Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

“Kina fshehu virusin” Deklarata e fortë e zyrtarit të SHBA: Po i kushton Amerikës dhe botës mijëra jetë njerëzish

nga Aurora Sulçe
6 years më parë
në Bota
0
“Kina fshehu virusin” Deklarata e fortë e zyrtarit të SHBA: Po i kushton Amerikës dhe botës mijëra jetë njerëzish
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e krahasoi mënyrën se si e trajtoi Kina çështjen e koronavirusit me fshehjen që Bashkimi Sovjetik i bëri shpërthimit të termocentralit bërthamor të Çernobilit në vitin 1986.

Këshilltari i sigurisë kombëtare Robert O’Brien tha se Pekini e dinte qysh në nëntor se çfarë po ndodhte me virusin, i cili e kishte origjinën në Wuhan, por gënjeu Organizatën Botërore të Shëndetit dhe i pengoi ekspertët e huaj që të merrnin informacion.

“Ata lëshuan në botë një virus që i shkaktoi Amerikës triliona dollarë humbje ekonomike dhe tani na duhet të shpenzojmë për të mbajtur gjallë ekonominë tonë, për t’i mbajtur amerikanët në punë gjatë kësaj pandemie,” tha zoti O’Brien për televizionin NBC.

“Fshehja që ata i bënë virusit do të hyjë në histori, së bashku me Çernobilin. Dhjetë ose 15 vjet më vonë do të shohim një program special në HBO për këtë temë,” tha ai duke iu referuar një miniseriali televiziv.

Katastrofa e termocentralit bërthamor të Çernobilit në ish republikën sovjetike të Ukrainës shkaktoi një rrezatim bërthamor që çoi në vdekjen e dhjetëra njerëzve brenda pak javësh dhe detyroi dhjetëra mijëra të tjerë të largohen.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Me shumë vonesë Moska tregoi më në fund përmasat e tragjedisë, të asaj që vlerësohet si aksidenti më i rëndë bërthamor në histori.

Presidenti amerikan Donald Trump është ankuar në mënyrë të përsëritur për trajtimin që Kina i bëri shpërthimit të koronavirusit.

Kina i ka mohuar akuzat dhe kryediplomati i saj akuzoi të dielën Shtetet e Bashkuara se po përhapin gënjeshtra.

“Ky është një problem i vërtetë dhe po i kushton Amerikës dhe botës mijëra e mijëra jetë njerëzish sepse informacioni i vërtetë nuk u lejua të dilte,” tha zoti O’Brien.

“Çështja u fsheh, por një ditë ne do t’i shkojmë asaj deri në fund,” tha ai./ VOA

 

Pas

Nuk pyesin për njerëzit/ Çifti gjysëm i zhveshur nuk përmbahet, bën s*ks në plazhin e Vlorës (VIDEO)

Para

LAJM I FUNDIT/ Plas sherri me sende të forta në Elbasan, dy të plagosur

Para
LAJM I FUNDIT/ Plas sherri me sende të forta në Elbasan, dy të plagosur

LAJM I FUNDIT/ Plas sherri me sende të forta në Elbasan, dy të plagosur

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Roli i ri i Gjirit Persik në rendin e ri monetar

Roli i ri i Gjirit Persik në rendin e ri monetar

nga Fast News
14:08 | 24/04/2026
0

Rriten aksidentet në punë, bizneset paguajnë 64.5 mln lekë gjoba në 2025

Rriten aksidentet në punë, bizneset paguajnë 64.5 mln lekë gjoba në 2025

nga Fast News
11:36 | 24/04/2026
0

“Duhet të jeni mbi 18 vjeç dhe të mos keni pronë”, eksperti tregon kushtet për të përfituar kredinë e butë

“Duhet të jeni mbi 18 vjeç dhe të mos keni pronë”, eksperti tregon kushtet për të përfituar kredinë e butë

nga Fast News
11:33 | 24/04/2026
0

Qeveria miraton 4 zona të tjera prioritare, Demo: Interes për paketën e maleve edhe nga shqiptarë jashtë vendit

Qeveria miraton 4 zona të tjera prioritare, Demo: Interes për paketën e maleve edhe nga shqiptarë jashtë vendit

nga Fast News
11:30 | 24/04/2026
0

Recent News

Roli i ri i Gjirit Persik në rendin e ri monetar

Roli i ri i Gjirit Persik në rendin e ri monetar

14:08 | 24/04/2026
Rriten aksidentet në punë, bizneset paguajnë 64.5 mln lekë gjoba në 2025

Rriten aksidentet në punë, bizneset paguajnë 64.5 mln lekë gjoba në 2025

11:36 | 24/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora