• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Nuk ndalet rritja/ Ja sa është numri i personave të prekur me koronavirus për 24 orë në Shqipëri

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Nuk ndalet rritja/ Ja sa është numri i personave të prekur me koronavirus për 24 orë në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk ndalet rritja e rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri.

Sipas të dhënave ditën e sotme janë konfirmuar 26 persona të prekur në vetëm 24 orët e fundit.





Rastet janë të gjitha në Tiranë, ku 12 prej tyre janë personel Shëndetësor në QSUT.

NJOFTIMI ZYRTAR I MINISTRISE

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

Tirana vazhdon të jetë vatra kryesore në vend me një numë të lartë të rasteve ditore të konfirmuara pozitive me Covid19. Të gjithë zonat e tjera në Shqipëri rezultojnë për të dytën ditë rradhazi pa raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 26 raste pozitive, të gjitha në Tiranë.

Nga hetimi i thelluar epidemiologjik, janë testuar 73 personel shëndetësor, nga të cilët 12 kanë rezultuar pozitivë, në QSUT, të gjithë pa simptoma. Në total janë 20 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të rastit të identifikuar tre ditë më parë.

Nderkohë vijon hetimi i thelluar epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 24 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë të shëruar 11 qytetarë, duke e çuar në 823 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1076. Prej tyre, mbi 76% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 220 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën personale. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo rast të dyshuar, telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (28 Maj 2020)

Testime totale                         15319

Testime molekulare                13993

Testime serologjike                  1326

Raste pozitive                          1076

Raste të shëruara                     823

Raste Aktive                            220

Humbje jete                                    33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           122

Durrës           51

Krujë             17

Shkodër         12

Kamëz            9

Berat              6

Fier                 2

Korçë             1

 

 

 

 

 

 

Pas

“Mos më kryqëzoni” Rama i përgjigjet Hajdarit me thëniet e aktorëve: Nuk kam çfarë them më për Teatrin

Para

Ndodh për herë të parë/ Ruçi i heq fjalën Ramës në Kuvend, ia kthen kryeministri: Sa të jetë ky burri këtu…

Para
Ndodh për herë të parë/ Ruçi i heq fjalën Ramës në Kuvend, ia kthen kryeministri: Sa të jetë ky burri këtu…

Ndodh për herë të parë/ Ruçi i heq fjalën Ramës në Kuvend, ia kthen kryeministri: Sa të jetë ky burri këtu…

Të Gjitha

Dilema: Cfarë turizmi na duhet? Ka përgjigje

Dilema: Cfarë turizmi na duhet? Ka përgjigje

nga Fast News
11:43 | 23/06/2025
0

Hormuzi dhe ne…

Hormuzi dhe ne…

nga Fast News
11:00 | 23/06/2025
0

Gara e qyteteve për turistët, Tirana më e lira, por më e zëna

Gara e qyteteve për turistët, Tirana më e lira, por më e zëna

nga Fast News
10:40 | 23/06/2025
0

Konflikti Izrael- Iran, përtej tifozllikut të radhës

Konflikti Izrael- Iran, përtej tifozllikut të radhës

nga Fast News
10:30 | 23/06/2025
0

Recent News

Dilema: Cfarë turizmi na duhet? Ka përgjigje

Dilema: Cfarë turizmi na duhet? Ka përgjigje

11:43 | 23/06/2025
Hormuzi dhe ne…

Hormuzi dhe ne…

11:00 | 23/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar