• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Gati për të vjedhur një banesë por u pikasën nga pronari, arrestohen 6 persona në Tiranë (EMRAT)

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Gati për të vjedhur një banesë por u pikasën nga pronari, arrestohen 6 persona në Tiranë (EMRAT)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Ata u zbuluan teksa po përpiqeshin të vidhnin një banesë në Tiranë, nën kërcënimin e armëve.





Mësohet se të arrestuarit janë: Spartak Qoku, Petro Sava, Aleks Kala, Klaudio Metaj si edhe Franci Alimi. Ky i fundit u arrestua për tritolin që iu vu një lokali tre ditë më herët në Tiranë.

Fillimisht grupi është nisur për të vjedhur një banesë por plani i tyre nuk funksionoi.

Ata u pikasën nga pronari i shtëpisë i cili njoftoi policinë.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Tentuan të vidhnin me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, në një banesë, Policia zbardh ngjarjen.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Mozaiku”.

Vihen në pranga 6 persona, 1 tjetër shpallet në kërkim.

4 ditë më parë, gjatë operacionit policor të koduar “Eksplozivi”, u arrestua dhe një pjesëtar i këtij grupi.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit dhe veshjet e përdorura gjatë tentativës për vjedhje, dy automjete, një sasi municioni luftarak dhe 5 telefona celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Frederik Shiroka”, persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin me armë në banesën e shtetasit E. M, por nuk kanë mundur, pasi janë diktuar nga të zotët e banesës, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga ana e strukturave për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacioni “Mozaiku”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit, për shtetasit:

– S. Q., 30 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje në bashkëpunim, P. S., 23 vjeç, A. K., 28 vjeç, E. H., 25 vjeç, K. M., 33 vjeç dhe A. K., 31 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. Sh., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi F. A., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili është arrestuar gjatë operacionit policor të koduar “Eksplozivi”, si autor i dyshuar për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, ngjarje e ndodhur më datë 11.06.2020, në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” Tiranë, është bashkautor edhe në këtë ngjarje.

Gjate veprimeve hetimore janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet si më poshtë:

Një armë zjarri pistoletë, veshjet e përdorura gjatë tentativës për vjedhje, një sasi municioni luftarak, dy automjete dhe 5 telefona celularë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasit S. Q. dhe E. H., në bashkëpunim me shtetasin E. K. (i arrestuar më parë), janë autorë të vjedhjes së banesës së shtetasit M. Sh., ngjarje e ndodhur në muajin prill 2020.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta persona.

Materialet do t’i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me armë” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

 

Pas

Xhiro në Tiranë me biçikletën rozë, Rama komplimenton deputetin 80-vjeçar të opozitës (FOTO)

Para

“Transformim total” Rama jep lajmin e rëndësishëm: Hapet Bypassi i Fierit

Para
“Transformim total” Rama jep lajmin e rëndësishëm: Hapet Bypassi i Fierit

"Transformim total” Rama jep lajmin e rëndësishëm: Hapet Bypassi i Fierit

Të Gjitha

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

nga Fast News
09:00 | 20/06/2025
0

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

nga Fast News
08:30 | 20/06/2025
0

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

nga Fast News
08:00 | 20/06/2025
0

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

nga Fast News
23:52 | 19/06/2025
0

Recent News

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

09:00 | 20/06/2025
Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

08:30 | 20/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar