• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Vajzat e pësojnë nga telefonata e rreme në polici, ia bëjnë “dhuratë” shoqes së mërzitur

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
Vajzat e pësojnë nga telefonata e rreme në polici, ia bëjnë “dhuratë” shoqes së mërzitur
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Barsoletat me policë të bëjnë ndonjëherë aq për të qeshur, sa disa adoleshente në Tiranë kanë menduar se edhe policët e vërtetë mund të ta kthejnë buzëqeshjen, apo se duke i vënë në lojë kjo do ishte një dhuratë e veçantë për ditëlindje. Por barsoletat janë barsoleta dhe policia… bëni kujdes! Vajzat, siç thuhet në procesverbalin që Gazeta “Si” disponon, kanë marrë në telefon Sallën e Komandimit në numrin 112 dhe nga numri 0xxxx60805 kanë denoncuar me zë “të shqetësuar” për një ngjarje kriminale. Por kur policia ka mbërritur brenda fare pak minutash dhe ka zbuluar se ishte një njoftim i rremë, nga shaka gjithçka është kthyer në serioze. Aq serioze sa emrat e Anjës, Gradiolës, Anduelës dhe Anisës, që të katërta soqe të ngushta pritet të referohen për hetime të mëtejshme në prokurori për veprën “njoftim i rremë në organet e rendit publik”.

Ngjarja



Siç thotë një burim zyrtar i Gazetës “Si “pranë policisë qendrore, shoqet e ngushta që sipas ligjit konsiderohen ende të mitura, sapo kanë përfunduar mësimin kanë shkuar për të pirë kafe te “De Lux”, pasi njëra prej tyre Anisa, kishte ditëlindjen. Por siç shpjeguan më vonë pasi u morën në pyetje, shoqja e ditëlindjes ishte e mërzitur se kishte marrë një notë jo të mirë. Pasi kanë vrarë mendjen, atyre u ka shkrepur një ide se si mund të qeshte shoqja e tyre. Anja ka ofruar telefonin, Gradiola ka formuar numrin 112 dhe ka folur e shqetësuar “hajdeni se ka ndodhur një plagosje me thikë” dhe më pas e kanë mbyllur telefonin menjëherë. Pasi policia ka rimarrë për të saktësuar adresën, shoqja e tretë Anduela është përgjigjur “ishte thjesht një shaka”. Por policia ka këmbëngulur duke kërkuar adresën e tyre dhe kur ka mbërritur dhe ka konstatuar se fatmirësisht nuk kishte ndodhur asnjë ngjarje, ka marrë minorenet, duke i çuar në polici. Fillimisht, raporti i shërbimit të policisë tregon se patrulla ka njoftuar psikologët dhe prindërit e adoleshenteve për adresën e fëmijëve dhe për marrjen në pyetje të secilës. Policia thotë se “pasi janë pyetur ato janë dorëzuar te prindërit”.

Vajzat në polici 

Anja është vajza që ofroi telefonin për shakanë. Ajo pohon se “kur u ulëm pamë shoqen të mërzitur, ndonëse kishte ditëlindjen, kishte marrë notë të ulët. Menduam të bëjmë shaka me të duke telefonuar policinë”. Vajza tregon se nuk e dinte që “humori” ishte veprim i   kundërligjshëm. “Deklaroj se nuk kam për ta përsëritur më diçka të tillë”, premton minorenia dhe kërkoj ndjesë që u shkaktuam shqetësim punonjësve të policisë, por edhe familjarëve tanë.

Edhe Gradiola shfaqet e penduar në deklaratën që oficerët e policisë i morën më pas. Madje, ajo tregon se nuk e kishte menduar ndonjëherë që një telefonatë e tillë mund të ishte jo vetëm krim, por edhe gabim. Vajza e ditëlindjes Anisa jo vetëm që ka mbrojtur shoqet që tentuan ta bënin për të qeshur, por i kujton policisë se “shoqet e mia kërkuan falje, janë të penduara dhe treguan të vërtetën pa mbërritur në komisariat”. Për shkak se vajzat janë nën moshë, pritet që prokuroria të deklarojë pushimin e hetimeve./Gazeta SI/

Pas

Kush e priti Nexhmije Hoxhën kur doli nga burgu (Video)

Para

Shënohet rasti i parë i prekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Para
Shënohet rasti i parë i prekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Shënohet rasti i parë i prekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Të Gjitha

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

nga Fast News
17:00 | 16/05/2025
0

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

nga Fast News
16:45 | 16/05/2025
0

Kush janë 10 sportistët më të paguar në botë në 2025? Cili kryeson?

Kush janë 10 sportistët më të paguar në botë në 2025? Cili kryeson?

nga Fast News
16:30 | 16/05/2025
0

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

nga Fast News
16:15 | 16/05/2025
0

Recent News

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

17:00 | 16/05/2025
Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

16:45 | 16/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar