• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Largohu, jo se gabon por se nuk pranon gabimet” Ish-socialisti i vjetër ia përmbledh keq Ramës

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Largohu, jo se gabon por se nuk pranon gabimet” Ish-socialisti i vjetër ia përmbledh keq Ramës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri në qeverinë e Fatos Nanos, Elmaz Sherifi, i cili ka mbajtur postin e kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, ka lëshuar deklarata të forta në drejtim të qeverisë aktuale dhe kryeministrit Edi Rama.

Me anë të një editoriali, Elmazi rendit gabimet e Ramës dhe vë në dukje karakterin e tij për të mos pranuar kurrë faktin që ka gabuar.

Është pikërisht kjo veçori personale e kryeministrit  që e bën Elmazin të kërkojë largimin e tij.

Ja çfarë shkruan ai:

Filozofi surelist ka hyrë në historinë institucionale të Shqipërisë, si modeli i politikanit që nuk i pranon asnjëherë gabimet. Gabimi është njerëzor. Të mos pranosh gabimin, bën faje, dhe fajet e kane infektuar shumë rëndë qeverisjen e vendit.
Kjo sjellje është pjesë integrale e karakterit të tij, dhe përdoret që të mbajë të lidhur fort pas vetes njerëzit me vese, që e adhurojnë, se përfitojnë prej tij dhe militantë fanatikë, që edhe pse vuajnë, me të do të jenë deri në “botën tjetër”.

Filozofi Surelist ka një problem shumë të madh psikik. Ai asnjëherë nuk pranon se mund të gabojë, prandaj nuk e njeh autokritikën dhe vetëkorrigjmin. Humbjet nuk i pranojnë, as ata që bëjnë karrierë vetëm prej tij. Filozofia e tyre është pragmatiste. Duke mos pranuar gabimet dhe humbjet, mbajnë pushtetin në parti, dhe konsiderohen antiparti, kritikët, ata që thoshin të vërtetën.

Fitore u konsiderua humbja e thellë e zgjedhjeve vendore më 2007. Socialistët për herë të parë morën 112 komuna e bashki më pak se zgjedhjet vendore të 2003, kishin rreth 700 këshilltarë më pak, 8 qarqe më pak, dhe me mijëra humbën vendet e punës në administratën vendore. Por filozofi surelist, humbjen e trajtoi si fitore, dhe tërë enturazhi brohiriste në kor “fitore, fitore”. Nga filozofia e “politikës së re”, që zëvendësoi themeluesit e PS, me “kontribuesit” me lekë, dhe mosberja e koalicionit me LSI, i humbi zgjedhjet parlamentare më 2009.

Asnjë komisioner i PS nuk kundërshtoi rezultatin e zgjedhjeve dhe firmosën procesverbalet zgjedhore. Vetë filozofi surelist, sa mbaroi procesi i votimit, deklaroi në konferencë shtypi se “zgjedhjet ishin të lira e demokratike, prandaj i fituam” ! Kur doli rezultati dhe u shpall humbës, filozofi surelist, doli me tezën e tij “hap kutitë, ose largohu” dhe mbeti rrugëve të Shqipërisë me aleatin avokat

Erdhi në pushtet pasi bëri koalicion me LSI. Por, nuk bëri autokritikë se kishte gabuar në 2005. Sepse në psikiken e tij ekziston bindja, se vetëm ai nuk gabon. Humbi zgjedhjet si kryetar bashkie më 2011. E konsideroi fitore filozofi surelist. Pavarësisht se asnjë komisioner nuk kundërshtoi rezultatin.
E keni parë si vepron në qeverisjen e vendit?
Akuza të shumta për ministra e kryebashkiak të korruptuar. I pari që del në mbrojtje të tyre është kryeministri. E paprecedent kjo sjellje! Çdo kryeministër do kërkonte që ministri të përballej me të vërtetën dhe drejtësinë. Ky bën avokatinë e tyre.

Kush nuk bindet, le të shikoj e arsyetoj mbi Miratimin e Amendamentit të Parlamentit Europian që i vendos kushtet Shqipërisë. Jo-thotë filozofi sureliste, “nuk ka kushte, e duke tundur kokën me sytë në tokë, riperserite, nuk ka kushte”!
Prandaj ka mbërritur momenti që kësaj mënyre qeverisje t’i jepet fund, jo se gabohet, por se nuk pranohet se gabohet, duke kryer faje të rënda e duke ndëshkuar të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve.

 

 

Pas

Rëndohet bilanci/ Shënohet viktima e dytë për sot, humb jetën pacienti në Infektiv

Para

Një nga 7 mrekullitë e botës/ Ja arsyeja pse u ndërtua Muri i Madh Kinez

Para
Një nga 7 mrekullitë e botës/ Ja arsyeja pse u ndërtua Muri i Madh Kinez

Një nga 7 mrekullitë e botës/ Ja arsyeja pse u ndërtua Muri i Madh Kinez

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

nga Fast News
09:00 | 13/11/2025
0

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

nga Fast News
08:30 | 13/11/2025
0

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

nga Fast News
07:30 | 13/11/2025
0

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

nga Fast News
07:00 | 13/11/2025
0

Recent News

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

09:00 | 13/11/2025
6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

08:30 | 13/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar