Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Vetëm 12 raste në 24 orë/ Ja sa ka shkuar numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Vetëm 12 raste në 24 orë/ Ja sa ka shkuar numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme janë shënuar vetëm 12 raste të reja me koronavirus në Shqipëri.

Krahasuar me 28 që ishin dje, mund të themi se shifrat kanë pësuar rënie këto 24 orët e fundit.

Të dhënat i ka bërë të ditura drejtuesja e Institutit të Shendetit Publik  Albana Fico, e cila ka komunikuar se numri i të prekurve ka shkuar në 186.

Ndërsa deri më tani numërohen 8 viktima.

Por ka dhe lajmë të mira, një mjek dhe një infermier janë shëruar duke regjistruar kështu gjithsej 31 pacientë të shëruar deri më tani.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

NJOFTIMI ZYRTAR I MINISTRISE SE SHENDETESISE

Mbrëmë dhe sot humbën jetën 2 të prekur me COVID-19. 102 teste në 24 orë, 186 të infektuar në total, vetëm 12 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë: 12 raste të reja në 24 orë, 186 të prekur nga COVID-19Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, informon mbi situatën e COVID-19 në Shqipëri. Në vijim të komunikimit të përditshëm më Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive. Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara.

Në 24 orët e fundit janë testuar 102 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1246 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 186 raste.

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe në mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë dy pacientë – një 85 vjeçare nga Tirana dhe një 66-vjeçar nga Fieri të konfirmuar me COVID-19 në spitalin infektiv. Për fat të keq, shkon në 8 numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve në këtë moment të vështirë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar dhe prej tyre 5 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Pukë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Shkodër dhe Durrës, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 107 raste
– Durrës 11 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste

– Rrogozhinë 2 raste
– Fier 20 raste
– Kavajë 4 raste
– Korçë 12 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 4 raste
– Lezhë 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 1 rast
-Tropojë 2 raste
– Pukë 2 raste

Deri tani kemi një mjek dhe një infermier të shëruar dhe në total janë 31 të shëruar, pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital! Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për çdo shqetësim tjetër që ata kanë. Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

 

Pas

Arrestohet Klodian Duro/ Si e kërcënoi ish-bashkëshorten, akuza që rëndon mbi ish-futbollistin

Para

Ju ndjek fati i keq? Me siguri kjo ndodh për shkak të shenjës suaj të horoskopit

Para
Ju ndjek fati i keq? Me siguri kjo ndodh për shkak të shenjës suaj të horoskopit

Ju ndjek fati i keq? Me siguri kjo ndodh për shkak të shenjës suaj të horoskopit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Tension në Parlament/ Socialistët votojnë ministrat e rinj, PD bllokon foltoren

Tension në Parlament/ Socialistët votojnë ministrat e rinj, PD bllokon foltoren

nga Fast News
11:20 | 05/03/2026
0

Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

nga Fast News
10:00 | 05/03/2026
0

Në rast të një Lufte të Tretë Botërore, cilat vende konsiderohen më të sigurta për t’u strehuar?

Në rast të një Lufte të Tretë Botërore, cilat vende konsiderohen më të sigurta për t’u strehuar?

nga Fast News
09:30 | 05/03/2026
0

Investimet publike 2025, zero fonde nga plani i rritjes

Investimet publike 2025, zero fonde nga plani i rritjes

nga Fast News
08:59 | 05/03/2026
0

Recent News

Tension në Parlament/ Socialistët votojnë ministrat e rinj, PD bllokon foltoren

Tension në Parlament/ Socialistët votojnë ministrat e rinj, PD bllokon foltoren

11:20 | 05/03/2026
Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

10:00 | 05/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora