• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Amnistia do të bëhet menjëherë”/ Rama tregon afatet kur ligji do të depozitohet në Kuvend

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
“Amnistia do të bëhet menjëherë”/ Rama tregon afatet kur ligji do të depozitohet në Kuvend

Kryeministri Edi Rama

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Për herë të parë Shqipëria pritet të miratojë një nisëm e cila synon të realizojë një nga debatet më të vjetra në Shqipëri, amnistinë e kapitalit.

Kryeministri Edi Rama në Kongresin e Socialistë tha se ligji që shumë shpejt do të depozitohet në Kuvend, do të amnistojë të gjitha pasuritë e shqiptarëve këtu dhe jashtë Shqipërisë, si dhe pronat e tyre duke i falur përgjegjësinë penale të mosdeklarimit të tyre.

Amnistia fiskale dhe penale që kryeministri lajmëroi një ditë më parë do të nisë të funksionojë brenda verës së këtij viti. Në një intervistë Edi Rama sqaron të gjitha detajet e nismës që synon formalizimin e të gjitha parave të shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.

“Amnistia do të bëhet menjëherë. Ne kemi punuar prej disa muajsh për këtë. Ka qenë një nga masat që ne e kemi konceptuar edhe në funksion të nevojës për të mbledhur kontribute për rindërtimin. Amnistia ka një kohë, ku i jep mundësinë të gjithëve të formalizohen, duke i garantuar njëherë e përgjithmonë se askush nuk do të kthejë kokën mbrapa për të kërkuar llogari për sa kohë ata do të formalizojnë brenda këtij afati. Pas kalimit të këtij afati, edhe këto para edhe këto asete do të trajtohen njësoj siç trajtohen sot paratë dhe asetet e krimit”, u shpreh Rama.

Ai shprehet se është konsultuar dhe me ekspertë ndërkombëtarë dhe shton që me apo pa mbështetjen e institucioneve të huaja, kjo nismë do të zbatohet patjetër.



“Besoj që ne do ta bëjmë këtë gjë jo vetëm si shprehje e vullnetit tonë në funksion të njerëzve, por edhe si një masë që nuk do të pengohet brutalisht nga partnerët tanë”, tha ai.

Kryeministri flet më tej dhe për arsyet përse kur ishte në opozitë nuk e mbështeti një nisme të tillë të iniciuar nga qeveria Berisha duke thënë se në atë kohë amnistia ishte e cunguar.

“Së pari amnistia në atë kohë ka qenë e cunguar, nuk ka qenë e plotë dhe ne i jemi kundërvënë kësaj amnistie sepse në atë kohë nuk ishte asnjë vullnet real për të luftuar krimin me të vërtetë dhe asnjë vijë të kuqe mes të ardhurave nga krimi dhe të ardhurave nga puna”, theksoi Rama./TvKlan

Pas

Përzierja perfekte për imunitetin, mos e ndani këtë tonik natyral me limon dhe xhinxher

Para

Mes dhimbjes së paragjykimeve/ Babai: Ju dhashë shkollën me djersë dhe kredi, sot…

Para
Mes dhimbjes së paragjykimeve/ Babai: Ju dhashë shkollën me djersë dhe kredi, sot…

Mes dhimbjes së paragjykimeve/ Babai: Ju dhashë shkollën me djersë dhe kredi, sot…

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rritet pesha e punonjësve me pagë minimale/ Tremujori i tretë sjell surpriza në tregun e punës

Rritet pesha e punonjësve me pagë minimale/ Tremujori i tretë sjell surpriza në tregun e punës

nga Fast News
12:16 | 14/12/2025
0

Tri gabimet e përditshme që po ju plakin para kohe

Tri gabimet e përditshme që po ju plakin para kohe

nga Fast News
12:10 | 14/12/2025
0

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Recent News

Rritet pesha e punonjësve me pagë minimale/ Tremujori i tretë sjell surpriza në tregun e punës

Rritet pesha e punonjësve me pagë minimale/ Tremujori i tretë sjell surpriza në tregun e punës

12:16 | 14/12/2025
Tri gabimet e përditshme që po ju plakin para kohe

Tri gabimet e përditshme që po ju plakin para kohe

12:10 | 14/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar