Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar përmes një statusi në Facebook pas deklaratës së kryeministrit Rama për rikthimin e karantinës në rast se rritet numri i të infektuarve me COVID-19.
Manjani shkruan se Rama nuk ka pse habitet për rritjen e numrit, pasi gjatë karantinës QSUT ishte mbyllur, ndërsa tani është kthyer në burim infeksioni.
Ndër të tjera u shpreh se nuk duhet t’u kërkojë llogari qytetarëve, por të shpjegojë pse ky institucion po infekton njerëz.
Postimi i Ylli Manjanit:
“Kaq të infektuar nuk i kishim as në kulmin e pandemisë”- thotë Ai që nuk do fliste më për COVID.
Po sigurisht që nuk kishte kaq të infektuar sepse QSUT ishte e mbyllur. Të shkoje atje duhet të ishe me fat të kapje 127 dhe, pak më me shumë fat të kapje ndonjë ambulancë.
Tani që u hap QSUT, në vend të shërojë infekton. Infekton të personelin e kë mundet.
Ndërkohë, Shefi i Madh në vend të japë llogari pse institucioni publik infekton njerëz, u kërkon llogari njerëzve pse duan të kthehen në normalitet.
Ky është më i miri për krejtve që nuk jep, por i kërkon llogari popullit të vet.