• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Si mund të dilet nga situata emergjente? Ky është plani me 5 pika i Lulzim Bashës

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Si mund të dilet nga situata emergjente? Ky është plani me 5 pika i Lulzim Bashës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i PD Lulzim Basha ditën e sotme ka nxjerrë një plan me 5 pika për mënyrën sesi mund të dilet nga situata emergjente e koronavirusit.

Lideri demokrat shkruan se duhen bërë sa më shumë testime dhe duhen gjurmuar kontaktet e personave të infektuar.

Basha kërkon më shumë mbështetje financiare për shëndetësinë.

“Të sigurojmë mjetet dhe pajisjet për personelin shëndetësor. Të garantojmë që kapacitetet tona shëndetësore të përballojnë fluksin e personave që kanë nevojë për trajtim”, është kjo kërkesa e Bashës.

Kreu i opozitës shton se izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë kushton qindra herë më shumë se rritja e numrit të testimeve. Prandaj një prej kërkesave të tij është dhe hapja graduale e ekonomisë, dhe shkruan se qytetarët dhe bizneset do duhet të mësohen të funksionojnë në kushtet e distancës 1,5 m.

SA MË SHUMË TESTIME/ Sa më shumë persona të testuar, aq më shpejt identifikohen të prekurit dhe ndalohet përhapja e COVID-19. Bllokimi i ekonomisë dhe popullsia në karantinë kanë kosto shumë më të lartë sesa testimi i qytetarëve.

GJURMIMI I BURIMIT DHE I KONTAKTEVE/ Duhet bërë gjurmim i plotë i burimit dhe i kontakteve të të prekurit. Testimi i mjekëve, policëve e personave në vijën e parë.  Kjo kërkon burime njerëzore, trajnimin dhe përdorimin e kapaciteteve lokale shëndetësore.

MBËSHTETJE PËR SHËNDETËSINË/ Të sigurojmë mjetet dhe pajisjet për personelin shëndetësor. Të garantojmë që kapacitetet tona shëndetësore të përballojnë fluksin e personave që kanë nevojë për trajtim.

MATJET DHE MENAXHIMI I SITUATËS/ Duhet një sistem i saktë i matjes së impaktit që kanë masat e marra.  Nëse ne e dimë çfarë impakti kanë ato – ulin, mbajnë konstant apo rrisin numrin e të infektuarve -atëherë do të kemi mundësi të reagojmë menjëherë në menaxhimin e situatës, duke i shtrënguar apo lehtësuar më shumë masat e marra.

TRANZICIONI DREJT HAPJES SË EKONOMISË/ Rifillimi kërkon përshtatjen me realitetin e ri. Qytetarët dhe bizneset do duhet të mësohen të funksionojnë në kushtet e distancës 1,5 m. Sa më shpejt të adoptohet kjo mënyrë e re aq më shpejt mund të rifillojë ekonomia dhe të reduktohet karantina. Qeveria duhet të mbështesë me fonde dhe lehtësira mënyrën e re të funksionimit të ekonomisë.

Nga ana tyjetër nga nesër qeveria ka lajmëruar se do hapen një sërë aktivitetesh e bizesesh, ku mes tyre është dhe hoteleria dhe strukturat e tjera akomoduese. Po ashtu nga Ministria e Shëndetësisë është bërë më dije se strategjia që është ndjekur deri tani me testimeve ka rezultuar e suksesshme, pranda nuk do e ndryshojnë. Po nesër në QSUT do të nisë dhe testimi serologjik për personelin shëndetësor.

 

Pas

Çfarë do të ndodhë në Greqi? Bëhet gati plani: Duke filluar nga 4 maji…

Para

Mesazhi i fortë i Papa Françeskut: Ka një virus akoma dhe me të keq se COVID19

Para
Mesazhi i fortë i Papa Françeskut: Ka një virus akoma dhe me të keq se COVID19

Mesazhi i fortë i Papa Françeskut: Ka një virus akoma dhe me të keq se COVID19

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

nga Fast News
09:30 | 05/11/2025
0

Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

nga Fast News
09:00 | 05/11/2025
0

Zbardhet skema e re e kompensimit, fermerët do marrin 10% rimbursim TVSH për inputet bujqësore

Zbardhet skema e re e kompensimit, fermerët do marrin 10% rimbursim TVSH për inputet bujqësore

nga Fast News
08:30 | 05/11/2025
0

Këshilla si ta vendosni parfumin që të zgjasë më gjatë

Këshilla si ta vendosni parfumin që të zgjasë më gjatë

nga Fast News
08:00 | 05/11/2025
0

Recent News

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

09:30 | 05/11/2025
Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

09:00 | 05/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar