• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

OFL ndalet sot në Shkodër, kush janë dy ‘të fortët’ që kanë 48 orë kohë për të deklaruar pasurinë (EMRAT)

nga Aurora Sulçe
6 years më parë
në Të gjitha
0
OFL ndalet sot në Shkodër, kush janë dy ‘të fortët’ që kanë 48 orë kohë për të deklaruar pasurinë (EMRAT)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Aksioni i Operacionit Forca e Ligjit është ndalur sot në Shkodër ku ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë për dy shtetas.

Mësohet se ata janë Enver Bajri, koka e bandës më të njohur në qytet, ajo e Bajrave, si dhe anëtarit Emrah Plaku.

Kujtojmë se në shtator të vitit 2018 policia finalizoi një operacion, ku ranë në pranga 11 anëtarë të grupit ‘Bajri’, mes tyre koka e bandës cilësohet Enver Bajri.

NJOFTIMI ZYRTAR I OFL

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.



Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Enver Bajri, banues në Shkodër, person nën hetim, pasi ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Gjithashtu, Gjykata e Bolonjës (Itali) e ka dënuar me 9 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni, e kryer në bashkëpunim”.

Emrah Plaku, banues në Shkodër, person nën hetim, pasi ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Pas

Çfarë po ndodh në Tiranë? ‘Shpërthen’ koronavirusi në Call Center, kryeqyteti vatër e nxehtë

Para

E bujshme/ Pranohet një nga propozimet e opozitës për Reformën Zgjedhore, ja për kë bëhet fjalë

Para
E bujshme/ Pranohet një nga propozimet e opozitës për Reformën Zgjedhore, ja për kë bëhet fjalë

E bujshme/ Pranohet një nga propozimet e opozitës për Reformën Zgjedhore, ja për kë bëhet fjalë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar