• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Mes dhimbjes së paragjykimeve/ Babai: Ju dhashë shkollën me djersë dhe kredi, sot…

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Mes dhimbjes së paragjykimeve/ Babai: Ju dhashë shkollën me djersë dhe kredi, sot…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan u trajtua historia e Enkeledës, e cila  gjatë gjithë jetës së saj për shkak të problemeve me ecjen është përballur me vështirësi dhe paragjykime gjatë gjithë jetës së saj. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, ajo përjetoi depresion dhe nuk dëshironte më të jetonte.

Personi që i ka qëndruar më afër gjatë kësaj periudhe të dhimbshme ka qenë babai i saj, i cili e ka mbështetur dhe i ka dhënë kurajo dhe forcë për të ecur përpara.



Enkeleda e ka thirrur në program sot babain e saj për ta falenderuar, por gjithashtu ka dhe dy kërkesa që babai i saj do dëshironte t’ia plotësonte.

Baftjari: 90 % e dija që kjo do ma bënte surprizën sepse këtë e kam më të ndarë nga të tjerët, për një arsye se e kam me aftësi të kufizuar. Ka bërë dhe shkollën, ka gati 5 vjet që ka mbaruar për infermieri-mami dhe nuk i është dhënë rasti për punë dhe ngaqë më shihte gjithmonë kështu të mërzitur, babi thotë mos u mërzit, por prindi sa herë për fëmijët. Ju dhashë shkollën me djersë dhe me kredi, ngaqë mësonin s’mund t’i lija dot pa shkollë. Edhe sot jam me kredi, vetëm për t’i dhënë shkollën. Deri tani është pa punë, të shohim pse më ka thirrur, ta dëgjojmë.

Enkeleda: Babi e bëra gjithë këtë, se ju keni qenë prezentë gjatë kohës që kam qenë me depresion edhe keni qenë forca që unë kam ecur përpara, vetëm për ju. Unë dua të them që mos më pengoni të vazhdoj ëndrrën që unë kam për muzikën. Ti ke kënduar vetë dikur dhe e di çfarë është dashuria për muzikën. Unë nuk dua të më pengoni dhe këtë dua të ma pranoni publikisht sepse në shtëpi nuk ju bind dot që unë të vazhdoj, ju thoni gjithmonë jo, jo, por mos më pengoni më që të vazhdoj muzikën. Dhe e dyta është që të ndalosh, qetësohu dhe mos kërko më punë për mua, i jemi lutur shumë personave, shumë dyer institucionesh janë mbyllur ku kemi trokitur. Tani dua të luftoj e vetme për t’ia dal mbanë, nëse jo në atë profesion diku tjetër, unë do ta gjej një vend pune. Mos kërko më punë për mua, mos ju lut më askujt.

Baftjar: Babi sa për punën, këtë mos ma kërko që mos fillosh punë sepse kemi 20 vjet me shkollën ta dhashë dhe nuk jam me atë që mos fillosh punë në zanatin që ke, me aftësitë e tua, megjithatë, për sa i përket muzikës ne kemi qenë shtëpi folklori, si vëllezër dhe motra. Atë e kam vetë pasion.

Enkeleda: Jam shumë krenare dhe mirënjohëse, për gjithë sakrificat që ke bërë, jo vetëm për mua, por edhe për motrat sepse je nga ata burrat e rrallë. Edhe pse 8 persona në familje ke bërë të pamundurën për të gjithë, s’ke ndarë asnjë nga fëmijët, ke luftuar kaq shumë, sa më shumë se çdokush e meriton që unë të bëja një mesazh. Nuk thonë kot, që nëse unë do gjej princin tim, ti babi do mbetesh gjithmonë mbreti im dhe kjo është shumë e vërtetë.

Baftjar: Dhe ju jeni yjet e mi./TvKlan

Pas

“Amnistia do të bëhet menjëherë”/ Rama tregon afatet kur ligji do të depozitohet në Kuvend

Para

Njoftim i bujshëm/ Meta do të denoncojë para të gjithë popullit shqiptar një krim të tmerrshëm kushtetues

Para
Njoftim i bujshëm/ Meta do të denoncojë para të gjithë popullit shqiptar një krim të tmerrshëm kushtetues

Njoftim i bujshëm/ Meta do të denoncojë para të gjithë popullit shqiptar një krim të tmerrshëm kushtetues

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar