Pas akuzave që mazhoranca ngriti për presidentin Meta se kërkon të bllokojë negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian duke i dërguar letër komisionerit për Zgjerimin, Kreu i Shtetit ka dalë në konferencën që paralajmëroi për mediat.
Ai ka publikuar ndër të tjera letrën që i ka dërguar presidentit të KE, Oliver Varhelyi duke saktësuar se ka informuar Komisionin për çështjen e Gjykatës Kushtetuese dhe se nuk ka kërkuar bllokimin e negociatave, por ka qenë shpresëplotë për marrjen e një vendimi pozitiv brenda këtij muaji.
Jo vetëm dje por edhe sot pas rrjedhjes nga qeveria në një TV në vendin tonë ku bëhej publike letra që unë i kisha cuar komisionerit për zgjerimin gjoja se ishte kundër integrimit dhe çeljes së negociatave, që e anoncoi spektakolari tao tao dhe sot iu bë jehonë nga e nderura zonja e Bilalit jam i detyruar në raport me qytetarët për tu bërë të qartë letrën që ua ia kisha dërguar jo për ta bërë të ditur publikut, por për të ndihmuar KE për të qenë më i vëmendshëm me një çështje kaq kritike sic është integriteti i Kushtetueses aq më tepër që në formulimin e bërë të krijohej përshtypja sikur problemi ishte krijuar nga interpretimi i ndryshëm që kishte bërë presidenti. Jam shpresëplotë që vendet anëtare do e mbështesin rekomandimin tuaj për çeljen e negociatave”, tha Meta.
LETRA E PLOTE
I nderuar Komisioner
Zyra juaj lëshoi dje një përditësim në gjetjet kryesore të paketës së zgjerimit 2019 për Shqipërinë. Mirëpres përkushtimin dhe përpjekjet tuaja për të mbështetur procesin e integrimit të vendit tim në BE, që pret çeljen e negociatave.
Mbeten shpresë plotë që vendet anëtare do të mbështesin rekomandimin tuaj për të hapur negociata gjatë këtij muaji, duke marrë parasysh edhe metodologjie më rigoroze që siguron një proces më të prekshëm dhe të qëndrueshëm reformave të nevojshme.
…..
Kjo është pikërisht asaj që i ka qëndruar Presidenti. Kjo është pikërisht ajo që rekomandoi Komisioni i Venecias për reformën në drejtësi të miratuar në mënyrë unanime nga Parlamenti shqiptar në vitin 2016. Por oreksi politik i mazhorancës socialiste kërkon të prishë një ekuilibër të tillë, në mënyrë që të marrë kontrollin politik të Gjykatës.
Për më tepër, unë kam botuar të gjitha dokumentet zyrtare që dëshmojnë çdo shkelje kushtetuese dhe ligjore të kryer nga Kryetari i Këshillit të Emërimeve të Drejtësisë, Ministri i Drejtësisë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë dhe Qendra e Botimeve Zyrtare, dhe kam bërë kërkesë të padive penale kundër të gjithëve të përfshirë në këtë skemë në Prokurorinë Speciale, SPAK. Gjatë gjithë kësaj kohe unë kam qenë plotësisht transparent dhe kam njoftuar zyrën e Delegacionit të BE-së dhe të gjitha shtetet anëtare të BE-së mbi çdo hap të këtij procesi.
Kam qenë plotësisht bashkëpunues me Komisionin e Venecias, i cili është investuar për të shqyrtuar tërësinë e procedurës së emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, dhe jo vetëm në një gjykatës, siç përmendet në raportin tuaj.
Për të komplikuar gjërat më tej, duhet të dini që kjo mazhorancë miratoi një ligj antikushtetues në Parlament, duke e ndryshuar procedurën e betimit e gjyqtarëve të Kushtetueses në zyrën e Presidentit të Republikës, sic parashikohet në nenin 129 të Kushtetutës. Më lejoni të theksojë se ky ligj u miratua ditën kur mbërriti Komisioni i Venecias në Tiranë, pavarësisht mendimit të tyre që do të jepnin edhe për këtë çështje. Unë e kam ekzaminuar zyrtarisht këtë ras, dhe kam denoncuar me dokumente zyrtare se si Parlamenti mashtron për mbështetje të pretenduar në emër të institucioneve të tjera publike dhe OJQ-ve. Këta të fundit jo vetëm që kanë mohuar mbështetjen e këtij ligji, por edhe e kanë kundërshtuar.
Shumica ka spekuluar publikisht se gëzon mbështetjen e plotë të BE-së kur miraton një numër masash legjislative anti-kushtetuese, përfshirë këtu këtë ligj. Unë kam kërkuar një qëndrim zyrtar për këtë çështje, duke pasur parasysh heshtje të përhershme kundër akuzave të tilla. Më lejoni të theksoj gjithashtu, se i vetmi aktor që nuk është përgjigjur, në mënyrë të pashpjegueshme, për një numër kërkesash zyrtare nga Presidenti, është zyra e EURALIUS V, e cila ka për detyrë të ndihmojë të gjitha autoritetet zyrtare në çështjet ligjore që lidhen me reformat e BE-së !!!!!
Ndërsa Komisioni Evropian do të bëjë gjithnjë përpjekjet e tij më të mira për të pasur një bashkëpunim dhe partneritet të ngushtë me çdo qeveri shqiptare, unë besoj se Komisioni Evropian gjithashtu duhet të ketë qëllim të tiji interesat më të mirë të popullit shqiptar në zemër.
Çdo mbështetje për gërryerjen e mëtejshme të demokracisë dhe sundimit të ligjit në vendin tim vetëm do të përshkallëzojë krizën aktuale dhe do të nxiste shpopullimin e Shqipërisë.
Unë do të qëndroj me vendosmëri për të mbrojtur integritetin e plotë të themelimit të Gjykatës Kushtetuese, si e vetmja shpresë për kontrollin dhe balancimin e qeverisë, veçanërisht përballë situatës aktuale politike dramatike në Shqipëri. Duke ju siguruar vlerësimin më të lartë të sinqertë, unë mezi pres të takohem me ju, i dashur Komisioner, në një moment të përshtatshëm, siç ramë dakord gjatë takimit tonë në Tiranë.