Në Itali, numri i viktimave si pasojë e pandemisë botërore po vijon në ulje.
Ndërkaq, sipas Autoritetit të Emergjencave Civile raportohet se gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndërruar jetë 172 pacientë me koronavirus, pjesa më e madhe e të cilëve vuanin dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese.
Kjo shifër, e çon në 30 911 mijë numrin e viktimave.
Po ashtu, lajm i mirë vjen edhe nga spitalet të cilat raportojnë ulje të pacientëve që po trajtohen në terapi intensive. Autoritetet sqaruan se 12 mijë e 865 pacientë gjenden momentalisht në spitale kurse 952 persona janë në terapi intensive.