Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq të Korçës.
Policia ka vënë në pranga një 37-vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 18-vjec.
Ka qenë vajza e cila ka denoncuar babain në lidhje me këto ngacmime dhe ky i fundit u arrestua sot nga uniformat blu.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me inicale R.M, 37 vjeç.
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij 18-vjeçare.