• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“E ndieja në qënien time” Rudina Hajdari kthehet pas në kohë, tregon dhunën në fëmijëri: Nuk kisha mbështetje

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“E ndieja në qënien time” Rudina Hajdari kthehet pas në kohë, tregon dhunën në fëmijëri: Nuk kisha mbështetje
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në fjalimin e mbajtur në Kuvend, ditën e hënë gjatë seancës parlamentare, deputetja Rudina Hajdari deklaroi se edhe ajo vetë kishte qenë viktimë e dhunës.

Ajo ndër të tjera bëri një thirrje të fortë, që vëmendja ndaj grave të dhunuara të shpallej emergjencë kombëtare, dhe këto fjalë padyshim befasuan të gjithë publikun, sidomos kur ajo i dha ngjyrim personal fjalimit të saj.





Së fundmi, Hajdari ka qenë e ftuar në programin “Ilva Now” të Euronews Albania, ku zbuloi se kishte përjetuar personalisht një situatë të vështirë, pasi babai i saj ish-deputeti Azem Hajdari ndërroi jetë kur ajo ishte vetëm 11 vjeç.

Është një fakt që s’e fsheh dot, kam kaluar një jetë shumë të vështirë, pak njerëz e njohin jetën time personale. Humba babanë në një moshë shumë delikate, dhe kjo të bën të ekspozohesh ndaj gjërave që të rrisin para kohe. Ka qenë viti ’98, një vit shumë i vështirë për Shqipërinë, po ashtu ne kemi pasur kërcënime të ndryshme nga njerëz të ndryshëm.

Patjetër, ka qenë një dhunë nga të gjitha anët. Unë isha fëmijë dhe nuk kisha mbështetje për atë traumë që po përjetoja në ato momente. Dhe nuk kisha mbështetje, sepse kisha një nënë e cila ishte shtatzënë dhe vazhdonte jetën e saj dhe po mundohej të mbahej fort për fëmijët e saj. Kisha një vëlla, i cili ishte më i madh se unë edhe ai po ashtu dhe ai po përjetonte një dramë. Dhe absolutisht asnjë njëri nuk ishte në gjendje të na mbështeste në këtë traumë.

Dhe kjo është një dhunë që patjetër fëmija ndjen. Unë isha 11-vjeçare, isha tepër e re dhe shumë shpejt m’u desh të largohesha nga Shqipëria”, – rrëfeu deputetja Hajdari.

E pyetur nga gazetarja Ilva Tare nëse dhuna për të cilën ajo foli ishte fizike, znj. Hajdari tha se dhunën, femrat shqiptare ndonjëherë e përjetojnë që në djep, kur lindin dhe janë të padëshiruara vetëm se janë femra, ndërsa shtoi se rasti i saj është ai me të cilin mund të identifikohen shumë vajza të reja.

“Kjo është një histori personale dhe shpesh herë dua të identifikohem me shumë vajza dhe gra. Sot vajzat e reja mund ta përjetojnë dhunën që në djep, kur lind dhe nuk është e padëshiruar dhe varfëria, po nuk është vetëm ajo, është kultura shqiptare që  e dhunon femrën që në momentin që ajo lind.

Unë kam jetuar në këtë realitet. Kam qenë në një familje që po përjetonte një gjë shumë të madhe dhe dhuna është ndjerë në qenien time si një fëmijë që nuk kisha mbështetje.

Dhe unë e di se shumë vajza mund të identifikohen me mua, se familjet shqiptare kanë aq shumë probleme dhe halle në jetën e përditshme sa e kanë të pamundur të merrem me një fëmijë”, – tha ajo.

 

Pas

E rëndë/ Helmohen për herë të dytë gjimnazistët në Fier, 30 dërgohen në spital, 6 ambulanca në oborr

Para

Kaosi në spitalin e Fierit, zbardhet shkaku i helmimit të 30 gjimnazistëve

Para
Kaosi në spitalin e Fierit, zbardhet shkaku i helmimit të 30 gjimnazistëve

Kaosi në spitalin e Fierit, zbardhet shkaku i helmimit të 30 gjimnazistëve

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

nga Fast News
14:56 | 09/09/2025
0

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

nga Fast News
14:49 | 09/09/2025
0

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

nga Fast News
10:34 | 09/09/2025
0

Recent News

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

14:58 | 09/09/2025
Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

14:56 | 09/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar