Ora 19:40 – Përfundon protesta/ Budina: Qytet më qytet për të mbledhur firma
Protesta e organizuar nga Aleanca për Teatrin, e cila filloi në orën 17:30. Ndërkaq, fjalën mbyllëse e ka mbajtur regjisori Robert Budina, i cili njoftoi se nesër në orën 11:00 Aleanca për Teatrin do të depozitojë në Prokurori një kallëzim penal për atë çfarë ndodhi me Teatrin, që nga kalimi i godinës në pronësi të Bashkisë Tiranë, e deri te shembja e paligjshme.
Budina shtoi se që nga pasnesër, Aleanca për Teatrin do të shkojë qytet më qytet për të protestuar dhe për të mbledhur firmat e peticionit, ku kërkohet që teatri të rindërtohet në të njejtin vend, ashtu siç ishte më parë, por sigurisht më modern, me kushte më të mira.
Ora 19:30 – “Nuk e duan të bukurën”/ Mërtiri: Rama dhe Veliaj po ngrenë kudo një tallava
Përfaqësuesi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Ergys Mërtiri në fjalën e tyre para protestuesve në mbojtje të Teatrit është shprehur se ajo që po ndërton Rama me Veliajn është një tallava.
Mërtiri ndër të tjera në fjalën e tij ka theksuar se kjo qeveri nuk e do teatrin, pasi teatri është elitar.
Kjo është një qeveri që synon synon të ndërtojë një qytet gradaçelash.
“Ky Teatër ishte pjesë e të paktave vlerave kulturore që i kishte mbetuur kryeqytetit dhe Rama dhe Veliaj kanë urrejtje ndah gjërave të bukura, pasi janë vetë të shëmtura, janë të shëmtura në shpirt, në politikat që bëjën. Ajo çfarë po ngre Rama është kudo që një tallava. Kultura që ai kërkon të kultivojë është tallava. Sepse kultura e cdo vendi totalitar është tallava. Ne kemi politikë tallava, analistë tallava, gjykata tallava, akademikë tallava. Prandaj nuk duan teatër, sepse teatri është elitar dhe jo tallava. Teatri është e kundërta e betonit që këta po ngrenë. Ata duan të ndërtojnë një qytet gradaçelash. Shikoni si e ka bërë kryeministrin me drita. Ajo që është më e tmerrshme është se jetesa jonë po masakrohet. Rama i ka kapur të gjitha pushtetet e pavarura”, është shprehur Mërtiri.
Ora 19:20 – A do të ndërtohet Teatri nga buxheti i shtetit? Ja si përgjigjet Rama
Kryeministri Edi Rama është indinjuar nga pyetja e gazetares së “Euronews Albania”, se ku do t’i gjejë paratë qeveria për të ndërtuar teatrin e ri 30 milion lekësh, në një kohë krize ekonomike nga pandemia e koronavirusit.
Rama ka thënë se paratë nuk do të paguhen nga buxheti i shtetit, por nga buxheti i bashkisë së Tiranës. Qeveria do të dalë garant për kredinë që do marrë bashkia.
“Teatri nuk do ndërtohet me para nga buxheti i shtetit, nuk do të hidhet asnjë qindarkë nga fondet e tërmetit apo të Covid-it. Do të ndërtohet me financimin e Bashkisë së Tiranës 100% dhe me garanci të qeverisë, do të merret si kredi. Një kredi që s’ta jep kush për këto të tjerat”, tha Rama.
Ora 19:10 – Policia e dhunoi, Lela: Edi Rama dhe Sandër Lleshi u treguan burracak, nuk i fal
Ditën kur u shemb Teatri Kombëtar, analisti dhe gazetari Alfred Lela u dhunua nga efektivët e policisë. Ndërkq, në protestën e sotme, Lela ishte një ndër folësit e protestës së sotme të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Gjatë fjalës së tij, duke kujtuar dhunën ndaj tij mëngjesin e 17 Majit, tha se policët i fal për dhunën e ushtruar natën e rrëzimit të Teatrit, por kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm jo.
“Unë i kam falur policët sepse janë bija e bijë nënash të bërë kokë turku, por nuk janë të parët, qofshin të fundit. Nuk e kam falur e nuk do e fal Edi Ramën dhe Sandër Leshin, jo se u dhunova atë ditë, as sepse ishim të pazotë për ta njohur e pranuar dhunën, por për të qenë burra Shqipërie e për të thënë na falni, ndodhi, nuk mundën se janë burracakë, e se janë burracakë s’kam për ti falur. Të mos keqkuptohemi se nuk do të thotë se do marr pushkën”., shprehet Lela.
18:55 – Protestojnë në heshtje/ Të rinjtë e Teatrit “Migjeni” i bashkohen kauzës
Ndërkohë që në Tiranë ka nisur protesta kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, të rinjtë e teatrit “Migjeni” i janë bashkuar kauzës. Këta të rinjë, janë duke zhvilluar një tubim në heshtje por me pankarta në duar ku japin mesazhin etyre në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.
Të rinjtë mbaj ne duar mbishkrime ku thuhet “Teatri është shtëpia ime”, “Unë jam teatri”, “Shembët godinën por jo teatrin”, “Jetojmë për lirinë”, “Dhuna nuk më përfaqëson”, “Unë jam grushti i fortë i munguem i Migjenit”, “Jo diktaturës, Zgjohu”.
Ora 18:40 -“Këshilli i Turpit”/ Sa paga marrin në shtet anëtarët e Këshillit Bashkiak që firmosën pro shembjes së TK
Aktivistja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Mirela Karabina, gjatë fjalës së saj në protestën e sotme, lexoi emrat e anëtarëve të Këshillit Bashkiak Tiranë që votuan pro prishjes së Teatrit Kombëtar.
Me një foto të tyre ku shkruhej “Këshilli i Turpit”, Karabina tregoi se sa punë bëjnë në shtet këta anëtarë të Këshillit.
Lista:
Luan Bregasi, Shoqata ”Biznes Albania”, Anëtar Bordi i “AIDA” ku qeveria jep fondet e PPP-ve dhe në 2 borde të tjerë.
Plarent Ndreca, Sekretar në Ministrinë e Brendshme, kryetar i tenderëve të Shqipërisë, anëtar në 4 borde shteti.
Toni Gogu, Kryetar i Këshillit Bashkiak, Konsulent në BSH dhe anëtarë në 2 borde shteti.
Vjollca Braho, Drejtore e Inspektoriatit Shëndetësor (ISHSH), anëtare në 5 borde shteti.
Mira Rakacolli, Zv/ministre e Shëndetësisë, kryetare e komitetit të Ekspertëve të Luftës “Covid-19”, anëtare në 3 borde shteti dhe gruaja e drejtorit i të spitalit “Shefqet Ndroqi”-Tiranë.
Joleza Koka, specialiste investimesh në Ministrinë e Shëndetësisë; dhe këshilltare në ISSH.
Adrian Civici, Ish-Anëtar Bordi i BSH, ish president i UET, Dekan “Universiteti Mesdhetar”, konsulent i Ramës dhe anëtar në 2 borde shteti.
Aldrin Dalipi, Kryetar i Këshillit të Qarkut-Tiranë, anëtarë në 3 borde shteti për pronat.
Besfort Lamallari, Zv/ministër i Brendshëm dhe Prefekt i Shkodrës, anëtar në 2 borde shteti.
Teuta Vodo, Zv/ministre e Brendshme dhe anëtare në 2 borde shteti.
Romina Kuko, Zv/ministre e Brendshme dhe anëtare në 2 borde shteti.
Julian Hodaj, Zv/ministër i Brendshëm dhe anëtar në 3 borde shteti.
Albert Nikolla, Këshilltar i Kryeministrit dhe anëtar në 3 borde shteti.
Bardhylka Kospiri, Zv/ministre e Shëndetësisë dhe anëtare në 2 borde shteti.
Sonila Qato, ish-Drejtore e Rrugëve, këshilltare e Belinda Ballukut, anëtare në 2 borde shteti.
Arta Dollani, Drejtore e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe anëtare në 3 borde shteti.
Ervin Mete, Kryetar i Mbikëqyrjes Financare, anëtar në 3 borde shteti.
Klodiana Beshku, Këshilltare e Edi Ramës në Ministrisë e Jashtme, anëtare në 2 borde shteti.
Oltion Rrumbullaku, Zv/ministër i Arsimit, anëtar në 2 borde shteti.
Artur Sula, Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, anëtar në 2 borde shteti.
Dajna Sorensen, Zv/ministre e Financave dhe anëtare në 2 borde shteti.
Eridian Salianji, Ish- Zv/ministër Drejtësie, Jurist i PS në KQZ, anëtar në 2 borde shteti.
Ornela Çuçi, Zv/ministre e Mjedis-Turizmit, anëtare në 2 borde shteti.
Frida Krifca, Drejtore e AZHBR (Fondet Bujqësore) dhe anëtare në 2 borde shteti.
Ermira Gjeçi, Zv/ministre e Bujqësisë, anëtare në 2 borde shteti.
Etjen Xhafaj, Zv/ministër i Jashtëm, anëtar në 3 borde shteti,
Koli Bele, Jursit i PS, ish-Sekretar në 3 Ministri, anëtarë në 4 borde shteti.
Redi Shtino, Zv/ministër Arsimi, anëtar në 2 borde shteti
Blerina Doracaj, Ish-drejtore e Përgjithshme e Hipotekave, tani zyrtare në PS.
Hantin Bonati, Zv/ministër i Energjisë, anëtar në 3 borde shteti.
Enis Hoxha, Zv/drejtor i Hiptekave, anëtar në 2 borde shteti.
Alketa Hila, N/drejtore e Fondit të Kujdesit Shëndetësor, anëtare në 2 borde shteti.
Egert Vargu, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial.
Maura Linadi, Koordinatore Kombëtare për votuesit për herë të parë, FRESSH.
Sara Shameti, kordinatore e FRESSH, për lëvizjet stundentore, këshilltare e Arbi Maznikut.
Ora 18:30 – Malkaj: Nëse kjo është demokraci, ç’mund të themi për diktaturën?
Prej 1 ore ka nisur protesta e dytë e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, pas shembjes së godinës më 17 maj.
I pari që e hapi protestën ishte Neritan Liçaj, i cili kërkoi drejtësi për aktin e prishjes së teatrit. Më pas në skenën e improvizuar u ngjit aktori Mehdi Malkaj, i cili shtroi një pyetje retorike në lidhje me qeverinë aktuale.
Ai gjithashtu recitoi edhe katër vargje të poemës së njohur të Naim Frashrit, “Ti Shqipëri më jep nder”.
Malkaj: Dua të përshëndes kolegët tanë në Kosovë. Dua të përshëndes Teatrin “Migjeni” në Shkodër, i vetmi në Shqipëri. Kemi edhe teatrot e tjerë se pse janë të urtë dhe të heshtur. Më thonë dhe teatrin e Durrësit, po edhe teatri i Durrësit. Dua të pyes, në qoftë se kjo quhet demokraci, atëherë çfarë mund të themi për diktaturën?!
Ti Shqipëri më jep nder
Më jep emrin shqiptar
Zemrën ti ma gatove
Plot me dëshirë e me zjarr
“Këta dronët janë shtuar më shumë se dallëndyshet”, ironizoi Malkaj.
Ora 18:15 – Kryemadhi në protestë, sërish jep mesazh me bluzën qe ka veshur
Në të njëjtën kohë me Bashën, edhe Kryemadhi i është bashkuar protestës që organizon Aleanca për MBrojtjen e Teatrit.
Por këtë herë, kryemadhi i bashkohet protestës vetëm nga nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.
Kryemadhi mban të veshur një bluzë ku dallohet e pikturuar fasada e Teatrit Kombëtar, ndërsa sipër dy sy që lotojnë, si për të shprehur dhimbjen për shembjen e godinës.
Ora 18:00 – Lulzim Basha dhe Forumi Rinor i bashkohen protestës te Ministria e Brendshme
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, u nisa nga selia blu drejt bulevardit, për t’iu bashkuar aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në protestën e radhës.
Që nga dita e shembjes së teatrit, kjo është protest e dytë që zhvillohet para Ministrisë së Brendshme. Aleanca për MBrojtjen e Teatrit është organizatorja e protestës, ndërsa i është bashkuar dhe opozita.
Ndërkohë Basha me Gazmend Bardhin, shoqëruar edhe nga FRPD, sapo kanë mbërritur pranë protestuesve të tjerë, teksa dëgjohen thirrjet Rama ik.
Ora 17:45 – Ambasadorja amerikane dhe ai gjerman zhvillojnë takim me kryeministrin Rama
Ndërkohë që protesta për Teatrin ka filluar, ambasadorja amerikane Yuri Kim si dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf, janë duke zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.
Sipas informacioneve të deritanishmje mësohet se pak minuta më parë ka mbërritur eskorta e ambasadores Kim.
Kujtojmë, që ky është takimi i tretë që ambasadorja zhvillon Brenda 5 ditëve me kryeministrrin Rama.
Ajo që nënkuptohet ështe se në qendër të diskutimeve është reforma zgjedhore por edhe situata e tensionuar politike në vend. Kjo situatë u krijua pas shembjes së Teatrit Kombëtar ku edhe vijojnë protestat.
Ora 17:30 – Shembja e Teatrit/ Nis protesta, Aleanca dhe opozita sërish në shesh
Tashmë ka nisur protesta e lajëruar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. NDërkaq, Opozita dhe artistë si dhe aktivistë të Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit janë sërish në shesh për të zhvilluar protestën e dytë që pas shembjes së Teatrit Kombëtar.
Njësoj si të hënën, protesta do të zhvillohet përpara Ministrisë së Brendshme. Mësohet se në protestë do të mbajnë fjalime artistët dhe jo politikanët.
Nga ana tjetër në gërmadhat e ish-teatrit vijon puna për largimin e inerteve dhe pastrimin e zonës.
Ora 17:15 – Nis peticioni/ Zbulohet arsyeja pse protestojnë sot artistët dhe qytetarët
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit si dhe qytetarë kanë nisur firmosjen e peticionit për rindërtimin e Teatrit Kombëtar.
Ndërkaq, këtë gjë e ka premtuar dhe opozita. Kjo e fundit ka deklaruar se në momentin që do të vij në pushtet do të rindërtoj teatrin ashtu siç ishte, në të njëjtin vend por me parametra modern.
Sot Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po zhvillon protestën e dytë, pas prishjes së teatrit më 17 maj.
Peticioni për rindërtimin e Teatrit Kombëtar, është edhe online, ku deri më tani janë mbledhur mbi 8000 viktima, ndërsa mësohet se do shpërndahet edhe në qytete të tjera të vendit.