• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Mbyllet pavijoni i parë në QSUT/ Tase: Covid-19 erdhi nga pacientët

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pavijoni i sëmundjeve të brendshme në QSUT do të mbyllet për një javë. Lajmi është bërë i ditur nga Mihal Tase shefi i Shërbimit të Sëmundjeve të Brendshme i cili deklaroi në Abc News se vendimi është marrë pasi 15 persona personel mjekësor në këtë pavion kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Ai deklaroi se virusi në QSUT ka gjasa të jetë futur nga pacientët që kanë qenë mbartës të tij dhe kanë shkuar aty për t’u kuruar për sëmundje të tjera, duke rrëzuar kështu pretendimin e Ministrisë së Shëndetësisë e cila deklaroi se infeksioni ishte përhapur nga një infermiere.



Tase veçoi rastin e një pacienti që ka dalë nga spitali në datë 15 Maj dhe kishte rezultuar pozitivë dy ditë më vonë.

Ai tha se mjekët në këtë pavion kanë qenë të pajisur me maska por jo veshje të rënda mbrojtëse për shkak se nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë persona të konfirmuar pozitivë me Covid-19.

“15 personel mjekësor, mes tyre 2 mjekë të rinj specializantë, të tjerët infermierë dhe sanitarë, ka pasur edhe pacientë. Nga personeli mjekësor vetëm një është i shtruar, të tjerët janë në shtëpi. Duhet të kemi një situatë më të parë. Që në fillim të venedimit të qeverisë për të kufizuar, spitali e uliu aktivitetin, për shkak se disa shërbime u transferuan. Në spital mbeten të hapur ato pavione që kishin pacientë, reanimacioni qëndror dhe shërbimet e kardiologjisë. Nuk mund të mbylleshin.

Shërbimet e sëmundjeve të brendshme ka qenë më i ngarkuari mbi kapacitetin. Në këto periudha ishte i mbushur pavioni me të sëmurët. Tek ne vijnë të sëmurë shumë rëndë që vuajnë nga sëmundje të zemrës, diabet, pulmonare kronike. Karakteristikë është se vijnë me shumë patologji. Duke qenë se merremi me të sëmurë kronikë ka edhe të moshuar. Struktura e mjekësisë ka ndryshuar shumë. Nuk e di kush e ka thënë që infeksioni është shpërndarë ga një infermiere. Besoj se nuk ka ardhur nga personeli sepse kemi pasur të shtruar me Covid-19 edhe para se të infektohej personel. Psh të sëmurë që ka dalë nga spitali në datë 15 maj dhe pas dy tre ditësh ka rezultuar pozitiv. Për këtë lloj virusi ne dimë shumë pak se si shfaqet dhe se si do të shkojë. Nëse mua më vjen një pacient në gjendje shumë të rëndë. Spitali nuk mund të jetë funksion vetëm i kësaj gjëje.

Është e pamundur që ta mbyllësh, është krim. Ka pasur me siguri edhe të sëmurë që kanë qenë pozitivë pa i ditur. Puna e infermieres është shumë fisnike, shumë e rëndë. Kanë punuar me maska. Mbrojtja që kanë pasur ka qenë pa veshje speciale sepse nuk merren me sëmundje Covid. Rezultoi që pati të sëmurë të infektuar. Është problemi se ti përballesh me një sëmundje që ti nuk e di.

Ne i kemi bërë testet dhe kemi dalë negativë, por mund të dalim prapë pozitivë. Në këto momente nuk do të shkojmë në punë për një javë, pas një jave do vazhdojë puna normalisht.  Do të pastrohet në shërbimet e tjera dhe pacientët do shkojnë në pavione të tjera. Të sëmurët nuk do mbeten pa u shtruar. Ndihmën mjekësore do e marrin të gjithë. Unë në 40 vjet mjek nuk e kam hasur kurrë”, tha Tase./abcnews.al/

Pas

LAJM I FUNDIT/ 23 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Para

Policia jep njoftimin e rëndësishëm: Nesër bizneset hapur, por nuk lejohet…

Para
Policia jep njoftimin e rëndësishëm: Nesër bizneset hapur, por nuk lejohet…

Policia jep njoftimin e rëndësishëm: Nesër bizneset hapur, por nuk lejohet...

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar