• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Dëshmia tronditëse/ “Abazi kreu marrëdhënie edhe me shoqet e mia”

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
Dëshmia tronditëse/ “Abazi kreu marrëdhënie edhe me shoqet e mia”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Përveç 15 vjeçares, duket se pre e epsheve të Abaz Dogut kanë rënë të paktën edhe dy vajza të tjera të mitura që studionin në shkollën 9-vjeçare në Babrru, ku ai ishte roje.

Gjithçka është zbuluar nga dëshmia që 15 vjeçarja ka dhënë para Oficerit të Policisë Gjyqësore kur ka shkuar që të padisë abuzuesin e saj Abaz Dogu, për të cilin gjykata dha sot masën e sigurisë “arrest me burg”.





Në dëshminë e siguruar ekskluzivisht nga Abc News, 15 vjeçarja tregon se dy shoqet e saj, njëra që jeton në Greqi dhe një tjetër që jeton këtu, i kanë treguar se edhe ato janë marrë nga Abaz Dogu për të kryer marrëdhënie seksuale tek shtëpia e vëllait të tij emigrant në Babrru të Tiranës.

Si nisi?

Në dëshminë e vajzës të siguruar nga Abc Neës, 15 vjeçarja tregon se fillimisht Abaz Dogu, me detyrë roje i gjimnazit të Babrru e ka kërcënuar vajzën duke thënë: “Të kam parë në një foto me një djalë dhe atë do t’ja tregoj të gjithëvë nëse nuk vjen me mua tek toka” duke nënkuptuar kryerjen e marrëdhënieve seksuale.

“Me sa mbaj mend ka qenë maj ose prill 2019. Unë nga frika kam pranuar të shkoj tek banesa e Abaz Dogës që është rreth 100 metra nga shtëpia ime”, tregon vajza para policisë.

Përdhunimi

Më tej, e mitura tregon se është tërhequr nga dora prej Abaz Dogës dhe është futur në një dhomë me pak mobilie.

“Pasi më ka tërhequr prej dore, Abazi më ka futur në një dhomë ku kishte një krevat dopio, një krevat rrobash, dy komodina të vogla dhe një sirtar”, vijon e mitura.

Pasi e ka futur në këtë dhomë, e mitura tregon se Abaz Dogu e ka prekur në vende intime dhe ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj.

“Kjo ka qenë hera e parë që kam kryer marrëdhënie seksuale me një person”, tregon më tej e reja.

Pasi është abuzuar, vajza është veshur dhe ka ikur në shtëpi, ndërsa ka treguar se pasi është përdhunuar nga Abaz Dogu ka patur dhimbje barku.

Por, i moshuari nuk është mjaftuar me kaq. Ai ka kërkuar të kryejë marrëdhënie seksuale më të miturën në vijim duke e shantazhuar se do t’i shkruante emrin në muret e pallatit nëse nuk shkonte tek “toka”.

Vajza rrëfen se për disa muaj nuk ka shkuar tek shtëpia sipas dëshirës së Abaz Dogës, por një ditë e ka parë emrin e saj të shkruar të muri i pallatit.

“Atë ditë kam qarë shumë”, tregon 15 vjeçarja.

E thyer nga presioni i Abaz Dogës, e mitura ka shkuar sërish tek shtëpia ku e ka kërkuar i moshuari duke kryer marrëdhënie seksuale me të.

Ky është edhe momenti kur i moshuari ka filmuar aktin seksual më të miturën duke ia shpërndarë më pas Klajdi Poçit.

20 vjeçari
Klajdi Poçi është takuar disa ditë më vonë me vajzën duke i thënë se duhej të kryente marrëdhënie me të, ndryshe videon do t’ja shpërndante edhe të tjerëve.

Pas presioneve, e mitura tregon se ka kryer marrëdhenie seksuale me Klajdi Poçin sërish tek shtëpia e vëllait emigrant të Abaz Dogut.

Vajza tregon se me Poçin ka kryer marrëdhënie seksuale vetëm një herë, ndërsa abuzimi i Abaz Dogut ka vijuar deri në mars të këtij viti.

“Për herë të fundit me Abaz Dogun kam kryer marrëdhënie seksuale në mars të vitit 2020”, tregon ajo.

Abuzimi me dy vajzat e tjera
Në dëshminë e saj, e mitura tregon se shoqet i kanë treguar se Abaz Dogu ka abuzuar edhe me dy shoqet e saja të mitura.

“Për këtë ngjarje, faktin që unë shkoja tek shtëpia e Abaz Dogut e dinte edhe shoqja ime M.C që aktualisht është në Greqi me familjen e saj. M.. më ka thënë se kur ishte këtu, ajo edhe një shoqja jonë tjetër S..kanë shkuar po ashtu tek shtëpia e Abaz Dogut për të kryer marrëdhënie seksuale”, tregon e mitura duke zgjeruar kështu skandalin me abuzimin ndaj të miturave nga roja i shkollës.

Denoncimi
Për shkak të karantinës së shkaktuar nga koronavirusi, vajza ka qendruar për disa javë në shtëpi, por më datë 29 maj ka dalë prej aty duke shkuar me një shoqen e saj tek shtëpia e një tjetër shoqeje.

Në këtë moment, Abaz Dogu i ka ndjekur ato sipas dëshmisë së të miturës. Pas kësaj, ai ka telefonuar vëllain e vajzës duke i thënë se ajo kishte shkuar tek Kodra e Kuqe. Pasi mësuan se vajza kishte dalë nga shtëpia pa leje, prindërit i kanë kërkuar asaj llogari, gjë e e cila ka bërë që e mitura të shpërthejë duke treguar të gjithë abuzimin.

Në këtë moment, prindërit dhe vajza kanë shkuar në polici duke denoncuar Abaz Dogun dhe djemtë e tjerë që abuzuan me të.

Policia ka arrestuar edhe dy të rinj të tjerë të mitur për abuzimin ndaj vajzës, të cilët nuk janë zbuluar nga dëshmia e saj, por nga videoja e abuzimit me të. /abcnews.al/

Pas

Denoncimi i fortë/ Një ish i dënuar emërohet agjent i antidrogës në Vlorë

Para

Në pranga i shumëkërkuari, i akuzuar për vjedhje në Gjermani

Para

Në pranga i shumëkërkuari, i akuzuar për vjedhje në Gjermani

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

nga Fast News
14:10 | 22/08/2025
0

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

nga Fast News
09:00 | 22/08/2025
0

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

nga Fast News
08:30 | 22/08/2025
0

Si ndikojnë mediat sociale tek të rinjtë?

Si ndikojnë mediat sociale tek të rinjtë?

nga Fast News
08:00 | 22/08/2025
0

Recent News

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

14:10 | 22/08/2025
Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

09:00 | 22/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar