Akademik, Prof.Anastas Angjeli
(…Dilema historike për udhëheqësit tashmë është të menaxhojnë krizën dhe të ndërtojnë të ardhmen…Henry A.Kinsinger. 3.Prill 2020) – Java që kaloi dhe ajo që po vjen, për të gjithë vendet e prekura nga pandemia e koronavirusit konsiderohen si “javët e zjarrit”, ndërsa për ekonominë globale sinjalet e recensionit, depresionit janë prezent sikurse kërcënimi dhe përkeqësimi i ekonomisë shqiptare, tashme eëhtë fakt.
Pandemia e koronavirusit në mbarë botën vazhdon të sillet si “cunam”. Edhe pse një kthesë e butë në ritmet në rritje nga pikpamja e shtrirjes së saj dhe humbjes së jetëve të njerzve , ajo vazhdon. Në fund të kësaj javë numri i të prekurve nga pandemia e koronavirusit arriti në rreth 1.2 milion në gjithë globin dhe numuri të vdekurve arriti në 64.784. Italia, Spanja, Franca, Britania e Madhe, SHBA, Gjermania janë vendet më të prekura. Ndërkaq, fundjava e futi vendin tonë në “Zonën e Zjarrit”, të pandemisë duke zgjeruar hartën e shtrirjes së saj, rritjen e rasteve të infektuara dhe numurin e vdekjeve. Deri në date 4 Prill ky numur arriti në 333 të prekur prej 2247 të testuarve dhe 18 viktima. Ndaj zbatimi me rigorozitet i masave të marra dhe i protokolleve të trajtimit të pandemisë mbetet prioritet. Kjo situatë, ashtu siç tashmë është bërë e njohur po e çon ekonominë globale në recension dhe po përkeqeson ekonominë e vendit tonë. Dhe ja çfarë po ndodh.
EKONOMIA GLOBALE NË RECENSION
Ekonomia globale po zhytet në vorbullën e recensionit . Të dhënat zyrtare javore dëshmojnë se vendet e eurozonës ose kane filluar recensionin ose jane në prag të tij .Mbretëria e Bashkuar është në ditët e para të një recesioni të madh.Sipas ekspertëve të ekonomisë dhe qeverisë gjermane , përfundimi i kësaj situate të jashtëzakonshme do të lidhet edhe me fillimin e një periudhe recensioni për një ndër shtetet më të fuqishme të Europës.Italia,Franca,Spanja Gjithashtu.Raportimet e OECD,Bankes Boterore,Berzh gjithashtu po ndryshojne në kahjen pesimiste të zhvillimeve ekonomisë globale për këtë vit. Në të njëjtën mënyrë siç sëmundja vdekjeprurëse(pandemia e koronavirusit) godet njerëzit e prekshëm me kushte mjekësore para-ekzistuese, ajo ka goditur edhe ekonomitë më të rrezikuara. Kjo u konfirmua në konferencën e fundit për shtyp të organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) të Drejtores Ekzekutive të FMN-së në të cilën theksoi se “Asnjëherë në historinë e FMN-së ne nuk kemi qenë dëshmitarë të një gjendje të tillë të ekonomisë botërore. Tani më jemi në recesion”. Ndikimi ekonomik i pandemisë COVID-19 është “më keq se kriza globale financiare,(e vitit 2008”)… duke shtuar se organizata(FMN) është e gatshme të përdorë “arkën e saj të luftës një trilion dollarëshe” për të ndihmuar më të prekurit.” Ne kemi një arkë lufte prej 1 trilion dollarë (930 miliardë euro) dhe ne jemi të vendosur të përdorim sa më shumë që të jetë e nevojshme për të mbrojtur ekonominë nga goditjet e kësaj krize”, vazhdoi ajo. Jane mbi 90 vende që i kanë kërkuar FMN-së mbeshtetje nga fondet e urgjencës.
Gjithashtu, dje u njoftua se Berlini dhe Parisi propozojnë një paketë masash fiskale afatshkurtra për të luftuar efektet e pandemisë së Covid-19. Qasja e propozuar nga Gjermania dhe Franca bazohet në tre shtylla:
Së pari, Banka Evropiane e Investimeve duhet të krijojë një fond garancie për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në likuiditet me kredi deri në 50 miliardë euro. Ndërkohë shteteve anëtare mund t’u kërkohet të financojnë fondin e garancisë për pjesën që tejkalon buxhetin e Bashkimit Europian.
Shtylla e dytë e propozimit franko-gjerman ka të bëjë me Mekanizmin Evropian të Stabilitetit, i cili duhet të shtrijë një linjë krediti në një vlerë deri në 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të shteteve që e përdorin atë.
Shtylla e tretë: Shtetet anëtare duhet të pajtohen me një instrument të propozuar nga Komisioni Europian, me vlerë 100 miliardë euro, të destinuar për kompanitë që duhet të paguajnë pagat e punonjësve të cilët në të kundërt rrezikonin të pushoheshin nga puna.
Ky plan, do të diskutohet për miratim në takimin e ministrave të Financave këtë të martë, dhe po shkohet drejt një konsensusi në nivelin e Bashkimit Europian.
Këtë dëshmojnë se po vihen në funksionim “Paketat e ndihmës financiare”, për frenimin e rënies dhe po fillojnë të hidhen piketat e projektimit të strategjive e politikave për prognozimin e fillimit të ringritjes së ekonomisë në vitin e ardhshëm.
MENDIMI EKONOMIK PO AVANCON
Në ndihmë të përballjes së kësaj situate të vështirë ekonomike globale, (më e vështira pas krizës 1929-1932, po vjen dhe mendimi ekonomik I shkollave ekonomike dhe i drejtuesve të institucioneve ekonomike e financiare ndërkombëtare. Duket se kjo krizë , po i çliron ata nga “rregullat e ashpra”dhe “skemat klishe”, të deri tanishme”. Ja disa nga reagimet e tyre gjatë kohës pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.
Joseph Stiglitz, fitues i cmimit Nobel në ekonomi, mendon se Covid-19 do të na sjellë si pasojë një krizë të thellë ekonomike, më të rëndë se ajo e vitit 2008.Ai thekson se “duhet të pezullohet pakti i stabilitetit dhe rritjes. … Nuk mund të vëmë në rrezik italianët vetëm për të mbrojtur disa rregulla, që nga ana tjetër nuk kanë pasur ndonjëherë llogjikë ekonomike. Janë kushte arbitrare. Dhe që dikush të duhet të vdesë për të respektuar keto “shifra” më duket shumë e tepruar. Prandaj duhet reformim. Dhe ky reformim i kushteve dhe rregullave është më i domosdoshëm se kurrë tani, në kohën e koronavirusit.
I menjehërshëm ka qenë reagimi i Presidentes së BE-së dhe Komisionit Europian, BEQ etj. Presidentja e BE-së dha një sinjal për lehtësimin në marjen e borxhit duke shmangur në këtë moment kriteret e konvergjences(Traktati i Mastrihtit) për borxhin dhe deficitin buxhetor. Kjo deklaratë e saj u reflektua menjëherë në një qasje të re të BQE, si dhe e Komisionit Europian. Komisioni Europian do të përdorë plotësisht fleksibilitetin që ekziston në kornizën fiskale të BE-së për t’i ndihmuar shtetet anëtare të adresojnë krizën. Komisioni Europian (KE) në bashkëpunim me Këshillin Evropian u shpreh pro mbështetjes së politikave fiskale të vendeve anëtare për të parandaluar një rënie të rëndë ekonomike në zonën e euros ose BE-së në tërësi. KE konsideron fleksibilitetin e politikave fiskale si ngjarje të pazakonta jashtë kontrollit të qeverisë dhe lejon shtetet anëtare të devijojnë përkohësisht nga rregullimet e kërkuara fiskale.
Ndryshime ne “rolin” dhe “sjelljen’ shfaqi dhe Banka Qendrore Europiane (BQE) dhe Autoriteti Bankar Evropian (ABE)?Bankat në BE janë të kapitalizuara mirë dhe kanë likuiditete të cilat mund të përdoren për të adresuar ndikimin e shpërthimit të COVID-19. Ndërsa bankat luajnë një rol thelbësor në financimin e familjeve dhe bizneseve në BE, ata të mund të vazhdojnë të ofrojnë likuiditet për ekonominë.
Ndërsa ish kreu i BQE, Mario Draghi, arriti në përfundim se përballja e kësaj krize do të na cojë drejt faktit se “Nivelet më të larta të borxhit publik do të bëhen një tipar ekonomik dhe do të shoqërohen me anulimin e borxhit privat”. Dhe për këtë debat për “Korona bondin”, ka vënë përballë Italinë dhe vendet e tjera të Europës jugore me Gjermaninë dhe vendet e Europës veriore.
Njëherazi FMN mori një mandat të fortë të Premten e kaluar nga organi i saj drejtues, Komiteti Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar (IMFC), mbi reformat për të forcuar reagimin e FMN ndaj krizës, duke miratuar dyfishimin e Mekanizmave të Reja për huamarrje.
Simon Tilford, Drejtor i institutit kerkimor Forum Neë Economy, në Berlin, jep pesë arsye pse kriza e Coronavirusit do të shkatojë ndryshime të mëdha e të gjera.
Arsyeja e parë, që këtë rradhë ky ndryshim duket i paevitueshm është vet kriza financiaro-kreditore e viteve 2008-2009. Shpetimi i sektorit financiaro kreditor dhe rikthimi në “shtrëngimin e rripit” mbas kalimit të krizës sollen gërryerjen e besimit ndaj elitave dhe në ngritjen e forcave populiste.
Arsyeja e dytë, konsiston në propabilitetin qe ngritja ekonomike të mos jetë kaq e shpejtë sa shpresojnë shumë veta. Është e pabesueshme qe ekonomit mbasi të vihen perkohësisht në koma të rikthehen mbas kesaj në lulëzim të plotë pa pesuar asnjë lloj demi të perhereshem. Ekonomitë do të kerkojnë pa tjetër mbas kesaj një mbeshtetje shteterote për një periudhë të gjatë. Në keto kushte ka të ngjarë qe qeverit të marrin një perqindje të madhe kontrolli në ekonomin e sektorit privat ose nepermjet nacionalizimeve ose nepermjet zoterimit të një pjese të kapitalit aksionar të ndermarrjeve.
Arsyeja e tretë, është ekzistenca e vendeve me sektor shteteror aktiv dhe me shtet të plotë social qe ka të ngjarë ta vertitinmë mirë ketë situat se vendet e tjera.Për shembull po të jetë se eurozona arrin të perballoj krizen e borxhit të math të Italisë, atëhere Europa do të ecte më mirë se disa shtete te tjera.
Arsyeja e katert, është fakti se qeverit nuk mund të rezikojnë perseritjen e kësaj krize:kostoja politike dhe ekonomike e së ciles do të ishte kolosale. Kjo do të thotë se ndaj rreziqeve duhet ndertuar një rezistencë të fortë ekonomike. Ajo do të ishte një parapergatitje më e mirë për të njejtat pandemi,të shoqeruara me masa për zvogelimin e rrezikut sistemik.
Arsyeja e fundit,pse ketë radhë gjerat janë ndryshe konsiston në ndryshimin e paevitueshem të ekuilibrit ndërmjet globalizimit dhe autonomisë kombëtare. Tani shtrohet vetem pyetja nëse: Do të jetë mirëberese apo keqëberese. Rëndësi të veçantë për rezultatin ka mobilizimi i forcave perparimtare dhe konservatore të moderuara qe të nxisin ndryshimet dhe të forcojnë qendrueshmerin ekonomike dhe shoqerore.
Konkluzion:Tashme nuk duhet të ketë me “Tabu”. Kriza e pandemisë së koronavirusit po na diktojnë ndryshime. Ato po ndodhim. Në jemi pjesë e ndryshimit.
EKONOMIA SHQIPTARE NË PERKEQSIM- KOHA PËR “PLANIN B” TË QEVERISË
(Masat që mund te merren për të dalë nga situata me sa më pak humbje.)
Po cili është realiteti i ekonomisë shqiptare?Zilet e alarmit tashme kane rene edhe per ekonomine shqiptare.Dhe s’ka si të ndodhi ndryshe. Përderisa pandemia e koronavirusit ka prekur vendin tonë dhe për të luftuar atë janë marrë një sërë masash parandaluese (jemi në fund të javës së katërt të karantinës), bllokimi ekonomik po ndihet. Të dhënat e tremujorit të parë dëshmojnë për një mos realizim të të ardhurave buxhetore prej rreth 10 miliardë lekë. Bllokimi i shumë sektorve të ekonomisë dhe shërbimeve po jep efekte negative. Dhe kjo rrjedhojë e dy faktorëve : Faktori i brendshëm, që siç e theksova ka goditur në rënie sektorë të rëndësishëm dhe me peshë në GDP, si turizmi, ndërtimi, eksportet,investimet, shërbimet. Faktori jashtëm,që ka të bëjë me kohëzgjatjen e krizës në vendet partnere ekonomike me ne : Italinë ,Greqinë dhe vendet e rajonit, me rënien e remitancave dhe hyrjeve në valute nga industria e turizmit dhe eksportit etj.
Masat e deritanishme të mara nga Qeveria dhe Banka Qendrore, vleresohen të kenë qenë në kohën e duhur dhe nga më të mundshmet për këtë fazë(Aktet rregullatore të kufizimit të lëvizjes, së menaxhimit të pandemisë së koronavirusit. Paketa financiare e qeverise (Plani A),nderhyrjet e Bankës së Shqiperisë në politikën e interesave, në lehtesitë për shlyerjen e kredive, në blerjen e borxhit të qeverisë) kanë shërbyer e shërbejnë për këtë fazë të parë të frenimit të pasojave shëndetësore, humanitarë, sociale.
Por, me sa duket pandemia dhe efektet e saj social-ekonomike(rënie ekonomike, rënie e të ardhurave, shtim i papunesisë, problem humaniatare e sociale) do të vazhdojnë dhe do thellohen, së paku dhe në tremujorin e dytë. Kjo do të thotë se kriza na thërret për miratimin dhe së paku në fillim të muajit Maj, zbatimin, e “PLANIT B” të qeverisë. Kjo kërkon një rivlerësim të treguesve dhe situatës makroekonomike te vitit 2020,rivleresim i prioriteteve te zhvillimit dhe ndryshimet strukturore,vazhdimesine e Programit të Rindërtimit, investimet publike, qëndrimin ndaj politikave mbështetese ndaj biznesit dhe punësimit.
Zvogëlimi i rreziqeve dhe presioneve fiskale, afatshkurtër, afat mesëm e sidomos afatgjatë mbi qëndrushmerinë dhe konsolidimin fiscal. Gjithashtu, menaxhimi eficient i buxhetit që lidhet me përmirësimin e menaxhimit të kredive, garancive, detyrimeve të mundshme dhe transaksionet e tjera të tij, si dhe reflektimin në të ardhura të rënieve në tremujoret e tjerë dhe të hyrat nga borxhi i ri, ndihmat e donacionet.Të gjitha këto na diktojnë që një Akt tjeter Normativ për Ndryshimet në Buxhet “ të mundesohet më herët” se fundi i 6-të mujorit të parë. Gjetja e momentit të duhur është vendimtare. Ndërkaq duhet të përgatitemi për të nesermen, për njeë vizion të ri të zhvillimit ekonomik, një sitem të ri sigurie, ku sistemi shëndetsor i konsoliduar duhet të jetë pjesë e tij.