• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Aksion në Tiranë/ Arrestohen 5 persona, mes tyre zyrtari i tatimeve, si i shkaktuan 200 mln lekë dëm shtetit (EMRAT)

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Aksion në Tiranë/ Arrestohen 5 persona, mes tyre zyrtari i tatimeve, si i shkaktuan 200 mln lekë dëm shtetit (EMRAT)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në kuadër të operacionit të koduar “Ndërmjetësi”, Policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 persona dhe 2 janë shpallur në kërkim, pasi i kanë shkaktuar dëm financiar shtetit prej 200 milionë lekëve të vjetra, duke krijuar një skemë fiktive shitjesh gjatë viteve 2018-2019.

Mësohet se të arrestuarit janë Shpat Agolli, administrator i një shoqërie, Samuel Hajdini, punonjës  në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Elison Allushi, administrator i zyrës së kontabilitetit në një firme private, Leonard Runa, ekonomist dhe  Adrian Keke. Ndërsa në kërkim janë I. D. dhe D. S..

Mbi ta rëndojnë akuzat: Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe ” Shpërdorim detyre”.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Finalizohet operacioni policor i koduar “NDËRMJETËSI“. Operacioni, në kuadër të luftës kundër informalitetit dhe përfitimit nëpërmjet skemave të mashtrimit.

Vihen në pranga 5 persona dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër informalitetit, Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune njëmujore, me metoda speciale të hetimit, finalizoi me sukses Operacionin Policor “NDËRMJETËSI“, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

Sh. A., 35 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një shoqërie, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”;

  1. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;
  2. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i zyrës së kontabilitetit në një firme private, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;
  3. R., 33 vjeç, banues në Tiranë, ekonomist tek zyra e kontabilitetit në një firme private, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, .
  4. K., 51 vjeç, banues në Tiranë, i përfshirë në skemën e mashtrimit, pasi ka bërë deklarimet e subjekteve fiktive, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”;

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit me iniciale I. D. dhe D. S., për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.

Për të gjithë këta shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg“.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë regjistruar 4 subjekte fiktive dhe gjatë viteve 2018-2019 kanë bërë ndërmjet tyre shitje fiktive në vlera të konsiderueshme monetare që arrijnë vlerën 130.052.820 lekë, duke i shkaktuar shtetit, nëpërmjet tatimit mbi vlerën e shtuar, një dëm financiar në vlerën 20.568.304 lekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

 

Pas

Vettingu nuk e fal/ Shkarkohet gjyqtari i Apelit Tiranë, ja problemi që i doli (EMRI)

Para

“Ka ardhur koha” Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: SPAK ka prova, madje me emra

Para
“Ka ardhur koha” Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: SPAK ka prova, madje me emra

“Ka ardhur koha” Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: SPAK ka prova, madje me emra

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Siguria me pronat dhe Kadastra Digjitale – Këshilli i Investimeve zbulon pengesën që po largon investitorët

Siguria me pronat dhe Kadastra Digjitale – Këshilli i Investimeve zbulon pengesën që po largon investitorët

nga Fast News
12:00 | 24/11/2025
0

Forcohet lufta kundër piraterisë online, edhe për krijuesit e përmbajtjes në rrjetet sociale

Forcohet lufta kundër piraterisë online, edhe për krijuesit e përmbajtjes në rrjetet sociale

nga Fast News
11:30 | 24/11/2025
0

Ku po shkon ekonomia shqiptare?

Ku po shkon ekonomia shqiptare?

nga Fast News
10:56 | 24/11/2025
0

Kur është koha e duhur për të ngrënë mëngjes

Kur është koha e duhur për të ngrënë mëngjes

nga Fast News
10:50 | 24/11/2025
0

Recent News

Siguria me pronat dhe Kadastra Digjitale – Këshilli i Investimeve zbulon pengesën që po largon investitorët

Siguria me pronat dhe Kadastra Digjitale – Këshilli i Investimeve zbulon pengesën që po largon investitorët

12:00 | 24/11/2025
Forcohet lufta kundër piraterisë online, edhe për krijuesit e përmbajtjes në rrjetet sociale

Forcohet lufta kundër piraterisë online, edhe për krijuesit e përmbajtjes në rrjetet sociale

11:30 | 24/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar