• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Vrasja e të riut shqiptar në burgun e Francës/ Ambasadori: Kanë nisur hetimet, s’kemi kompetencë për të sjellë trupin në atdhe

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Vrasja e të riut shqiptar në burgun e Francës/ Ambasadori: Kanë nisur hetimet, s’kemi kompetencë për të sjellë trupin në atdhe
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori Shqiptar në Francë, Dritan Tola ka deklaruar se është vënë në dije nga familjarët që Mentor Rexha ka ndërruar jetë në burgun në Francës. Tola shprehet se ka informuar të afërmit të marrin një avokat, e ndërsa sa u përket pretendimeve të familjarëve se ambasada u ka thënë se “nuk kanë fonde për të sjellë trupin e të riut”, Tola shprehet se kjo nuk është kompetencë e tyre. Ai ka sqaruar se familjarët duhet të kontaktojnë me shërbimin social në Shqipëri lidhur me transportimin e trupit në atdhe.  Sa i përket dyshimeve të familjarëve, siç edhe motra Suela tha më herët se është vrarë, Tola shprehet se po mban kontakte me autoritete franceze, duke bërë të ditur se ka nisur një hetim për këtë.

“Për ngjarjen e trishtueshme të shtetasit Mentor Rexha, Ambasada është njoftuar nga të afërmit e të ndjerit të dielën e shkuar dhe që atë dite e deri me sot, shërbimi konsullor i Ambasadës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm e të përditshëm me të afërmit (motrën, vëllain dhe kushërirat) për të ndihmuar në vendosjen e kontaktit me qëndrën penitenciare të Lorient (qytet mbi 500 km nga Parisi), si edhe për lehtësuar udhëtimin e së motrës nëpërmjet Italisë në Francë e më pas deri në qytetin Lorient.





Shërbimi konsullor ka qenë gjithashtu në kontakt me autoritetet policore dhe ato të burgut, përfshirë me drejtoreshën e burgut dhe kjo e fundit pas kësaj e ka pritur vetë të motrën e të ndjerit, pardje të premten, kur ajo mundi të mbërrinte në Lorient.

Dje (të shtunën) bashkë me të vëllain tjetër ardhur nga Gjermania, ata mundën të vizitojnë trupin e të ndjerit dhe dje pasdite gjatë kontaktit me Ambasadën ata u shprehen se kanë dyshime lidhur me vetëvrasjen e  vëllait te tyre. Ambasada iu përgjigj, siç parashikohet në këto raste, se nëse kane dyshime Ambasada do të kërkonte informacion suplementar mbi ngjarjen dhe sugjeroi ndërkohë që paralelisht familja e të ndjerit të kontaktonte edhe ajo një avokat për ta ndjekur çështjen nga ana ligjore.

Gjithashtu, i vëllai nga Gjermania i të ndjerit pyeti lidhur me shpenzimet e kthimit në atdhe të trupit të të ndjerit dhe Ambasada e sqaroi se kjo nuk është në kompetencën direkte të saj, por familja mund t’u bëjë kërkesë autoriteteve kompetente të shërbimeve të ndihmës sociale në Shqipëri.

Për më shumë, ne presim informacion më të detajuar dhe zyrtar që u kemi kërkuar autoriteteve policore dhe gjyqësore franceze lidhur me pretendimet dhe dyshimet e ngritura dje nga të afërmit.

Për çdo informacion tjetër, Ambasada mbetet në dispozicion të plotë”/Shqiptarja.com

Pas

Foto/ Vrau 29 persona, ekzekutohet ushtari i “çmendur”

Para

“Nesër publikoj intervistën me bosin në burgun e Ekuadorit”, Artan Hoxha-Ramës: Çfarë do thuash?

Para
“Nesër publikoj intervistën me bosin në burgun e Ekuadorit”, Artan Hoxha-Ramës: Çfarë do thuash?

“Nesër publikoj intervistën me bosin në burgun e Ekuadorit”, Artan Hoxha-Ramës: Çfarë do thuash?

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar