Jo vetëm regjisori Edmond Budina, por edhe moderator Arjan Çani janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin.
NDërkohë që diskutonin çeshtjen e Teatrit Kombëtar, të ftuar në emisionin “Open”, Çani tha se Teatri nuk duhej shembur. Por kjo gjë u kundërshtua nga aktori Imami.
Ndërsa më tej Imami i tha Çanit që ai është injorant në këtë fushë.
Pjesë nga debati:
Artan Imami: Ajo godinë nuk restaurohej dot më, kishte mbaruar….
Arian Çani: Po kush je ti more, kush je ti që e thua këtë gjë….
Artan Imami: Po ti kush je që të thuash se nuk kishte marrë fund…?
Arian Çani: Unë nuk I futem dot këtij debate fare
Artan Imami: Po se injorant
Arian Çani: Jo, jo ju lutem pa fyerja
Artan Imami: Nuk është fyerje fjala injorant
Arian Çani: Ore, mbaje veten ti se s’kam thënë asgjë të keqe për ty, frenohu
Artan Imami: Po je injorant në këtë fushë
Arian Çani: Po mbaje pra veten…Se mos nuk ke marrë gjë dhe del e mbron kot këtu se do ishe budalla…..po unë do të të kuptoja të kishe marrë, por mos edel e kundërta
Artan Imami: Më dëgjo pra tani, apo do fillosh e s’do ndalesh se kshu i përmend gjërat nga 100 herë ti…çfarë tani? Po më akuzon se kam interesa se e ke thënë edhe në emisionin tëndmë lër dreqi e mori të flas…
Arian Çani: Po s’po të akuzoj ore, po të pyes…
Artan Imami: Por boll i përmende 100 herë të njëjtat gjëra…
Arian Çani: Po të qesh dynjaja…