miratohet, kjo është e drejta ekskluzive juaja. Pra, s’ka punë shkarkimi për të mbyllur gojën tënde. Në qoftë se nuk do të kishte një kërkesë ose nuk do të kishte një grup, sigurisht do të hidhej për votim në parlament propozimi i grupit parlamentar, ku ti bën pjesë, për zëvendësimin tënd me një koleg tjetër.

Pas

Vendi në kulmin e pandemisë, ministrja Manastirliu bën lëvizjen e papritur

Para

Nuk ka fund zvarritja/ Pas 6 orësh në sallë, ja çfarë u vendos për Saimir Tahirin

Para
Nuk ka fund zvarritja/ Pas 6 orësh në sallë, ja çfarë u vendos për Saimir Tahirin

Nuk ka fund zvarritja/ Pas 6 orësh në sallë, ja çfarë u vendos për Saimir Tahirin

Të Gjitha

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

nga Fast News
09:00 | 20/06/2025
0

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

nga Fast News
08:30 | 20/06/2025
0

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

nga Fast News
08:00 | 20/06/2025
0

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

nga Fast News
23:52 | 19/06/2025
0

Recent News

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

09:00 | 20/06/2025
Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

08:30 | 20/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar