• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Lame e nis ditën me lajmin e madh/ Ja çfarë ndodh me regjistrimin e pronave në vend

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Lame e nis ditën me lajmin e madh/ Ja çfarë ndodh me regjistrimin e pronave në vend
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Kadastrës Artan Lame e ka nisur ditën e sot me një njoftim të rëndësishëm.

Ai ka bërë me dije se është hapur zyrtarisht procesi i regjistrimit të pronave në jug të vendit.





Sipas Lames, ky proces do të trajtojë rreth 16.500 pasuri private, kryesisht toka të përfituara me AMTP (përmes ligjit 7501/1991), shtëpitë e vjetra tradicionale, objekte në proces legalizimi, prona të vjetra, objekte të privatizuara, etj.

Më tej, bëhet me dije se procesi do të trajtojë edhe rreth 5200 pasuri shtetërore, kryesisht prona të institucioneve publike, vepra infrastrukture, kullota, pyje, etj.

Prej tij do të përfitojnë rreth 8000 banorë, rezidentë apo të emigruar të këtyre zonave.

Procesin e regjistrimit fillestar është hapur për 8 zonat kadastrale të Bregdetit të Jugut dhe konkretisht:

ZK.2863 – Palasë, ZK.1481 – Dhërmi, ZK.3844 – Vuno, ZK.2518 – Lukovë, ZK.1739 – Gjilekë, ZK.1982 – Ilias, ZK.1952 – Himarë, ZK.2806 – Nivicë.

ZK.2863 – Palasë, ZK.1481 – Dhërmi, ZK.3844 – Vuno, ZK.2518 – Lukovë, ZK.1739 – Gjilekë, ZK.1982 – Ilias, ZK.1952 – Himarë, ZK.2806 – Nivicë.

DEKLARATA E PLOTE E ARTAN LAMES

“Pas një pune përgatitore prej disa muajsh, sot Kadastra Shqiptare hap zyrtarisht procesin e regjistrimit fillestar në 8 zonat kadastrale të Bregdetit të Jugut dhe konkretisht:

ZK.2863 – Palasë,

ZK.1481 – Dhërmi,

ZK.3844 – Vuno,

ZK.2518 – Lukovë,

ZK.1739 – Gjilekë,

ZK.1982 – Ilias,

ZK.1952 – Himarë,

ZK.2806 – Nivicë.

E thënë me fjalë të thjeshta, fillon procesi i regjistrimit të pronave në bregdetin e Jugut.

Rregjistrimi i pronës në Jug, është operacioni më i madh kadastral i ndërmarrë nga shteti shqiptar në atë zonë.

Ky proces do të trajtojë rreth 16.500 pasuri private, kryesisht toka të përfituara me AMTP (përmes ligjit 7501/1991), shtëpitë e vjetra tradicionale, objekte në proces legalizimi, prona të vjetra, objekte të privatizuara, etj.

Gjithashtu, procesi do të trajtojë edhe rreth 5200 pasuri shtetërore, kryesisht prona të institucioneve publike, vepra infrastrukture, kullota, pyje, etj.

Prej tij do të përfitojnë rreth 8000 banorë, rezidentë apo të emigruar të këtyre zonave.

Përgjatë 26 vjetëve që funksionon procesi i regjistrimit fillestar, ky proces ka filluar 2 herë dhe pastaj është braktisur pa u përfunduar. I premtojmë të gjithë banorëve të këtyre zonave, se kësaj rradhe shteti shqiptar do ta çojë deri në fund këtë proces.

Procesi i rregjistrimit fillestar, i ka rrënjët dhe mundësohet përmes ligjit të ri për Kadastrën, të hyrë në fuqi në fillim të vitit të kaluar, si edhe të ligjit për për fundimin e proceseve tranzitore, të hyrë në fuqi para rreth një muaji.

I gjithë procesi i rregjistrimit, do të kryhet dhe monitorohet nga ekipet tona të dërguara nga Tirana.

E bëjmë këtë edhe për shkak të ekspertizës më të mirë e cila është e grumbulluar pikërisht pranë Drejtorisë së Përgjithshme këtu në Tiranë, por edhe për shkak të shmangies së konfliktit të interesit midis punonjësve lokalë, si edhe për të mos përfshirë në këtë proces një drejtori rajonale, e cila për fat të keq muajt e fundit ka shfaqur problematika të mbartura e mahisura prej vitesh.

Gjatë kësaj periudhe përgatitore, jemi ndeshur në një mori problematikash të mbartura e të shtresëzuara në vite.

Jemi ndeshur me akte pronësie të mbivendosura nga dy, e nga tre, e nga katër herë; jemi ndeshur me dokumenta të falsifikuara; jemi ndeshur me presione nga më të ndryshmet; jemi ndeshur me vendime komisionesh, me vendime gjykatash, me vendime kthimi pronash, të gjitha problematike; jemi ndeshur me zhdukje, me fshehje, dhe me manipulim dokumentacioni.

Por mbi të gjitha, jemi ndeshur me dëshirën e këtyre banorëve për t’i dhënë fund këtij kalvari.

Në këtë pikë, nga banorët e Bregut kërkoj vetëm dy gjëra: besim dhe bashkëpunim.

-Besim në procesin dhe në vullnetin tonë për ta kryer atë.

-Bashkëpunim me punonjësit tanë, për të ofruar gjithë dokumentacionin e kërkuar dhe për të plotësuar të gjitha kërkesat tona.

Pas përmbylljes së këtij procesi që do të zgjasë disa muaj, në bregdetin e Jugut do të krijohet mundësia për investime të ligjshme, që nga ai pronari që do të hapë një dy apo tre dhoma për turistët pranë shtëpisë së tij, e deri tek komplekset dhe hotelet turistike të mëdha.

Gjithashtu, siguria juridike që do të krijojë ky proces, do të çojë në uljen drastike të konflikteve të pronës përgjatë gjithë zonës.

Në ditët në vijim, ne do të jemi vazhdimisht në kontakt si me mediat ashtu edhe me publikun, duke ofruar informacione të detajuara rreth procedurave, rreth zyrave të hapura në terren, do të njoftojmë për ecurinë dhe problematikat e ndeshura, etj.

 

Pas

Kërcet arma në Elbasan, plagoset një person në banesë

Para

Plumbat në Elbasan/ Atentat ‘të fortit’ Ardian Çapja, digjet edhe një makinë

Para
Plumbat në Elbasan/ Atentat ‘të fortit’ Ardian Çapja, digjet edhe një makinë

Plumbat në Elbasan/ Atentat ‘të fortit’ Ardian Çapja, digjet edhe një makinë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

nga Fast News
09:00 | 22/08/2025
0

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

nga Fast News
08:30 | 22/08/2025
0

Si ndikojnë mediat sociale tek të rinjtë?

Si ndikojnë mediat sociale tek të rinjtë?

nga Fast News
08:00 | 22/08/2025
0

Defekte në rrjet, ja zonat pa ujë në kryeqytet

Defekte në rrjet, ja zonat pa ujë në kryeqytet

nga Fast News
07:30 | 22/08/2025
0

Recent News

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

09:00 | 22/08/2025
Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

08:30 | 22/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar