• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Masat e qeverisë së Kosovës në pikat kufitare: S’kemi rrugë tjetër, do të ishte fatale nëse…

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
Masat e qeverisë së Kosovës në pikat kufitare: S’kemi rrugë tjetër, do të ishte fatale nëse…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka justifikuar masën e vendosur në pikat kufitare për të gjithë shtetasit që vijnë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia.

Ministria e Shëndetësisë shton se kontrollet e ushtruara në Morinë ndaj qytetarëve që vijnë nga Shqipëria janë masa që janë vendosur për të shmangur një shpërthim të ri të pandemisë.



Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

Së pari i ftojmë të gjitha institucionet në Republikën e Kosovës dhe në Republikën e Shqipërisë si dhe zyrtarët politikë e shtetëror që të ndihmojnë në kapërcimin e situatave të vështira, para se të përhapin me qëllim apo nga mos informimi lajme të pavërteta ose të shtrëmbëruara lidhur me vendimin për hapjen e kufijve tokësor të Republikës së Kosovës.

Duke qenë se situata epidemiologjike ditët e fundit paraqitet me rritje të rasteve pozitive në Covid-19 dhe nuk është stabile, në disa komuna të Kosovës, kemi treguar një kujdes të shtuar në këtë fazë në lehtësimin e masave në të gjitha degët e ekonomisë, arsimit, sportit, etj., por edhe duke vënë në kontrollë mjekësore çdo person që hyn në territorin e Kosovës.

Me datë 31 maj morrëm vendimin që hyrja për këdo, shtetas ose jo të Kosovës prej 1 qershorit lejohet nga 6 pikëkalime kufitare. Kriteret për lejimin edhe të shtetasve të Kosovës edhe atyre të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Serbisë, apo shtetas të vendeve të tjera që duan të futen në Kosovë, janë që duhet të nënshkruajnë deklaratën për 7 ditë vetizolim në kushtet e shtëpisë së tyre apo aty ku do të qendrojnë. Nga ky rregull përjashtohen ata/ato qytetarë pavarësisht nga shtetësia që kanë, të cilët me rekomandim të autoriteteve përkatëse i janë nënshtruar testit në katër ditët e fundit para të paraqitjes në kufi.

Me që me siguri ka të tillë të cilët mund të kenë pasur raste kontakti, etj. dhe institucionet e vendit të tyre i kanë testuar tashmë. Ky rekomandim ka ardhur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Sepse, situata epidemiologjike në Kosovë dhe në vendet përreth nuk është pa rrezik. Në rekomandimin e fundit IKSHPK rekomandon që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të deritashme e në veçanti zbatimi i planit për masat lehtësuese që nënkupton vazhdimin e menaxhimit të mëtutjeshëm të rekomandimeve, sepse e veçanta e Kosovës është se nuk ka kapacitete shëndetësore për të përballuar një shpërthim epidemiologjik.

Aq më tepër tani kur për tre muaj pa ndalur personeli i pamjaftueshëm që ka Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, është i mbingarkuar dhe padyshim që janë të stëmunduar. Për dijeninë e opinionit mbarë shqiptarë, veçanërisht të qytetarëve nga Republika e Shqipërisë, laboratori ynë ka shumë pak mjekë që kryejnë testimet dhe pak epidemiologë e mikrobiologë në këtë situatë të vështirë. Klinika jonë Infektive i ka 126 shtretër për rastet e prekura nga virusi. Ne do të donim që këtë situatë të rëndë gjatë këtyre tre muajve të ishim edhe më afër njëri tjetrit edhe përmes ndihmave konkrete të institucioneve respektive nga dy shtetet, por për arsye objektive barnat, mjetet mbrojtëse, stafi mjekësor në Republikën e Kosovës dhe në Republikën e Shqipërisë kenë qenë të pamjaftueshme që të presim më shumë ndihmë konkrete.

Në këto kushte kur Republika e Shqipërisë po kalon po ashtu nëpër të njëjtat probleme dhe kur sistemi shëndetësor i ka këto probleme të rënda të trashëguara, nuk kemi rrugë tjetër përpos se me kujdes të madh të fillojmë nga hyrje daljet e kontrolluara dhe të monitoruara për çdo ditë. Një shpërthim i ri epidemiologjik i ri në Kosovë do të ishte fatal për të gjithë sistemin dhe me aq sa patëm përvojë këta tre muaj është pak e pritshme që institucionet simotra të Shqipërisë do të mund të ndihmonin në këto kushte. Ndaj ftojmë për durim, mirëkuptim dhe solidaritet! Kemi kaluar më të vështirën, do ta kalojmë edhe këtë moment. Askush nuk duhet ta ndjejë si ndalim për të hyrë në Kosovë, por si kujdes i domosdoshëm ndaj situatës dhe kapaciteteve që i ka Republika e Kosovës.

 

Pas

Klosi: Si do të aplikojnë hotelet dhe restorantet për plazhet private

Para

Lëvizja e papritur e Ambasadës së ShBA, çfarë pritet të ndodhë

Para
Lëvizja e papritur e Ambasadës së ShBA,  çfarë pritet të ndodhë

Lëvizja e papritur e Ambasadës së ShBA, çfarë pritet të ndodhë

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar