• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Vjollca Braho, që gjobiti e mbylli RTV-ORA, prej 15 vitesh është N/kryetare Bordi në RTSH

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Vjollca Braho, që gjobiti e mbylli RTV-ORA, prej 15 vitesh është N/kryetare Bordi në RTSH
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Prej 4 vitesh, ka qenë kryekëshilltare tenderësh e të gjobiturit Artur Zheji/ Profil administrativ i “dhelprës” me nofkën penale: “Vjollca e ilaçeve dhe pensioneve false”; e cila u bë “kamxhik” në duart e një kryeministri, që mediave të “Surrelit” u shet troje me 1 Euro/m2 në mes të Tiranës, ndërsa mediave denoncuese, u vendos dryna e gjoba nga 8000 Euro

Kryetari i OSBE, Edi Rama e filloi masakrën me gjoba gazetarësh e mbyllje mediash në Shqipëri; pa miratuar akoma, ligjin “Anti-media”, ndoshta si “test” për të provuar efektin e kësaj aventure të nisur qysh pas ardhjes në pushtet.



Para 24 orësh, 3 inspektorë të shëndetësisë, hodhën nën derën e RTV-ORA; 2 gjoba nga 1 milionë lekë dhe urdhërin e firmosur nga drejtore Vjollca Braho, për mbyllje ekrani, me motivin se nuk ka zbatuar aktin normativ të “beut të Surrelit”, për 1 të ftuar në studio.

Komentuesit në rrjetet sociale, i tërhoqën vëmendjen drejtores Braho, për “mungesë integriteti”; për faktin se u përdor si “kamxhik” i Ramës, për të goditur një TV që denoncon zullumet e tij.

Mirëpo opinoni i tërheq kot vëmendjen drejtores Vjollca Braho, mbasi postet dhe pagat e shumta, që ka në pushtet; tregojnë se atë e tërheq për hunde kryeministri.

Prej 25 vitesh, Vjollca Braho nuk ka mbetur asnjë sekondë, pa postin “N/drejtore e drejtore”; vetëm në vendet ku qarkullojnë miliona dhe ku ka “shesh për përshesh” përfitimesh; jo se është “shkencëtare”, por sepse aktron me çdo kryetar, parti e qeveri.

Prej 17 muajsh, është Drejtore e Inspektoriatit Shëndetësor; veçse nuk vë gjoba e bllokime tek depot, fabrikat, tregjet ushqimore dhe ujësjellësat e spitalet; por gjobit e bllokon mediat.

Në këtë detyrë, ajo është emëruar nga Edi Rama, pasi tradhëtoi (PDIU) Shpëtim Idrizin, që në vitin 2012 në pushtet me Berishën, e bëri Drejtore të Sigurimeve Shoqërore, ku qëndroi deri në vitin 2015; viti kur u dha pensione mijëra të vdekurve e la pa pensione të gjallët.

Pas kësaj detyre, po nga Edi Rama, me logon e PDIU dhe pazarin e Shpëtim Idrizit; Vjollca u emërua Drejtore e Ilaçeve (FSDKSH), të kësaj “grope së zezë” korrupsioni e krimi ç’njerëzor me ilaçet; të cilën e thelloi më tepër.

Qysh prej vitit 2015, po nga Edi Rama është emëruar N/kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, fillimisht si përfaqësuese e PDIU dhe prej 30 qershorit 2019, si anëtare e “G-99”.

Po prej Edi Ramës, në tetor 2016, pasi braktisi PDIU, u emërua Zv/ministre e Punës, Mirëqenies Sociale e Rinisë; dhe po kështu N/kryetare Bordi e Sigurimeve Shoqërore.

Nuk është çudi, që Vjollca, me gjithë këto paga që “ha” në pushtet; të mos e zbatojë urdhrin e Ramës; për të gjobitur e mbyllur jo 1 media, por të gjitha të mediat që piketon “babloku”.

Çudia është, se kjo anëtare e çdo partie dhe drejtore e çdo pushteti, ka lidhje të hershme pune me mediat.

– Drejtore Vjollca Braho, ka patur vartëse me pagë të 3-të në FDKSSH, “ekspertën e Ujësjellësit”, Bieta Sulo, njëherazi dhe punonjëse e Vjollcës së TV-TOP.

– Prej 15 vitesh, është N/krytare e Bordit të Administrimit të RTSH. Prej 3 vitesh, ka qenë Krye-këshilltare e të gjobiturit, Artur Zheji, kur ky ishte Drejtor i RTSH.

– Prej 4 vitesh, është eksperte kontabël e mediave të pushtetit.

Prandaj dhe mediat, nuk e kanë “ngacmuar” kur ka bërë “zullume” korrupsioni me çmimet, çilësinë dhe rrezikun e ilaçeve; apo kur ka bërë “qoka e zullume”, me dosjet pensioneve.

Por që të jemi të saktë; Vjollca ka ditur të vetë-mbrohet e shpëtojë nga drejtësia në çdo rast sikleti; duke emëruar shefe sektori gruan e Adriatik Llallës. Kaq për sot./Pamfleti/

Pas

Andi Bejtja: Opozita bashkë me Aleancën të mos lejojnë Teatrin e ri

Para

Sherr brenda qeverisë/ “Ishe për mëshirë” zv.ministri sulmon Elva Margaritin: Pse u poshtërua ashtu?

Para
Sherr brenda qeverisë/ “Ishe për mëshirë” zv.ministri sulmon Elva Margaritin: Pse u poshtërua ashtu?

Sherr brenda qeverisë/ “Ishe për mëshirë” zv.ministri sulmon Elva Margaritin: Pse u poshtërua ashtu?

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar