Numri i personave të prekur me koronavirus në vendin tonë vijon të mbetet i lartë.
Mësohet se 24 orët e fundit janë shënuar 21 raste të reja.
Të dhënat i ka bërë të ditura ministria e Shëndetësisë në komunikimin e përditshëm publik.
Deri më tani numri i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 1050.
Tirana mbetet vatra kryesore me 101 të sëmurë me COVID-19.
Nga 21 rastet e reja, 13 janë në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të një infermiereje e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit.
Prej tyre 9 janë pa simptoma dhe të vetëizoluar, ndërsa 4 pacientë janë transferuar në spitalin Infektiv.
Ndërkohë 9 pacientë janë shëruar nga virusi vdekjeprurës 24 orët e fundit, duke e çuar mbi 800 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
21 raste të reja sot – Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.
Në 24 orët e fundit vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve te reja te prekur me Sars-Cov2 në Tiranë, ndërsa të gjithë zonat e tjera rezultojnë pa raste të reja. Janë testuar 262 qytetarë të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 21 raste pozitive, të gjitha në Tiranë.
QSUT, vatër epidemike – Nga një hetim i thellë epidemiologjik, rezulton se ndër rastet e reja janë 13 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të një infermiere e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit. Prej tyre 9 janë pa simptoma dhe të vetëizoluar, ndërsa 4 pacientë jane transferuar në spitalin infektiv.
Tirana vatra kryesore – Nderkohë vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë, e cila mbetet vatra kryesore në vend.
25 të shtruar te Infektivi – Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 25 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.
9 të shëruar sot – Ne 24 orët e fundit janë të shëruar 9 qytetarë, duke e çuar mbi 800 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
COVID-19 – Statistika (27 Maj 2020)
Testime totale 15094
Testime molekulare 13768
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 1050
Raste të shëruara 812
Raste Aktive 205
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike
Tiranë 101
Durrës 51
Krujë 23
Shkodër 12
Kamëz 9
Berat 6
Fier 2
Korçë 1
15 mijë testime – Deri tani janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1050. Prej tyre aktualisht janë 205 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Apeli – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën personale. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo rast të dyshuar, telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.