• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Para një jave më telefonoi, nuk ishte mirë” Flet Pëllumb Xhufi, tregon pse Moikom Zeqo u braktis dhe u la pa punë nga qeveritë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Para një jave më telefonoi, nuk ishte mirë” Flet Pëllumb Xhufi, tregon pse Moikom Zeqo u braktis dhe u la pa punë nga qeveritë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Humbja e një personaliteti të rrallë e të papërsëritshëm për dekada të tëra si Moikom Zeqo, lë pas trishtimin e thellë tek ata që e njohën.

Poliedriku u shua mëngjesin e djeshëm në moshën 71- vjeçare, pas një beteje të gjatë me leuceminë akute. Të shumtë i kishte miqtë e mbi të gjitha vlerësonte ata të dijes e punës, që famën e bëmat nuk i kishin artificiale. Ndër ta është edhe historiani Pëllumb Xhufi, që për “Panoramën” tregon bisedat e fundit me të.





“Para një jave më telefonoi për të më thënë se ishte shtruar në spital. U trishtova shumë, edhe pse kishim vetëm dy ditë që ishim takuar. E ndjeva nga zëri i fikur që Moikomi nuk ishte mirë. Kishte bërë kurën e fundit të kimioterapisë, që për fat të keq, e kishte goditur rëndë”.

Sipas akademikut, në përkeqësimin e situatës ndikoi edhe mbingarkesa e spitaleve, shkaktuar prej pandemisë së Covid-19. “Kurat u bënë disi me vonesë, për shkak të bllokimit të spitalit prej koronavirusit. Ndoshta edhe prej kësaj vonese rezultoi që kura të ishte tepër e rëndë për të, duke i dëmtuar organe të brendshme”.

Xhufi tregon më tej se së bashku me miq të tjerë, qenë mbledhur këto ditë për të biseduar për Moikomin, kur edhe nga bashkëshortja Lida kishin mësuar se gjendja e tij shëndetësore nuk ishte e mirë.

“Megjithatë, ne shpresonim ta kalonte pasi pati edhe një krizë të rëndë para disa muajsh, të cilën e kaloi me një vullnet të çuditshëm”, shton ai. Studiuesi shprehet i befasuar edhe nga mënyra sesi shkrimtari e sfidoi sëmundjen përmes krijimtarisë së tij. “Nuk kam parë njeri, që në atë gjendje të punojë ditë për ditë, me një pasion të papërsëritshëm e me sigurinë e një njeriu që do jetonte edhe 100 vjet të tjerë. I tillë ishte Moikomi. Ishte një punëtor i palodhur, por edhe një njeri me kurajë dhe me shpirt të madh”.

“U LA ME PENSION MINIMAL”

Akademiku Pëllumb Xhufi sjell në vëmendje kontributin e Moikom Zeqos përgjatë viteve, përmes mendimit të tij kritik e të lirë. “Ai ka qenë prezent në mediat e shkruara dhe vizive për probleme nga më të ndryshmet. Vështirësitë e ndërtimit të demokracisë, probleme sociale, të polarizimit të shoqërisë, të konflikteve sociale, të korrupsionit politik, ekonomik etj.”. Më tej tregon momentin e vështirë për Zeqon, që duket se e ka forcuar edhe më shumë miqësinë e tyre.

“Ne kemi qenë veçanërisht afër në një periudhë të vështirë për Moikomin, përpara se të sëmurej. Ndonëse në moshë ende të re, ai u braktis nga shteti dhe u la i papunë. E lanë të papunë si qeveritë e djathta, ashtu edhe qeveritë e majta, që erdhën pas viteve 1997. Mesa duket ishte njeri i papëlqyeshëm me ndershmërinë e tij, me të qenit i hapur dhe besnik në idetë e tij. Të gjitha këto, si duket prishnin qejfin e mjediseve të caktuara politike, të cilat në njëfarë mënyre u hakmorën duke e lënë Moikomin, këtë intelektual të rrallë multidisiplinor që ishte kompetent në disa fusha, të dilte në pension para kohe, për më tepër me një pension minimal”.

SI E NJOHA MOIKOM ZEQON

Pëllumb Xhufi njihet për herë të parë nga afër me Moikom Zeqon 42 vite më parë, në Shkodër, ndërsa shoqëronte një delegacion të huaj. Asokohe, shkrimtari ishte duke përgatitur një monografi për Migjenin, i cili, siç historiani tregon, mbeti autori i tij i preferuar, të cilin e cilësonte si poetin më avanguardist modern. “Më tej, unë u njoha me faktin se Moikomi, përveç letërsisë kishte pasione të tjera në fushën e historisë, të arkeologjisë e të filozofisë. Dhe kur ai mësoi se unë njihja dhe gjuhët e vjetra, si latinishten, greqishten e vjetër për të cilën kisha studiuar, këto u bënë objekt i bisedave tona”, tregon ai./ Panorama

 

Pas

Plehrat në mes të Durrësit/ Reagon Rama, kapet me mediat: Ti thonë durrsakëve që…

Para

Në shtëpinë e Besit dhe Xhensilës ligjin e bën vetëm një person, por nuk do ta besoni kush është

Para
Në shtëpinë e Besit dhe Xhensilës ligjin e bën vetëm një person, por nuk do ta besoni kush është

Në shtëpinë e Besit dhe Xhensilës ligjin e bën vetëm një person, por nuk do ta besoni kush është

Të Gjitha

Dilema: Cfarë turizmi na duhet? Ka përgjigje

Dilema: Cfarë turizmi na duhet? Ka përgjigje

nga Fast News
11:43 | 23/06/2025
0

Hormuzi dhe ne…

Hormuzi dhe ne…

nga Fast News
11:00 | 23/06/2025
0

Gara e qyteteve për turistët, Tirana më e lira, por më e zëna

Gara e qyteteve për turistët, Tirana më e lira, por më e zëna

nga Fast News
10:40 | 23/06/2025
0

Konflikti Izrael- Iran, përtej tifozllikut të radhës

Konflikti Izrael- Iran, përtej tifozllikut të radhës

nga Fast News
10:30 | 23/06/2025
0

Recent News

Dilema: Cfarë turizmi na duhet? Ka përgjigje

Dilema: Cfarë turizmi na duhet? Ka përgjigje

11:43 | 23/06/2025
Hormuzi dhe ne…

Hormuzi dhe ne…

11:00 | 23/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar