• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
6 years më parë

Këshilltari i Olta Xhaçkës, skemë ndërkombëtare mashtrimi me Call Center, nuk paguan punonjësit

ngaFast News
në Aktualitet
0
Këshilltari i Olta Xhaçkës, skemë ndërkombëtare mashtrimi me Call Center, nuk paguan punonjësit

Mediat spanjolle kanë publikuar lajmin, se këshilltari i ministres Olta Xhaçka, Amant Josifi është përfshirë në një skemë ndërkombëtare mashtrimi me një Call Center, duke xhiruar 10 milionë euro në javë.

Viktimë e kësaj skeme kanë rënë rreth 200 persona, të cilët mashtroheshin duke u shitur aksione apo ‘Bitcoin’.

Sofiana Gjuzelaj dhe Dojana Kaso, tregojnë se kanë punuar në këtë call center, por sot janë pa punë, pasi janë hedhur në rrugë pa marrë dot as pagat.

Ato kanë punuar në kompaninë e quajtur Euro Servis Grup.

I kanë hedhur në rrugë përmes një e-mail, pa shpjegime e pa u likujduar.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Gjatë periudhës së punës, ato kanë qenë të siguruara vetëm për një shumë të vogël parash, e të tjerat i merrnin në të zezë.

Vajzat thonë se aksioneri shqiptar, Amant Josifi, i ka bllokuar në çdo formë kontakti e po kështu nuk lidhen dot as me italianin Zhan Pol.

Recpesionistja dhe ekonomistja e kompanisë nuk japin asnjë shpjegim, duke ia atribuar përgjigjen aksionerëve.

Denoncuesja takon ekonomisten e

Qytetarja: Si jeni? Ca bëhet? Puna?

Ekonomistja: Mirë!

Qytetarja: Ndonjë të re?

Ekonomistja: Asgjë!

Qytetarja: Për lekët e Prillit?

Ekonomistja: Asnjë lloj gjëje.

Qytetarja: Po për lekët, që nuk i kam marrë?

Ekonomistja: Te administratori i kompanisë.

Qytetarja: Kush është administratori tani?

Ekonomistja: Zhan Poli.

Qytetarja:  Eee Amanti?

Ekonomistja: Amanti nuk është më administrator.

Qytetarja: Po përgjegjësinë ai e ka pas?

Ekonomistja: Ç’ka pas, ka pas, por kush e ka, e kush vazhdon.

Qytetarja: Me kë mund të flas, tjetër përveç teje?

Ekonomistja: Zhan Polin!

Qytetarja: Ku mund ta gjej?

Ekonomistja: Nuk e di unë ku është. Unë vazhdoj të përsëris, që herën e fundit, që ke qenë dhe ti gjithashtu, që ka qenë dhe Klevi, e kam sqaruar, që unë nuk kam më punë.

Qytetarja: Unë lekët ku t’i gjej? Janë gati tre milionë lekë, nuk janë pak.

Ekonomistja: Unë nuk të jap dot drejtim.

Qytetarja: S’jepni drejtim? Ku ta gjej drejtimin?

Ekonomistja: Tek unë jo!

Qytetarja: Zhan Poli është i pari.

Ekonomistja: Përgjegjësi ligjor.

Qytetarja: Këtu vjen?

Ekonomistja: Unë s’e kam parë.

Gazetarja kontakton me recepsionisten

Recepsionistja: Për momentin, ato vijnë më vonë. Zakonisht puna fillon në 10. Po nuk kanë ardhur akoma.

Pas disa minutash

Recepsionistja: Më thanë, se administratori është Zhan Pol Mak Makoni, i cili këtu nuk ka zyrë.

Gazetarja: Ok! Shumë bukur! Më ço tek ekonomistja.

Recepsionistja: Nuk ka fare.

Gazetarja: Si s’ka fare?

Recepsionistja: Asnjë përfaqësues legal të atij këtu.

Gazetarja: Si nuk ka asnjë përfaqësues legal?

Recepsionistja: Mua kështu më kanë thënë.

Gazetarja: Me kë u lidhe ti në telefon?

Recepsionistja: Me administratorin kërkoja të lidhesha, është e pa mundur.

Gazetarja: Me italianin?

Recepsionistja: Po!

Gazetarja: Një përfaqësues ligjor shqiptar, nuk ka asnjë?

Recepsionistja: Jo! Ato punojnë vetë.

Gazetarja: Besoj, se do ketë një person tek burimet njerëzore, një ekonomiste?

Recepsionistja: Ke shumë të drejtë! Unë kaq di, kaq di të të them. Këtu përfaqësues legal të kompanisë, për të cilën ju keni ardhur, nuk ka. Është vetëm ai administratori, i cili nuk ka zyrë që të rrijë këtu.

Gazetarja: E si funksionon puna këtu, nëse nuk ka asnjë përfaqësues ligjor?

Recepsionistja: Unë nuk di, të të përgjigjem për këtë. Kaq di! /tvklan.al

Pas

Fëmijët e padukshëm/ Varfëria, emigrimi, martesa e vajzave në moshë të vogël, mijëra nxënës braktisin shkollën çdo vit

Para

Probleme me frymëmarrjen, ndërron jetë në spitalin e Korçës 50-vjeçarja, dyshohet me koronavirus

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

nga Fast News
15:30 | 28/12/2025
0

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

nga Fast News
15:00 | 28/12/2025
0

Banka Botërore: Si ta bëjmë më të lehtë kthimin dhe qëndrimin

Banka Botërore: Si ta bëjmë më të lehtë kthimin dhe qëndrimin

nga Fast News
14:38 | 28/12/2025
0

Kosova voton! Mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Kosova voton! Mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

nga Fast News
13:42 | 28/12/2025
0

Para
Soros kërcënon me largimin e Zuckerberg nga Facebook

Probleme me frymëmarrjen, ndërron jetë në spitalin e Korçës 50-vjeçarja, dyshohet me koronavirus

Recent News

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

15:30 | 28/12/2025
Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

15:00 | 28/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar