• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“CoronaSense” Njihuni me shpikjen e shkencëtarit shqiptaro-zviceran që mund ti hyjë në punë shumë shteteve

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“CoronaSense” Njihuni me shpikjen e shkencëtarit shqiptaro-zviceran që mund ti hyjë në punë shumë shteteve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në këtë periudhë pandemie që bota po kalon prej 6 muajsh tashmë, shumë njerëz mundohen të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar nga COVID19.

Ndërkohë që mjekësia dhe shkenca punon përditë për tu kujdesur për shëndetin e të infektuarve, si dhe duke dhënë këshilla sesi të mbrohen dhe pjesa tjetër që nuk janë kapur nga virusi, shumë njerëz mundohen të bëjnë shpikje të ndryshme.





Njëri prej tyre është dhe shqiptaro-zvicerani Ardian Shajkofci.

Për tu ardhur në ndihmë atyre që mund të kenë nevojë, ai ka shpikur një pajisje autonome, e quajtur CoronaSense, e cila mundëson matjen e temperaturës së punonjësve ose vizitorëve. Pajisja është e menduar për biznese, shkolla ose organizime për të parandaluar shpërndarjen e Covid-19. Shkencëtari i ri, në një intervistë për albinfo.ch flet lidhur me shpikjen e tij, rrugën e deritashme jetësore e profesionale si dhe ambiciet për të ardhmen.

Disa ditë më parë, ishit i ftuar në emisionin Forum për të folur rreth shpikjes tuaj të matësit termik për bizneset. Para se të hyjmë në thellin e temës, a mund të prezantoheni shkurtimisht, do të thotë të flisni rreth përvojës suaj por edhe për origjinën dhe historinë e migrimit të familjes suaj?

Adrian Shajkofci: Pas përfundimit të shkollës së lartë në Saint-Maurice (Valis, Zvicër), kam kryer një Bachelor në bio-inxhinieri në EPFL (Lozanë, Zvicër). Pastaj kam filluar një doktoraturë në elektronikë dhe trajtim të sinjalit në fushën bio-mjekësore në EPFL dhe Idiap Research Institute (Martigny, Zvicer). Mendoj të përfundoj tezën e doktoratures në fund të këtij viti. Kam lindur në Martigny nga një babë me origjinë shqiptare dhe një nënë nga Fribourg-u. Babai është vendosur në Zvicër në 1987 dhe qëndron këtu nga 1987.

Cila është shpikja juaj. A mund ta përshkruani për lexuesit tanë?

Adrian Shajkofci: Është një pajisje autonome, e quajtur CoronaSense, e cila mundëson matjen e temperaturës së punonjësve ose vizitorëve. Pajisja është e menduar për biznese, shkolla ose organizime për të parandaluar shpërndarjen e Covid-19. Ajo paraqitet si një kuti e vogël, e vendosur në këmbë ose kundrejt një muri ndaj të cilës përdoruesi paraqet ballin. Pas një sekonde, pajisja sjell një diagnozë duke krahasuar të dhënat e pranuara në një databazë të masave tjera dhe parametrave tjera siç është temperatura e mjedisit, moti, distanca mes aparatit dhe përdoruesit si dhe matjet e mëhershme. Është e mundur që të integrohen bexhet e hyrjes së kompanisë për njoftime personale.

Cila është risia dhe dobitë që sjell shpikja juaj ? A është patentuar?

Adrian Shajkofci: është sistem i thjeshtë por efikas i cili përqendrohet në elementin më thelbësor, që është saktësia e diagnozës. Risi kryesore është ndjekja e personalizuar e temperaturave. Në fakt, për arsye të dallimeve fiziologjike, temperatura e trupit dallon në mes të individëve. Pajisja ime mundëson ruajtjen e një gjurme për secilin person dhe vendosjen e një nivelit të alarmit individual të temperaturës. Po ashtu, pajisja është e lidhur përmes valëve dhe mund të dërgoj njoftime përmes email, sms, mund të hap dyer ose të dërgoj alarme. Për më tepër, është e mundur nxjerrja e raporteve orare ose ditore. Funksione me komplekse janë të programueshme nga një bazë të kontrollit e cila është e thjeshtë për t’u përdorur. Nuk e kam patentuar sepse nuk kemi të bëjmë me një shpikje teknike në veti por një kombinim i besueshëm dhe i përballueshëm i teknologjive ekzistuese.

A është shpikja juaj e përballueshme nga pikëpamja e çmimit, për bizneset e vogla dhe të mesme?

Adrian Shajkofci: Me çmim më të ulet se 800 CHF, është shumë e përballueshme nëse e krahasojmë këtë pajisje me të tjerat që janë në dispozicion (punonjësit e sigurimit ose kamerat termike që kushtojnë më shumë se 4000 CHF.)

Cili është rreziku i mundshëm edhe për punëtoret , nëse ua matim temperaturën kundër vullnetit të tyre? A mund të ketë konflikt të mundshëm me sekretin mjekësor dhe mbrojtjen e të dhënave personale?

Adrian Shajkofci: Temperatura gjithmonë matet në mënyrë vullnetare sepse duhet të paraqiteni para pajisjes dhe të pritni një sekondë që të gjitha masat të kryhen. Edhe pse të dhënat e matura nuk kanë vlerë mjekësore të tyre (nuk merren nga një mjek), kam insistuar në konfidencialitetin e të dhënave. Në fakt, ato ruhen brenda kompanisë dhe jo në cloud dhe të gjitha llogaritjet bëhen nga pajisja dhe jo nga ndonjë shërbim të jashtëm. Prandaj nuk ka mundësi që të dalin të dhënat. Për më tepër, të dhënat e një bexhit mund të kriptohet për të garantuar anonimitet. Megjithatë, në disa situata, për shembull nëpër shkolla, do të ishte e dobishme që të vendoset një emër në matjen e temperatures.

A mbani raporte me kulturën dhe vendin e origjinës tuaj?

Adrian Shajkofci: I mbaj përmes babait tim dhe lidhjeve të tij. Po ashtu, shkojmë në pushime në Kosovë dhe Shqipëri për të (ri)zbuluar kulturën e anës së babait.

A besoni se mund të punoni një ditë për kompani shqiptare?

Adrian Shajkofci: Jam sigurisht i hapur për të punuar me biznese të të gjitha nacionaliteteve.

Cila është e ardhmja e karrierës suaj?

Adrian Shajkofci: Prioriteti im, përveç prodhimit, zhvillimit dhe mirëmbajtjes së CoronaSense, është të përfundoj doktoraturen time në shtator. Pastaj, mendoj të orientohem ne industri por nuk e di a do të më çojë era në universin premtues por të pamëshirshëm të start-upëve apo në atë të kompanive të vendosura mirë.

 

 

Pas

Vijon Vettingu në Polici/ Kush janë dy ‘kokat e mëdha’ që pritet të kalojnë në ‘sitë’ (EMRAT)

Para

Nuk ka fund zvarritja/ Shtyhet sërish gjyqi për Saimir Tahirin, ja arsyeja e fortë

Para
Nuk ka fund zvarritja/ Shtyhet sërish gjyqi për Saimir Tahirin, ja arsyeja e fortë

Nuk ka fund zvarritja/ Shtyhet sërish gjyqi për Saimir Tahirin, ja arsyeja e fortë

Të Gjitha

Shqiptarët, nuk “ndahen” nga kafeja/Importi i produktit në muajin maj arriti rekord historik

Shqiptarët, nuk “ndahen” nga kafeja/Importi i produktit në muajin maj arriti rekord historik

nga Fast News
12:00 | 25/06/2025
0

Fituan 33 mln lekë nga Tik Tok dhe Facebook, Tatimet nisin hetimin për 100 individë që nuk i deklaruan

Fituan 33 mln lekë nga Tik Tok dhe Facebook, Tatimet nisin hetimin për 100 individë që nuk i deklaruan

nga Fast News
11:30 | 25/06/2025
0

Mbi 3.4 milionë të huaj në 5 muaj, jo vetëm për turizëm

Mbi 3.4 milionë të huaj në 5 muaj, jo vetëm për turizëm

nga Fast News
11:21 | 25/06/2025
0

Dietat përkeqësojnë depresionin

Dietat përkeqësojnë depresionin

nga Fast News
10:30 | 25/06/2025
0

Recent News

Shqiptarët, nuk “ndahen” nga kafeja/Importi i produktit në muajin maj arriti rekord historik

Shqiptarët, nuk “ndahen” nga kafeja/Importi i produktit në muajin maj arriti rekord historik

12:00 | 25/06/2025
Fituan 33 mln lekë nga Tik Tok dhe Facebook, Tatimet nisin hetimin për 100 individë që nuk i deklaruan

Fituan 33 mln lekë nga Tik Tok dhe Facebook, Tatimet nisin hetimin për 100 individë që nuk i deklaruan

11:30 | 25/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar