Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

A duhen bërë publikë emrat e të prekurve nga koronavirusi?

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
A duhen bërë publikë emrat e të prekurve nga koronavirusi?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mali i Zi vendosi që t’i publikojë të dhënat e plota të pacientëve me koronavirus në faqet e saj zyrtare dhe po përditëson vazhdimisht në mënyrë publike të dhënat e atyre personave që duhet të jenë të izoluar.

Po si është situata në Shqipëri?

E vetmja që bëri përjashtim pak ditë më parë ishte Bashkia Fier, e cila tregoi emrin e një të infektuari, në mënyrë që ata që e kishin kontaktuar të izoloheshin.

Ministria e Shëndetësisë nuk publikon asnjë të dhënë përveç moshës së viktimave. Të njëjtin qëndrim mbajti për edhe Komisioneri për të Dhënat Personale, i cili na orientoi tek ky udhëzim.

“Situata e krijuar nga përhapja e virusit COVID-19 nuk përbën shkak të ligjshëm për mosrespektimin e të drejtës së çdo qytetari për mbrojtjen e të dhënave të tij personale dhe, rrjedhimisht, për mosrespektimin e jetës së tij private, të cilat, së bashku, përbëjnë një kategori të drejtash vetjake të mbrojtura nga Kushtetuta.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Veçanërisht i rëndësishëm, në këtë kontekst, është përpunimi i të dhënave që lidhen me shëndetin e qytetarëve, sidomos të dhënat lidhur me infektimin nga COVID-19, si dhe sëmundjet e tjera të cilat, në kombinim me COVID-19, mund të kanosin seriozisht shëndetin dhe/ose jetën e qytetarëve. Këto informacione përbëjnë të dhëna sensitive”, u shpreh ai.

Juristi, Jordan Daci thotë se privatësia e një pacienti nuk është me e fortë se shëndeti i shumë të tjerëve.

“Është e qartë që interesi publik për mbrojtjen e shoqërisë nga përhapja e virusit dhe jetës së individëve, që mund ti rrezikohet jeta si pasojë e infektimit, është shumë herë më i rëndësishëm sesa jeta private e këtyre individëve. Gjykoj, që në kushtet që jemi kemi marrë vendime të cilat kufizojnë të drejta po kaq të rëndësishme”, u shpreh ai.

Nuk mendon kështu avokati Ledio Braho që e konsideron kartelën shëndetësore të secilit një të dhënë që duhet të mbahet sekrete.

“Të dhënat sensitive sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, të dhëna që kanë të bëjnë me shëndetin. Momentin që jep pëlqimin, çdo gjë është në rregull, në konform me ligjin. Gjurmimi i kontakteve nuk është i nevojshëm të bëhet nëpërmjet medias apo konferencës për shtyp. Momentin që të dhëna të tilla publikohen, jemi në kushtet e cënimit të një parimi Kushtetues. Edhe për personelin mjekësor është detyrim mbrojtja e të dhënave”, tha Braho.

Deri më tani, ministri e shëndetësisë publikon vetëm moshën e viktimave, qytetin ku banonin si dhe sëmundje të tjera shoqëruese të tyre. Media po ashtu në përgjithësi nuk i ka publikuar emrat e të infektuarve, edhe kur i ka ditur ato. Përjashtim është bërë për persona me profil të lartë publik./abcnews.al

 

Pas

Dalja nga shtëpia me leje/ Rama prezanton aplikacionin: Përgjigjen e merrni për 24 orë

Para

“Kam miqësi me Alimadhin, testi më rezultoi pozitiv”/ A është Kujtim Gjuzi me koronavirus? Ja çfarë thotë deputeti

Para
“Kam miqësi me Alimadhin, testi më rezultoi pozitiv”/ A është Kujtim Gjuzi me koronavirus? Ja çfarë thotë deputeti

“Kam miqësi me Alimadhin, testi më rezultoi pozitiv”/ A është Kujtim Gjuzi me koronavirus? Ja çfarë thotë deputeti

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

5 shenja që tregojnë nëse dikush ju ka pëlqyer pas një bisede të parë

5 shenja që tregojnë nëse dikush ju ka pëlqyer pas një bisede të parë

nga Fast News
11:44 | 18/07/2026
0

Raporti i KE, Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

Raporti i KE, Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

nga Fast News
11:35 | 18/07/2026
0

Prezantohet Programi Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, 250 mln euro kredi për bizneset me kushte lehtësuese

Prezantohet Programi Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, 250 mln euro kredi për bizneset me kushte lehtësuese

nga Fast News
16:05 | 17/07/2026
0

Shqipëria nuk ka çfarë të shesë, sepse nën drejtimin e tij nuk prodhon më asgjë!

Shqipëria nuk ka çfarë të shesë, sepse nën drejtimin e tij nuk prodhon më asgjë!

nga Fast News
12:57 | 17/07/2026
0

Recent News

5 shenja që tregojnë nëse dikush ju ka pëlqyer pas një bisede të parë

5 shenja që tregojnë nëse dikush ju ka pëlqyer pas një bisede të parë

11:44 | 18/07/2026
Raporti i KE, Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

Raporti i KE, Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

11:35 | 18/07/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora