• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Presidenti Meta vlerëson me titullin “Mjeshtër i Madh”, aktorin Kastriot Çaushi

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Presidenti Meta vlerëson me titullin “Mjeshtër i Madh”, aktorin Kastriot Çaushi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme, Presidenti i Republikës vlerësoi me Titullin “Mjeshtër i Madh” aktorin e shquar Kastriot Çaushi.

Në filmin shqiptar, aktori ka portretizuar, veç shumë e shumë personazhesh të tjerë historikë, edhe Heroin e Popullit Vasil Laçi, “Për kontributin e shquar në artin skenik dhe në kinematografinë shqiptare, si dhe për edukimin artistik të shumë brezave artistësh të rinj. I dalluar për nivelin e lartë të interpretimit me profesionalizëm në saje të talentit të tij të veçantë e të spikatur, në krijimin e personazheve të arritur artistikisht dhe të paharruar për publikun shqiptar”.





Në ceremoninë solemne të organizuar në Institucionin e Presidentit të Republikës, Kreu i Shtetit theksoi se:

“Kam nderin të dekoroj me titullin Mjeshtër i Madh, një personalitet të shquar të kinematografisë shqiptare, Profesor Kastriot Çaushi, ai i cili e portretizoi më së miri figurën e Vasil Laçit, këtij Heroi të Popullit, në filmin ‘Plumba Perandorit’ të regjisorit të shquar Mevlan Shanaj.

‘Më jepni një krehër’ mbetet një nga momentet më ikonike të kinematografisë shqiptare, por edhe më prekëse për publikun shqiptar. Sikurse edhe shumë interpretime të tjera të tij në filmat ‘Apasionata,’ ‘Shirat e Vjeshtës’, ‘Nusja dhe Shtetrrehtimi, ‘Liri a Vdekje’ ‘Qortimet e Vjeshtës’ e shumë filma të tjerë të cilët në Shqipërinë e viteve 80-të frymëzuan brezat e asaj kohe mbi artin e vërtetë, dhe shërbyen si shtysë për shumë të rinj e të reja të ndiqnin rrugën e aktrimit apo artit skenik.

Profesor Kastriot Çaushi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në artin, kinematografinë dhe dramaturgjinë shqiptare.

Në repertorin e tij të pasur shquhen edhe interpretimet teatrale në Teatrin Skampa, Teatrin Kombëtar, dhe Teatrin e Akademisë së Arteve, me role të rëndësishme, përfshirë edhe ato shekspiriane, si në kryeveprat ‘Romeo dhe Zhulieta’ dhe ‘Rikardi i Tretë’.

Profesor Çaushi është i njohur nga publiku shqiptar edhe si prezantues artistik, bashkautor librash mbi aktrimin, dhe prej shumë dekadash ka kontribuar në kultivimin e aktorëve të rinj si pedagog në Akademinë e Arteve, Dekan në Fakultetin e Artit Skenik dhe Rektor në Universitetin e Arteve, një institucion i arsimit të lartë të cilin ai e ka drejtuar me shumë sukses dhe profesionalizëm.”

Duke iu drejtuar të pranishmëve në ceremoni, Presidenti Meta u shpreh: “Krijimi i një marrëdhënie të ngushtë me audiencën është zemra e aktrimit.

Kastriot Çaushi ka prekur ndër vite zemrat e shqiptarëve përmes roleve të tij të mrekullueshme, të cilat jo vetëm kanë treguar një mjeshtëri të madhe artistike por kanë transmetuar edhe mesazhe vlerash shoqërore, patriotizmi dhe virtytesh njerëzore,  duke krijuar një marrëdhënie të ngushtë me audiencën e disa brezave dhe duke e bërë atë një prej aktorëve më të dashur dhe më popullorë për shqiptarët.

Kinematografia dhe teatri shqiptar kanë nxjerrë ndër vite aktorë të shquar të cilët ia kushtuan jetën tyre artit dhe publikut.

Ne nderojmë e kujtojmë të gjithë artistët, aktorët dhe regjisorët shqiptarë ndër vite, të cilët janë një pasuri e vërtetë dhe e çmuar kombëtare.

I kujtojmë të gjithë ata, sot më shumë se sa kurrë, pasi gjatë këtyre viteve, e sidomos ditëve të fundit, janë parë nga një audiencë jo vetëm shqiptare, duke përjetuar një dramë të vërtetë që ka tronditur të gjithë opinionin ndërkombëtar.

Protagonistë realë të një tragjedie, indiferentizmi dhe përçmimi për fat të keq nga institucionet – të dhunuar në bulevard apo të shoqëruar me pranga në rajonet e Policisë.

‘Vlerësimi universal i artit u përket atyre vendeve dhe atyre epokave që nuk sundohen nga materializmi,’ – ka thënë një personalitet i shquar, ndaj edhe sot artistët, aktorët, regjisorët, meritojnë respekt dhe vëmendje maksimale pasi ata janë shpirti dhe talenti i shoqërisë sonë.

Qytetet e Shqipërisë duhet të kenë më shumë teatro dhe kinema, dhe jo të shkatërrohen edhe ato pak që kemi trashëguar, sepse shoqëria jonë ka një nevojë të madhe për tempuj kulture, që ushqejnë, edukojnë dhe frymëzojnë rininë shqiptare të ndjekë rrugën dhe misionin e artit dhe të njohë trashëgiminë tonë kulturore dhe kombëtare.

Që të rinj e të reja të ecin në gjurmët e artistëve dhe aktorëve të mëdhenj të skenës dhe kinematografisë shqiptare, si Mjeshtri i Madh Kastriot Çaushi dhe një numër i madh personalitetesh të tjera të shquara të kësaj fushe, për të cilët ne do krenohemi gjithmonë, e që do mbeten të paharruar në zemrat dhe kujtimet e të gjithë shqiptarëve.”

 

 

Pas

Qytetari: Njërin nënkryetar e denoncova, tani dua të bëj për një tjëtër

Para

Romë/ Qytetarët në panik, 5 vatra zjarresh në pak orë

Para
Romë/ Qytetarët në panik, 5 vatra zjarresh në pak orë

Romë/ Qytetarët në panik, 5 vatra zjarresh në pak orë

Të Gjitha

Paraja cash në qarkullim, rekord i ri i eurove dhe lekëve jashtë kontrollit

Paraja cash në qarkullim, rekord i ri i eurove dhe lekëve jashtë kontrollit

nga Fast News
08:00 | 01/07/2025
0

One Albania prezanton ‘One Business Select’:  zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

One Albania prezanton ‘One Business Select’: zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

nga Fast News
17:59 | 30/06/2025
0

Shqipëria thyen rekord në Europë: Nga çmimet më të shtrenjta, largimi i të rinjve, pensionet e ulëta te të ardhurat më të pakta për frymë

Shqipëria thyen rekord në Europë: Nga çmimet më të shtrenjta, largimi i të rinjve, pensionet e ulëta te të ardhurat më të pakta për frymë

nga Fast News
09:30 | 30/06/2025
0

Shqipëria drejt hartës së luksit global në turizëm

Shqipëria drejt hartës së luksit global në turizëm

nga Fast News
09:00 | 30/06/2025
0

Recent News

Paraja cash në qarkullim, rekord i ri i eurove dhe lekëve jashtë kontrollit

Paraja cash në qarkullim, rekord i ri i eurove dhe lekëve jashtë kontrollit

08:00 | 01/07/2025
One Albania prezanton ‘One Business Select’:  zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

One Albania prezanton ‘One Business Select’: zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

17:59 | 30/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar