• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Tenderët, në 2019-n bizneset ankimuan procedura me fond limit total 243 milionë euro

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Tenderët, në 2019-n bizneset ankimuan procedura me fond limit total 243 milionë euro
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Operatorët ekonomikë që kanë vlerësuar se kushtet e vendosura në tendera nuk i trajtonin në mënyrë të barabartë, apo vlerësimi i ofertave nuk ishte i drejtë, kanë paraqitur ankesë pranë Komsionit të Prokurimit Publik. Në total fondi limit për të gjithë procedurat e ankimuara është mbi 243 milionë euro çka përbën 27 për qind të fondit total të prokurimeve që janë zhvilluar në vitin 2019.

Raporti vjetor i Komisionit të Prokurimit Publik zbulon se pranë tij vitin e kaluar janë depozituar 1052 ankesa, ku për 1044 prej tyre, Komisioni i Prokurimit Publik ka dalë me vendimmarrje gjatë vitit 2019.

Gjatë 2019, vijon që numrin më të madh të ankesave e zënë, ato në lidhje me procedurat e prokurimit për ofrimin e shërbimit privat të sigurisë fizike dhe shoqërim të vlerave monetare me 407 ankesa nga 1044 në total ose 39 % duke shënuar një ulje, krahasuar me 53.6 % që ka qenë pesha e këtyre ankesave në vitin 2018.



Por cili është grupi i tenderave më i ankimuar nëse marrim si referencë vlerën e fondit limit. Sipas të dhënave zyrtare të paraqitura nga KPP referuar 6 intervaleve të fondeve limite të procedurave të prokurimit/ankandeve/lejeve minerare dhe koncesioneve/PPP, shqyrtuar gjatë vitit 2019, konstatohet se 45.05 % e ankesave të administruara pranë Komisionit të Prokurimit Publik gjatë vitit në raportim, lidhen me procedurat me fond limit nga 1,000,001 lekë pa përfshirë vlerën e TVSH deri në 5,000,000 lekë pa përfshirë vlerën e TVSH.

KPP vlerëson se lidhur me kategorizimin e ankimeve sipas fazës së procesit për të cilin është paraqitur ankimi, rezulton se nga totali i ankesave të shqyrtuara 211 ankesa ose 20 % e ankesave në total, janë paraqitur për kundërshtimin e kritereve të vendosura nga autoritetitet kontraktore në dokumentat e procedurave përkatëse, 841 ankesa ose 80 % e ankesave në total, janë paraqitur lidhur me vendimet e autoriteteve kontraktore në fazën e vlerësimit të ofertave.

Sa i takon ankesave në fazën e vlerësimit të ofertave raporti zbulon arsyet e dhëna nga bizneset ku së pari është cilësuar skualifikim i padrejtë dhe i pabazuar në ligj dhe në rregullat e prokurimit i ankimuesit nga ana e autoriteteve kontraktore për mospërmbushje të kritereve kualifikuese dhe/ose specifikimeve teknike.

Së dyti kualifikim i padrejtë dhe i pabazuar në ligj dhe në rregullat e prokurimit i ofertuesve të tjerë të ndryshëm nga ankimuesi duke u anashkaluar kërkesat e vendosura nga vetë autoritetet kontraktore për përmbushje të kritereve kualifikuese dhe/ose specifikimeve teknike;

Së treti mosrespektimi i rregullave për njoftimet dhe komunikimin me pjesëmarrësit në një procedurë prokurimi; Së katërti mosrespektimi i afateve dhe procedurave të kualifikimit dhe përzgjedhjes nga autoritetet kontraktore, duke kërkuar anullimin e procedurës. /Monitor/

Pas

SPAK heton kujdesin shëndetësor, sekuestrohen dosjet e tenderave të periudhës së Vjollca Brahos

Para

Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë në mesnatë, lëkundjet ndihen deri në Vlorë e Gjirokastër

Para
Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë në mesnatë, lëkundjet ndihen deri në Vlorë e Gjirokastër

Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë në mesnatë, lëkundjet ndihen deri në Vlorë e Gjirokastër

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

nga ro ot
15:57 | 11/09/2025
0

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

nga Fast News
10:30 | 11/09/2025
0

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

nga Fast News
10:00 | 11/09/2025
0

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

nga Fast News
09:30 | 11/09/2025
0

Recent News

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

15:57 | 11/09/2025
Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

10:30 | 11/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar