• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Mbyllja e RTV Ora/ Reagon UGSH: Akt i pastër lufte ndaj gazetarëve kritikë

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Mbyllja e RTV Ora/ Reagon UGSH: Akt i pastër lufte ndaj gazetarëve kritikë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka kërkuar mbylljen e sinjalit të televizionit RTV Ora. Pas kësaj kërkese ka reaguar Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, i cili e quan akt të pastër lufte këtë vendim.

“Kosto të tilla janë të refuzueshme për imazhin e një vendi që synon të bëhet vendi anëtar i Bashkimit Europan. Ato janë arsye pse gazetarët në këtë vend duhet të shumëfishojnë përgjegjësitë dhe solidaritetin e tyre profesional dhe të vazhdojnë me pasqyrimin e drejtë dhe kërkesat për transparencë kundrejt palëve demagoge politike të këtij vendi.”, thuhet në deklaratën e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë:
Masat penalizuese ndaj televizionit Ora janë akte të pastra lufte ndaj medias dhe gazetarëve kritikë
Tiranē më 15.05.2020
Një inspektoriat shtetëror ISHSH dhe enti rregullues Autoriteti i Mediave Audiovizive ( AMA ) kanë penalizuar sot Televizionin Ora dhe tre gazetarë – moderatorë të emisioneve të tyre respektive – me masa ndëshkuese financiare dhe me akt ndërprerjeje veprimtarie. Kjo është masa më e rëndë e dhënë ndaj një subjekti mediatik në Shqipëri gjatë periudhës së pandemisë, nën pretendimin e shkeljeve të konstatuara të kerkesave ligjore të subjektit të inspektimit, në mbështetje të Aktit Normativ nr.3, neni 3, pika 13. Të konstatuara si kundërvajtje administrative këto shkelje janë bashkëshoqëruar me masat e mbylljes së aktivitetit dhe gjobave administrative 1,000,000 lekë (bashkëngjitur me deklaratën tonë paraqesim faksimilet e dokumentave të penaliteteve të dhëna).
Ky është nje akt i paprecedentë dhe i pandashëm nga konteksti i masave dhe vullnetit që qeveria e kryeministrit Rama dëshmon prej kohësh me nismat ligjore dhe paketën e ashtu-quajtur Antishpifje për të kufizuar dhe vendosur në shpërgënj shprehjen e lirë dhe raportimin e pavarur në mediat e vendit. Një masë e tillë ndaj një televizioni me profil informues dhe opinion-bërës mbart vlerën e një akti lufte jo vetëm ndaj një subjekti meditik, por edhe ndaj gazetarëve kritikë. Në të njëjtën kohë, krijon premisën e plotë për një antagonizëm për qëllime politike mes gazetarëve, funksionit të medias dhe pushtetit qeverisës në vend. Ky akt është investimi negativ i qeverisë dhe institucioneve të komanduara të saj me emërtim publik për ta zbritur Shqipërinë, në të ardhmen e afërt, edhe më poshtë në indeksin e pritshëm të lirisë së medias.
Kosto të tilla janë të refuzueshme për imazhin e një vendi që synon të bëhet vendi anëtar i Bashkimit Europan. Ato janë arsye pse gazetarët në këtë vend duhet të shumëfishojnë përgjegjësitë dhe solidaritetin e tyre profesional dhe të vazhdojnë me pasqyrimin e drejtë dhe kërkesat për transparencë kundrejt palëve demagoge politike të këtij vendi.
Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

Peticioni/ Robert Ndrenika dhe artistë të tjerë thirrje liderve të politikës: Mos pengoni Teatrin e ri

Para

Detaje nga atentati në Vlorë/ Breshëri plumbash në derë të shtëpisë, 6 të shoqëruar

Para
Detaje nga atentati në Vlorë/ Breshëri plumbash në derë të shtëpisë, 6 të shoqëruar

Detaje nga atentati në Vlorë/ Breshëri plumbash në derë të shtëpisë, 6 të shoqëruar

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Buxheti 2026, po paguan miliona euro për faturat e 2025

Buxheti 2026, po paguan miliona euro për faturat e 2025

nga Fast News
09:02 | 13/01/2026
0

Presidenti dekreton ligjet për Paqen Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve; Kur nis zbatimi

Presidenti dekreton ligjet për Paqen Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve; Kur nis zbatimi

nga Fast News
16:54 | 12/01/2026
0

Punimet në Qafë Kashar bllokojnë kalimin drejt Rinasit, ARRSH: Ja rrugët alternative

Punimet në Qafë Kashar bllokojnë kalimin drejt Rinasit, ARRSH: Ja rrugët alternative

nga Fast News
16:47 | 12/01/2026
0

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

nga Fast News
13:00 | 11/01/2026
0

Recent News

Buxheti 2026, po paguan miliona euro për faturat e 2025

Buxheti 2026, po paguan miliona euro për faturat e 2025

09:02 | 13/01/2026
Presidenti dekreton ligjet për Paqen Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve; Kur nis zbatimi

Presidenti dekreton ligjet për Paqen Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve; Kur nis zbatimi

16:54 | 12/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar